E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidington: Kriza politike në Shqipëri të zgjidhet sa më parë



Ministri i Britanisë së Madhe për Europën, David Lidington, tha në një intervistë për BCC, se Qeveria britanike pret një zgjidhje sa më parë të krizës politike në Shqipëri. Sipas tij, sa më shpejt që Shqipëria të jetë në rrugë drejt BE-së, aq më e kënaqur është Britania e Madhe. “është e rëndësishme që kriza politike në Shqipëri të zgjidhet. Përpjekje po bëhen nga BE-ja dhe SHBA-të që të sjellin pajtimin, që është i nevojshëm. Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera në rajon, duam të shohim stabilitet politik, demokraci funksionale, zbatimin e ligjit, gjyqësor të pavarur, media të lira. Sa më shpejt që Shqipëria të jetë në rrugë drejt anëtarësimit në BE, aq më të kënaqur do të jemi”, tha Lidington. Më tej në këtë intervistë ai foli për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Qeveria e re britanike do të vërë një theks të veçantë në politikën e saj për “ta kthyer në binarë” këtë rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›