Arapi e Shyti, burg përjetë në Shqipëri, aliz politik në Zvicër
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë dhe dënoi dje 10 anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrje për drejtësi”.
Pas rreth 12 vjetësh proces gjyqësor, të akuzuar për krime, që nga vrasja, rrëmbimi, vjedhja, plagosja dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare, ka shpallur fajtorë të dyshuarit. Togat e zeza kanë vendosur dënimin e krerëve kryesorë të organizatës si Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm.
Vendimi
Të dyshuarit për një sërë veprash të rënda, pjesëtarët e organizatës “Hakmarrje për drejtësi”, janë dënuar dje pas një procesi 12-vjeçar gjykimi. Gjykata ka dënuar të dhjetë anëtarët e organizatës kriminale, të cilët akuzohen për 16 vepra të rënda penale, mes të cilave krime të rënda siç është ajo e vrasjes së ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshit, vendosjes së bombës te supermarketi VEFA, pengmarrjen e 10-vjeçarit Nini Nushi, për lirimin e të cilit u kërkua një shumë marramendëse të hollash.
Dënimet
Të cilësuarit si krerët e organizatës, Altin Arapi dhe Orik Shyti, u dënuan nga gjykata me burgim të përjetshëm. Dy të dyshuarit, prej vitesh kanë fituar azilin politik në Zvicër dhe mbrohen nga drejtësia e këtij shteti. Në vendimin e togave të zeza mësohet se Gentian Caka dhe Roland Shyti u dënuan me 15 vjet heqje lirie, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Kreshnik Spahiu u dënuan me 24 vjet burg, Dritan Hate u dënua me 23 vjet burg, Pasho Norvuzaj, 22 vjet burg dhe Gëzim Gjoni u dënua me dhjetë vjet heqje lirie. Vendimet e sotme të Gjykatës së Krimeve për anëtarët kryesorë të bandës si Orik Shyti, Altin Arapi, Kreshink Spahiu etj u dhanë në mungesë, pasi të akuzuarit gjenden në azil politik në Zvicër dhe Holandë. Sipas Prokurorisë, 10 të pandehurit, gjatë periudhës 1992–1996 kanë kryer 8 vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje. Prokurorët Genci Qano dhe Ened Nakuçi thanë se të 10 të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në kuadër të organizatës kriminale të quajtur “Hakmarrja për drejtësi” kanë kryer krime, që nga vrasja, rrëmbimi, vjedhja, plagosja dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare.
Dënimet
Altin Arapi, burg përjetë
Orik Shyti, burg përjetë
Leart Shyti, 24 vjet burg
Nikolin Novruzaj, 24 vjet burg
Kreshnik Spahiu, 24 vjet burg
Dritan Hate, 23 vjet burg
Pasho Norvuzaj, 22 vjet burg
Gëzim Gjoni, 10 vjet burg
Gentian Caka, 15 vjet burg
Roland Shyti, 15 vjet burg
I pandehuri Orik Shyti u akuzua:
për kryerjen e veprave penale të “Akteve terroriste”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me pasojë vdekjen” në dy raste, “Vjedhjes me armë” në tre raste, “Vjedhjes me dhunë”, në pesë raste, “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit” në dy raste, “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale si dhe veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave”, “Falsifikimit të akteve të gjendjes civile”, parashikuar nga nenet 230, 79/c, 76-22, 141, 141, 140, 140, 140, 139, 139, 139, 139, 139, 136/1, 136/1,109/a, 28, 334 dhe 186/1, 189/1 dhe 191/1 të K.Penal;
I pandehuri Altin Arapi, u akuzua:
për kryerjen në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale të veprave penale të “Akteve terroriste”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me pasojë vdekjen” në tre raste, “Vjedhjes me armë” në katër raste, “Vjedhjes me dhunë”, në pesë raste, “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit”, “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”, parashikuar nga nenet 230, 79/c, 76-22, 141, 141, 141, 140, 140, 140, 140, 139, 139, 139, 139, 139, 136/1, 109/a, 28, 334 të K.Penal;
I pandehuri Gentian Caka u akuzua:
për kryerjen e veprave penale të “Akteve terroriste”, “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, “Vjedhjes me armë” në dy raste, “Vjedhjes me dhunë”, “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit”, “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” si dhe veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave”, “Falsifikimit të akteve të gjendjes civile”, parashikuar nga nenet 230, 76-22, 141, 140, 140, 139, 136/1, 109/a, 28, 334 dhe 186/1, 189/1 dhe 191/1 të K.Penal;
