E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Danimarka ishte mision i pamundur”

 

Gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit marsejez, Lorik Cana foli ndër të tjera edhe për kombëtaren shqiptare, pas dy humbjeve të fundit. Mefushori lider i kuqezinjve mungoi në ndeshjen me Danimarkën, për shkak të skualifikimit. Për këtë ai ndjen shumë keqardhje, çka dhe e shpreh në prononcimin e tij.
“Më erdhi shumë keq që nuk munda t’i ndihmoj shokët e mi në Danimarkë,”- theksoi 26-vjeçari. Duke folur më tej për ndeshjen, Cana pohoi se me mungesat që kishte Shqipëria, arritja e një rezultati pozitiv, ishte shumë e vështirë. “Më duhet të pranoj se me mungesat që kishim, ishte thuajse një mision i pamundur të arrinim diçka. Ndjej jashtë mase keqardhje për këtë, e aq më tepër kur e ndoqa ndeshjen nga shtëpia përmes televizorit. Dihej që do të ishte e vështirë, përballë një përfaqësueseje si Danimarka, që përveçse ishte e para e grupit, kishte dhe lojtarë të tillës si Brendtner, Ager apo Pulsen. Duke llogaritur këto problemev ishte jashtëzakonisht e vështirë për ne, edhe pse djemtë bënë më të mirën e mundshme,”- shtoi kapiteni i Marsejës. Duke qenë i pezulluar me kombëtaren, mesfushori kuqezi iu bashkua më shpejt nga çfarë parashikohej Olimpikut të Marsejës, dhe kjo natyrisht që kënaqi stafin teknik. Gjithsesi, Cana do të preferonte që të ishte në Danimarkë me kuqezinjtë, medoemos. “Nëse zgjidhja do të varej nga mua, do të ishte natyrisht e qartë që do të preferoja të shkoja për të ndimuar vendin tim. Megjithatë, mbërritja më shpejt në ekip, pati anët e mira të saj. Ka diçka më shumë se një muaj, që unë jam rikthyer dhe kjo më ka bërë mirë. Kështu, me gjithë trishtimin që nuk munda të shkoja për të ndihmuar bashkëkombësit e mi, unë mund të punoja këtu (në Marsejë). Trajneri ka pasur me shumë lojtarë për të përgatitur ndeshjen e se dielës, e cila do të jetë thelbësore për ne”, - pohoi Loriku, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë në gju.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›