Iniesta, goli i vitit në Champions

Goli i shënuar nga mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Vitoria Plzenit, është zgjedhur nga magazina e UEFA-së si më i bukuri i edicionit të sivjetmë të garës.
Iniesta realizoi pas kombinimit me Lionel Messin dhe driblingut me të cilin mashtroi mbrojtësin kundërshtar.
Shënimi nga mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng në ndeshjen kundër Barcelonës u rendit i dyti para golit të Mathieu Valbuenas nga Olympique Marseille në duelin me Borussia Dortmundin.