I pandehuri Nikolin Novruzaj, u akuzua:
për kryerjen në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, “Vjedhjes me armë” në dy raste, “Vjedhjes me dhunë”, “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit” në dy raste, “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”, parashikuar nga nenet 141, 140, 140, 139, 136/1, 136/1, 109/a, 28, 334 të K.Penal;
I pandehuri Roland Shyti u akuzua:
për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, “Vjedhjes me armë” në tre raste, “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me dhunë”, “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”, parashikuar nga nenet 141, 140, 140, 140, 76-22, 139, 109/a, 28, 334 të K.Penal;
I pandehuri Leart Shyti u akuzua:
për kryerjen në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, “Vjedhjes me armë” në dy raste, “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me dhunë” në dy raste, “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit” në dy raste, “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”, parashikuar nga nenet 141, 140, 140, 76-22, 139, 139, 136/1, 136/1, 109/a, 28, 334 të K.Penal;
I pandehuri Kreshnik Spahiu, u akuzua:
për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë” në dy raste, “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me dhunë”, “Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, si dhe veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave”, “Falsifikimit të akteve të gjendjes civile”, parashikuar nga nenet 140, 140, 76-22, 139, 136/1, 28, 334 dhe 186/1, 189/1 dhe 191/1 të K.Penal;
I pandehuri Pasho Novruzaj u akuzua:
për kryerjen në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “Vjedhjes me armë”, parashikuar nga nenet 141, 140, 28, 334 të K.Penal;
I pandehuri Gëzim Gjoni u akuzua:
për kryerjen në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”, parashikuar nga nenet 141, 109/a, 28, 334 të K.Penal;
I pandehuri Dritan Hate u akuzua:
për kryerjen në bashkëpunim, të veprës penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, parashikuar nga nenet 141 dhe 25 të K.Penal;
Procesi gjyqësor
Të pandehurit e gjykuar në këtë proces, Prokuroria i ka akuzuar për kryerjen e një sërë veprash penale, të ekzekutuara në periudhën kohore nga fillimi i vitit 1993 deri në fundin e verës së vitit 1996, si dhe për disa episode falsifikimesh të dokumenteve të ndryshme, të kryera pas vitit 2002.
Zbulimi i kësaj veprimtarie kriminale ka ndodhur në mënyrë rastësore, gjatë hetimeve të kryera për vjedhjen e “Epitafit të Gllavenicës”, në Muzeun Historik Kombëtar. Marrja në pyetje e disa të dyshuarve, ndër të cilët edhe shtetasi Enkeledi Agaj, hodhi dritë mbi rrethanat e krimeve objekt i këtij gjykimi.
Elementi thelbësor që u hapi rrugën hetimeve dhe që mbështet objektivisht akuzat e shqyrtuara në këtë proces, është pohimi i këtij shtetasi, në atë kohë në cilësinë e të bashkëhetuarit dhe më pas në të bashkëpandehurit, për faktin se grupi kriminal i mirorganizuar ishte i pajisur me një arsenal armësh, të cilat ishin depozituar në një banesë të marrë me qira prej tij.
Veprimet vijuese hetimore u përqëndruan në verifikimin e të dhënave që buronin nga shpjegimet e Enkeledi Agajt, aktualisht i vdekur, i cili nën masa të rrepta sigurie dhe me veshje të kamufluar i orientoi hetuesit duke i shoqëruar në një apartament që ndodhet në rrugën “Luigj Gurakuqi”, pallati 6, shk.1, ap.9, Tiranë. Kontrolli i kryer në këtë apartament, në pronësi të shtetases Zeliha Sina dhe që administrohej nga motra e saj, dëshmitarja Adelina Oshafi, realizoi gjetjen dhe më pas, sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm armësh, municioni, dokumentesh dhe sendesh të tjera me interes për hetimet e filluara. Këto sende kanë vlerë të padyshimtë provuese në këtë proces, ndaj e shohim me vend të theksojmë se, ndër të tjera, gjatë këtij kontrolli u sekuestruan një numër sendesh e dokumentesh – prova materiale, të cilat u bashkuan me fashikullin e gjykimit me urdhër të organit procedues të datës 07.09.2004.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008