E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH dërgon pranë universiteteve suplementin e diplomave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u ka dërguar dje pasdite fakulteteve, udhëzimi i ri për suplementin e diplomave, konfirmoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilës, udhëzimi i ri për diplomat ka një përmirësim në kuptimin e shmangies së disa elementeve të cilët mund të mos ishin të domosdoshme. MASH ka lehtësuar udhëzimin nga ato elementë që u kërkuan nga studentët. Tashmë senatet e universiteteve, në përputhje me udhëzimin e MASH, kanë mundësinë të zgjedhin diplomat e tyre, duke ruajtur gjithmonë standardet shtetërore bazë që duhet të ketë çdo diplomë. Suplementi i diplomave, sipas sistemit të Bolonjës, është një dokument dhe një instrument i dobishëm për punëdhënësin.  Kjo, sepse në këtë dokument, do të pasqyrohet e gjithë përmbajtja e studimeve, në kuptimin e kohëzgjatjes, numrit total të krediteve, notës mesatare, lëndët ose modulet dhe pesha e tyre në kurrikul.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›