Moti,nga e mërkura, reshje dhe borë
Përkeqësohen kushtet atmosferike në vijim. Të martën vendi ynë preket nga një sistem i ri vranësirash, ndërsa të mërkurën i gjithë territori do të jetë nën rreshje. Në lartësitë mbi 800 metra ato parashikohet të jenë në formën e dëborës. Shërbimi meterologjik i forcave ajërore njofton gjithashtu se të premten pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave në të dy ekstremet e tyre.Sinoptikanët e focave ajrore parashikojnë që në fundjavë moti të jetë më i stabilizuar. Temperaturat nuk pritet të pësojnë dryshime, çka do të thotë që do të vijojnë të mbeten në nivele të ulëta.