E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Bregu takon ministrin italian



Ministrja Majlinda Bregu zhvilloi një vizitë në Itali, ku u takua me Ministrin për Politikat Evropiane, Andea Ronchi si dhe zhvilloi, me ftesë të rektoratit të Univestitetit "Sapienza" në Romë, një leksion të hapur me studentët e këtij universiteti. Ministri Ronchi, në përfundim të deklaratës së tij vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare, si rezultat i të cilave Komisioni Evropian përpiloi raportin pozitiv për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave. Ronchi u shpreh entuziast për hartimin e një protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë, ku do të përfshihen fusha konkrete bashkëpunimi që do t'i afrojnë akoma më shumë dy vendet tona. Ministrja Bregu duke vlerësuar këtë marrëdhënie partneriteti mes dy ven-deve, kërkoi asistencën e mëtejshme të qeverisë italianë në fusha si përafrimi i legjislacionit me acquis communitaire dhe trajnime për administratën publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›