E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka premton protokollin

 

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, Karsten Ankjaer Jansen, konfirmoi dje gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, mbështetjen e vendit të tij për një proces të shpejtë të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë, ambasadori Jansen siguroi ministrin Basha për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa vlerësoi ecurinë e reformave, si dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Nga ana e tij, ministri Basha vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai e njohu ambasadorin e ri danez me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në zhvillimin e vendit dhe përshpejtimin e proceseve integruese drejt NATO-s dhe BE-së. Në këtë kuadër, ai nënvizoi kontributin e çmuar të Danimarkës në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane e euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›