“Maturë”, edhe për provimet e klasave të nënta
18/02/2009 Provimet e lirimit, hartohet rregullorja e re mbi procedurën e testimit për dy lëndët
Hartimi dhe korrigjimi i tezave të provimit do të bëhet nga vlerësues të jashtëm të përzgjedhur
Ndryshon procedura e dhënies së provimeve të lirimit. Nxjerrja për herë të parë e klasave të nënta gjatë këtij viti është shoqëruar me një sërë ndryshimesh, që do të aplikohen në rregulloren e provimit. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se tashmë është firmosur nga kreu i këtij institucioni rregullorja e re, e cila përcakton se provimet e klasave të nënta do të jenë të ngjashme me ato që zhvillohen në Maturën Shtetërore. Risia e kësaj rregullore do të jetë fakti se provimet nuk do të bëhen më nga mësuesit e shkollave të tyre, por, ashtu si dhe për Maturën Shtetërore, kontrolli i dijeve të tyre do të bëhet nga mësues të jashtëm, nga shkollat e tjera të rrethit.
Testimi
Kështu, në mbyllje të këtij viti mësimor nxënësit e klasave të nënta do të japin provimet e lirimit, që do të mbikëqyren e do të vlerësohen nga mësues të shkollave të tjera dhe jo nga mësuesit e shkollave të tyre, siç është vepruar deri tani. Nxënësit do të testohen edhe këtë vit për dy lëndët kryesore: Matematikë dhe Gjuhë-lexim, ndërsa zhvillimi i provimit është parashikuar të bëhet në muajin qershor. Datat konkrete do të alternohen me datat e provimeve që do të jepen nga nxënësit e shkollave të mesme për Maturën Shtetërore. Njëkohësisht është vendosur që dhe hartimi i tezave të provimit të ndjekë të njëjtën linjë. Kjo do të thotë se nxënësit e arsimit bazë do t’i nënshtrohen një teze unike në të gjitha shkollat e vendit, përbërja e së cilës do të jetë më e paktë sesa ajo e maturës. Konkretisht, teza e provimit do të përmbajë 20 pyetje, që do të jenë të kombinuara me zhvillim ose me alternativa.
Korrigjimi
Vlerësimi i tezave të provimit do të kryhet pranë ambienteve të drejtorive arsimore të rrethit, ku do të mblidhen të gjitha testet plotësuara. Për korrigjimin e tyre do të përzgjidhet grupi më i mirë i mësuesve të lëndës, por kjo përzgjedhje do të bëhet nga drejtoria arsimore. Pas mbylljes së kësaj procedure vlerësimi, do të hapen numrat e regjistrimit të vendosur në çdo tezë dhe secila drejtori në bazë të listave emërore identifikon rezultatet e nxënësve me emrat e tyre. Notat përkatëse të marra u shpërndahen më pas shkollave.
Tabela
Kushtet që duhen plotësuar për të marrë lejen e qëndrimit:
a) Dalja dhe rihyrja në Itali të bëhen nga e njëjta pikë kufitare.
b) Udhëtimi të mos parashikojë tranzit në vende të tjera “Shengen”.
c) I huaji të paraqesë pasaportën së bashku me vizën e hyrjes, në mënyrë që të kuptohen arsyet e qëndrimit (punësim, vetëpunësim apo bashkim familjar), ose me lejen e qëndrimit për të cilën ka kërkuar rinovim (kopje ose origjinalin) si dhe faturën e postës italiane.
d) Personeli i kontrolleve kufitare duhet të vulose dokumentin e udhëtimit (pasaportën) dhe kuponin, që do të paraqiten nga personi që i zotëron në momentin e daljes dhe rihyrjes në Itali.