E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozi i Cityt arrestohet pasi vodhi topin

Një tifoz i Manchester Cityt është arrestuar dhe prangosur pasi vodhi topin me të cilin skuadra shënoi golin e triumfit në Premierligë.

Klubi kontakti me policinë dhe ngriti akuza pasi mësoi se një tifoz kishte marrë topin pas festës në përfundim të takimit kundër QPR-së të fituar me rezultat 3-2.

Joe Boadbent, 17 vjeç, është arrestuar nga policia nën dyshim për vjedhjen e topit. Por, nuk shkoi gjatë dhe City e hodhi poshtë akuzat, veprim i cili mund të arsyetohet nga fryma e mirë që mbretëron në Itihad Stadium pas triumfit në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›