“Shtohen pikat e aplikimet për karta identiteti”
18/02/2009 Teliti hedh poshtë pretendimet e PS-së
TIRANE- Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Socialiste se qeveria shqiptare nuk po bën punën maksimale për pajisjen e qytetarëve shqiptarë në karta identiteti. Pikërisht për të përgënjeshtruar këto zëra, drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile, Armand Teliti, bëri me dije se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime po ecën sipas parashikimeve dhe në zbatim të një kalendari të qartë. Sipas tij në përfundim, ky proces do të bëjë të mundur pajisjen e të gjithë qytetarëve që nuk disponojnë pasaporta, por jo vetëm të atyre me dokumentet e nevojshëm për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Teliti tha se çdo ditë shtohen pikat e aplikimit dhe se çdo ditë qytete të reja futen në skemën e aplikimit. Në kuadër të këtij misioni ai tha se pikërisht ditën e djeshme ka filluar procesi i aplikimit në Bashkinë e Fierit dhe pritet të fillojë procesi në Vlorë, Berat, Sarandë e me radhë deri në mbulimin e plotë të të gjithë popullsisë dhe territorit. “Kemi një hartë që tregon shtrirjen e procesit të aplikimit deri në fund të muajit shkurt, që tregon se ky proces deri në këtë periudhë do të fillojë në të gjithë qarqet e vendit”,- u shpreh Armand Teliti. Shumë shpejt do të fillojë edhe procesi i shpërndarjes së letërnjoftimeve që për hir të së vërtetës është një proces shumë më i thjeshtë dhe më i shpejtë se procesi i aplikimit. E rëndësishme është që qytetarët, veçanërisht ata pa pasaportë, të paraqiten për të aplikuar në zyrat e aplikimit duke ndihmuar kështu në realizimin e qëllimit madhor të pajisjes së tyre me letërnjoftime. Ministria e Brendshme dhe DPGJC shpreh gjithë angazhimin e saj për këtë proces dhe i bën thirrje opozitës të mos bëjë deklarata spekulative për mungesë transparence, kur menjëherë pas deklaratës për shtyp, i njëjti përfaqësues i PS –së, vjen në zyrat e DPGJC-së dhe merr të gjitha informacionet që i duhen.