E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Lazios ,”Cana ai që na duhej”

Nëse ka ndonjë hallkë në një skuadër futbolli që Cana i bën menjëherë për vete ata, janë tifozët. Tifozët lacialë ende pa e njohur janë ekzaltuar. Mediat Italiane dhe më shumë faqet e Lazios në internet, presin krahëhapur Lorik Canën. Në faqen “Calciomercato.Com”, tifozët e Lazios nëpërmjet Laziomania kanë bërë të ditur se Loriku ishte ai që i duhej bardhekaltërve.Është e vërtete që tifozët e kryeqytetasve e njohin pak Canën por duke dëgjuar atë që thuhet për mesfushorin e Kombëtares sonë është fare qartë e kuptueshme se sa shumë i nevojitej ambientit lacial një lojtar i tillë. Luftëtari sic është quajtur në Francë dhe Angli gjithmonë ka treguar se është besnik i nofkës së tij dhe një gjë të tillë e ka shprehur edhe te Gallatasaraji dhe në këtë mënyrë mbështetës bardhekaltër shpresojnë që Oliku të vazhdojë në këtë mënyrë. Më tej në Laziomani shkruhet: “Kishte nevojë për një personazh të tillë te Lacio pasi në fushën e lojës me djemtë e mirë nuk shkon asgjëkundi. Duhet pak ligësi futbollistike dhe duhet që kundërshtarin ta përplasësh në tokë, në fushë duhet hyre me idenë se ke një skuadër të vendosur.Lacio me Canën bën një blerje të mirë por mbi të gjitha shumë personalitet”.

Një lider të vertete ashtu si edhe Ledesma dhe pikërisht me numrin 24 bardhekaltër, Cana duhet të udhëheqë mesfushën e betejave të vërteta sportive . Tifozët lacialë e konsiderojnë Canën si një digë thuajse të pakalueshme që është gati të thyeje manovrat e kundërshtarit dhe të nisë skuadrën. Që nga grumbullimi i Auronzos dhe më pas Loriku do të fillojë të kontaktojë me realitetin e ri por mbi të gjitha me tifozët e rinj të cilët që tani ëndërrojnë duke e parë se si lufton në fushë. Luftëtari i ri është gati për një sfide te re, një sfide të cilën Loriku nuk dëshiron ta humbasë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›