Gruevski, sot shpall koalicionin qeverisës
Autori i Lajmit: red.
Për BDI mund të jepen katër ministri dhe posti i Zv/Kryeministrit
Bisedimet e mandatarit me partitë shqiptare vazhdojnë larg syve të opinionit dhe mediave. Por mediat maqedonase thonë se pikërisht sot, pritet konkretizimi i bisedimeve dhe ndoshta publikimi i koalicionit të ri qeverisës.
Bisedimet e mandatarit me partitë shqiptare vazhdojnë larg syve të opinionit dhe mediave, ndërsa burime partiake bëjnë të ditur se edhe krahas insistimeve të shumta që dy partitë shqiptare të jenë në ekzekutiv, në qeverinë e ardhshme të Gruevskit do të ketë vend vetëm për një parti shqiptare. Pas rivotimit është i qartë edhe fituesi në bllokun shqiptar, BDI ka 18, ndërsa PDSH 11 deputetë. Edhe pse ky rezultatin që arriti në zgjedhje nuk e obligon mandatarin të marrë në qeveri fituesin në bllokun shqiptar, nga BDI-ja thonë se bisedimet për qeverinë e re janë duke u zhvilluar midis fituesve të këtyre zgjedhjeve dhe se një koalicion i tillë do të garantonte stabilitet politik.
"Është e njohur botërisht se bisedohet mes fituesve dhe, besojmë se është interes i qytetarëve dhe i Republikës së Maqedonisë që të kemi një qeverisje stabil. BDI me 18 vende deputetësh garanton një qeverisje të atillë dhe shpresojmë se qeveria e ardhshme do të punojë në interes të qytetarëve dhe të vendit", tha deputeti i BDI-së Rafiz Haliti.
Nga VMRO DPMNE-ja askush zyrtarisht nuk dëshiron të prononcohet rreth rrjedhës së bisedave edhe pse në biseda joformale me gazetarët, përfaqësues të kësaj partie deklaruan se as marrëveshja e majit e as ajo e marsit nuk janë pjesë e bisedimeve “VMRO DPMNE - siç thonë ata - do të përqendrohet në implementimin e programit të saj dhe është e gatshme të plotësojë kërkesat e partive shqiptare që përkojnë me Kushtetutën e vendit dhe Marrëveshjen e Ohrit, asgjë më tepër se kaq”. Po sipas mediave, Gruevski, BDI-së i ka ofruar në qeverinë e re gjithsej 5 poste, katër ministrore dhe një post të zv/ kryeministrit. Për partinë shqiptare në Qeveri janë rezervuar Ministria Mbrojtjes , ajo e Ekonomisë, Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Arsimit ose e Punës dhe Politikës Sociale dhe zv/kryeministri i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008