E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketata kundër breshërit,maqedonasit të pakënaqur

Autori i Lajmit: red.
Raketat kundër breshërit, nuk kanë qenë efikase në mbrojtjen e të mbjellave bujqësore. Sipas drejtorit të Drejtorisë Hidrometeorologjike, Gjorgji Kotev, në botë, madje 31 vende nuk e përdorin më këtë metodë për mbrojtje, kurse vendet që edhe më tej i përdorin i takojnë regjimit postkomunist. Kjo vjen pas rekomandimit të ministrit të Bujqësisë, Aco Spasenoski, para një jave, i cili u bëri thirrje bujqve t i sigurojnë të mbjellat e tyre, sepse gjithkund në botë po braktiset mbrojtja kundër breshërit.
"Nuk arrihet efekt, kjo është përgjigjja, janë përdorur apo jo, breshëri edhe 30 vitet e fundit ka shkaktuar rrënimin dhe nuk është arritur asgjë. Një përqindje e caktuar e dëmit është nga breshëri, ndërsa një pjesë tjetër është nga era, shiu dhe uji përkatësisht nga moti i ligë”, tha Gjorgji Kotev.
Ekzistojnë dy mënyra për mbrojtje nga moti i keq dhe dhe breshëri. E para është sigurimi i të mbjellave bujqësore, kurse tjetra, është vënia e rrjetave, të cilat në Perëndim përdoren tashmë prej një kohe të gjatë dhe janë masë efikase për mbrojtje. Shteti këtë vit për herë të parë aplikoi përkrahjen e sigurimit të sipërfaqeve bujqësore. Mendohet të mbulohen 30 për qind të harxhimeve nga policat e sigurimit. Në Maqedoni raketa kundër breshërit përdoren prej vitit 1974. Shtetet e Bashkimit Evropian i braktisën nga fundi i viteve të 80-ta. Sipas Asociacionit Botëror Meteorologjik, nuk ka asnjë bazë shkencore se raketat kundër breshërit mbrojnë nga breshëri, por përkundrazi, mund të krijojnë efekt të kundërt.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›