E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka mbështet Shqipërinë në BE



Ministri i jashtëm shqiptar Ilir Meta u takua dje me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Danimarkës, znj. Lene Espersen. Gjatë këtij takimi Meta dhe Espersen biseduan edhe mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, znj. Espersen e uroi z. Meta për Propozimin e Komisionit Evropian lidhur me udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë, duke vlerësuar këtu punën e autoriteteve shqiptare në përmbushjen e kërkesave të Udhërrëfyesit. Gjithashtu, Espersen shprehu mbështetjen e Danimarkës për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së reformave si dhe të përmirësimit të klimës politike në vend, me qëllim afrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›