E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarkë-Japoni, në “luftë” për kualifikim



Me një Holandë që e ka siguruar në një farë mënyre kualifikimin e vet, sot Danimarka dhe Japonia do të luftojnë me njëra-tjetrën për t'iu bashkangjitur në 1/8 e finaleve. Për trajnerin e Danimarkës, Morten Olsen, kualifikimi do të jetë mëse i arritshëm. "Në ndeshjen e parë kemi treguar një nivel të lartë loje. Jam i kënaqur dhe kjo është arsyeja pse jam optimist. E në qoftë se vazhdojmë me të njëjtën formë, atëherë besoj tek kalimi në fazën tjetër", është shprehur tekniku. Sfida e sotme e dy ekipeve mund të konsiderohet si një ndeshje "play off"-i, në të cilën ekipi që fiton, kualifikohet për shkak të numrit të barabartë prej 3 pikësh të të dy ekipeve. Por në të njëjtën linjë ka qëndruare dhe trajneri i Japonisë, Takeshi Okada. "Mund të them që është një finale e parakohshme për ne. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar për të marrë një fitore e për t'u kualifikuar për në fazën tjetër. Mendoj se e meritojmë një kualifikim të tillë. Jam i sigurt që lojtarët do të japin maksimumin në fushën e lojës", ka përfunduar Okada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›