E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pjesëtarë të UÇK-së protestojnë në Prishtinë

Grupi prej afro 30 ish-ushtarësh thonë se do të qëndrojnë aty deri në përmbushjen e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Sipas Këshillit të protestës ata kanë zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, pasi marrëveshja e arritur në muajin prill, sipas tyre nuk është implementuar nga qeveria.

Mirëpo, shefi i Zyrës për veteranët në Kryeministri, Faik Fazliu, e ka quajtur protestën të panevojshme, sepse sipas tij shqyrtimi dhe plotësimi i Ligjit për vlerat e luftës së UÇK së është në përfundim e sipër dhe shumë shpejt do të dërgohet për miratim në Kuvend.

Një ditë më parë tri shoqatat e dala nga lufta u kanë bërë thirrje këtyre kategorive që të mos dalin në protestë, pasi që ata nuk janë pjesë e organizimit të saj. /qik/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›