E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vizat, proces afatshkurtër”

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, pohoi dje se procesi i liberalizimit të vizave është në rrugë të mbarë. Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm ai pohoi se, nisur nga kriteret e plotësuara nga Shqipëria, procesi i heqjes së vizave me vendet e BE-së do të jetë një proces afatshkurtër. “Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në do të jetë një proces afatshkurtër, duke pasur parasysh fazën ku ndodhemi në plotësimin e kushteve kryesore të numëruara në Udhërrëfyesin e BE-së, që janë reformat, kartat e identitetit, pasaportat biometrike dhe siguria e kufijve”, - u shpreh ministri Basha në përgjigje të interesimit të deputetëve. Duke u mbështetur në vlerësimet publike të përfaqësuesve të vendeve të BE, kreu i diplomacisë shqiptare tha se ne ndajmë plotësisht optimizmin e shprehur nga zyrtarët evropianë se ky do të jetë një proces afatshkurtër, por tërësisht i bazuar në perfomancën e vendit përkatës. Në raportimin e tij ai vlerësoi dhe kontributin e opozitës në procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›