E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka ofron 13 bursa studimi “master”

18/02/2009  Aplikimet deri më 1 mars

Studentët shqiptarë mund të aplikojnë për ndjekjen e studimeve “master” pranë shtetit të Danimarkës. Kjo e fundit ka ofruar për studentët e vendeve të huaja 10–12 bursa studimi për nivelin “master” në fusha të ndryshme. Ndërkohë është përcaktuar se afati i fundit për kryerjen e aplikimeve për këto studime, duke dorëzuar dokumentet përkatëse, do të jetë data 1 mars 2009. Pas kësaj date nis selektimi i fituesve. Sektori i marrëdhënieve me jashtë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të programit të bursave për studimin e klimës nga COP 15 (inicialet që përdoren për Konferencën Botërore të OKB-së, që mbahet çdo fundviti në Kopenhagë “Mbi ndryshimin e klimës”), qeveria daneze ofron 10–12 bursa për studime pasuniversitare të nivelit “master” për studentë të huaj në universitetet publike të Danimarkës për vitin akademik 2009–2010. Sipas tyre, kandidatët e interesuar për këtë program, për të pasur një informacion më të hollësishëm lidhur mbi bursat që ofrohen, mënyrës së plotësimit të formularit të aplikimit si dhe të përgatitjes së dokumentacionit, duhet t’i referohen adresës zyrtare të internetit, ku ligjërohet ky lloj aplikimi. Konkretisht, faqja ku duhet plotësuar kërkesa fillestare është https://www.studyindenmark.dk/climate. Pas mbylljes së fazës së parë të aplikimit do të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që në kuadër të këtij projekti do të ndjekin studimet “master”, studime të cilat do të kenë një kohëzgjatje të caktuar sipas fushës së përzgjedhur.

Tezat e provimeve

Sipas ndryshimeve të bëra në rregulloren përkatëse, është vendosur që teza e provimeve për të dyja lëndët, Matematikën dhe Gjuhë-lexim, do të jetë e njëjtë për të gjitha shkollat 9-vjeçare. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësit në rang vendi që përfundojnë klasën e nëntë për herë të parë gjatë këtij viti, do të japin provime të njëjta. Teza e provimit do të ketë në përmbajtje të saj 20 pyetje për secilën lëndë. Ndërkohë është vendosur të këmbehen edhe administratorët që do të merren me mbikëqyrjen e provimeve, të cilët do të këmbehen mes shkollave.

Zhvillimi i testimit

Provimet e lirimit do të zhvillohen gjatë muajit qershor dhe datat do të alternohen me ato të provimeve të maturës. Edhe për këtë cikël arsimor është vendosur që gara e provimeve të jetë e ngjashme me atë që ndiqet për provimet e maturës. Ndryshimi i vetëm është se këta të fundit nuk do të pajisen me barkode, por do të sekretohen, ku në fletën e sekretimit do të vendoset një numër i mbyllur, i cili do të hapet vetëm pas korrigjimit të testit. Tezat e provimeve, ashtu siç veprohet edhe për Maturën Shtetërore, do të korrigjohen nga vlerësues të jashtëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›