Administrata e paaftë të mbledhë taksat
18/02/2009 KLSH: Dëmi ekonomik në tatim-taksa 1 887 633 000 lekë në 2008-n
FMN: Ulja e aktivitetit ekonomik mund të sjellë pakësim të grumbullimit të taksave
Tatimet dhe degët e taksave vendore janë të paaftë të mbledhin taksat. Një situatë kjo që është vënë në dukje shpesh herë, që konfirmohet nga raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga një shifër tej e lartë si dëm në buxhetin e shtetit. Nga një total prej rreth 4 miliardë lekësh si dëm efektiv, pothuajse gjysma ose 1 887 633 000 lekë është zbuluar nga kontrollet në 2008-n në 7 degët e tatimeve dhe në tre degë të taksave dhe të tatimeve vendore. Sipas raportit të KLSH-së, në degët e tatimeve kryesisht dëmet janë bë formën e detyrime tatimore dhe penalitete për tatimfitim, T.V.SH., divident dhe tatim në burim, si dhe mosaplikim të gjobave për mosdorëzim në afat të bilancit financiar. Ndërsa në degët e pushtetit vendor, dëmet e vëna re janë kryesisht për moszbatim të procedurave ligjore në llogaritjen dhe arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore, për subjekte të kategorive të ndryshme të aktivitetit. Sipas raportit të KLSH-së, ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2006 – 2007, si dhe 9-mujorit të vitit 2008, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit. Por kjo është një situatë tepër shqetësuese parë nga këndvështrimi i monitoruesve. Fondi Monetar Ndërkombëtar sheh si mjaft të rrezikshme uljen e kreditimit të ekonomisë, si dhe mbledhjen e taksave nga Qeveria. “Ulja e aktivitetit ekonomik mund të sjellë pakësim të mëtejshëm të grumbullimit të taksave. Këto aspekte po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe”, - është shprehur pak ditë më parë Gerwin Bell. Sipas statistikave, krahasuar me 2007 të ardhurat nga T.V.SH-ja u rritën me rreth 19.3 miliardë lekë. TVSH e mbledhur nga mallrat e importuara llogaritet 74,9 miliardë ose 593 milionë lekë më shumë se planifikimi, ndërsa TVSH-ja mbi mallrat dhe shërbimet brenda vendit llogaritet 32,16 miliardë lekë nga 32,5 miliardë lekë të planifikuara, me një mosrealizim rreth 403 milionë lekë.