E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohet Anglia, SHBA renditet e para



Leonard Karaj

Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar për në 1/8 e finaleve të Botërorit, ndërsa Sllovenia dhe Algjeria i kanë dhënë lamtumirën dje këtij kompeticioni. Pas dy ndeshjes nën nivelin e një skuadre që pretendon fitimin e Kupës së Botës, Anglia ka fituar dje ndaj Sllovenisë. Një gol i sulmuesit të Totenham, Zhermen Defoe, i hedhur në fushën e lojës si titullar në vend të Emil Heskit, i dha tri pikët, por jo kryesimin e grupit Anglisë së Kapelos. Veç golit të shënuar vlen të theksohet se Anglia tregoi një tjetër pamje duke sulmuar vazhdimisht, por edhe duke mos lënë hapësira në mbrojtje. Takimi nisi me inkursione të vazhdueshme të Milner dhe Zherrard në të dy krahët e sulmit dhe me një Uejn Runi të rijetuar. Sulmuesi i Mançester Junajtid zhvilloi më së fundmi një ndeshje të denjë për famën që i ka dhënë vetes gjatë viteve të fundit. Driblime, pasime të zgjuara, por edhe gjuajtje drejt portës. Dhe vetëm një Samir Handanoviç (portieri i Sllovenisë), në superformë i mohon në të paktën tri raste golin. Dhe kur nuk është ky i fundit që e ndal, i vjen në ndihmë shtylla Sllovenisë, duke mos i dhënë njëkohësisht gëzimin e golit të parë në këtë Botëror, Runit. Por atë që s'e bën sulmuesi kryesor i Anglisë e kthen në realitet, Zhermen Defoe. Për minuta të tëra, thuajse inekzisten në fushën e lojës, sulmuesi i Totenhamit gjendet në kohën dhe vendin e duhur për të çuar në rrejtë një top pa shumë pretendime të Milner në zonën e Handanoviç.
Në ndeshjen tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë falur minutës së fundit të lojës dhe këmbëve të liderit të tyre Landon Donovan. Atëherë kur loja po shkonte drejt një barazimi, i cili do të kualifikonte Slloveninë dhe Anglinë nga Grupi C erdhi edhe goli rekambolesk i kapitenit të SHBA-ve dhe njëkohësisht kualifikimi, duke zënë edhe vendin e parë në grup falë golavarazhit. Nga ana tjetër Algjeria del me 1 pikë të marrë në barazimin pa gola ndaj Anglisë së Kapelos dhe me dy kartonë të kuq të koleksionuar në tri ndeshjet në grup, duke mos arritur të shënojë qoftë edhe një gol në këtë kompeticion.

grupi c

Slloveni-Angli 0-1
Shënues: Defoe 23'
Kartonë të verdhë: Jokiç 40', Birsha 79', Dediç 81'/ Xhonson 48'
Gjyqtarë: Volfgqn Stark (GER)/ J.Salver dhe M.Pickel
Stadiumi: "Nelson Mandela", Port Elizabeth
Sllovenia: S.Handanoviç, Brecko, Suler, Sesar, Koren, Ljubijankiç (Dediç 62'), Birsha, Novakoviç, Jokiç, Kirm (Matavz 79'), Radosavljeviç. Trajner: Matjazh Kek
Anglia: Xhejms, Xhonson, A.Kol, Zherard, Terri, Lampard, Runi (Xh.Kol 72'), Berri, Apson, Milner, Defoe (Heski 85'). Trajner: Fabio Kapelo

Rezultatet

Angli-SHBA 1-1
Algjeri-Slloveni 0-1
Slloveni-SHBA 2-2
Algjeri-Angli 0-0
Slloveni-Angli 0-1
SHBA-Algjeri 1-0

SHBA-Algjeri 1-0
Shënues: Donovan 90'
Kartonë të verdhë: Altidore 62', Bisli 90'/ Jebda 12', Jahia 76', 90', Lacen 83'
Karton i kuq: Jahia 90'
Gjyqtarë: Frank De Bleker (BEL)/ P.Hermans dhe V.Vromans
Stadiumi: "Loftus Versfeld Stadium", Pretoria
SHBA: Hauard, Bokanegra, Bradli, çerundolo, Dempsi, Gomez (Feilhaber 46'), Donovan, Bornshtejn (Bisli 80'), DeMerit, Altidore, Edu (Budle 64'). Trajner: Bob Bradli
Algjeria: M'Bohli, Bougerra, Belhaxh, Jahia, Halishe, Lacen, Dzhebur (Gezal 66'), Matmur (Saifi 85'), Ziani (Guedioura 69'), Jebda, Kadir. Trajner: Rabah Sadane

Renditja
Shteti ND F B H GSH GP P
SHBA 3 1 2 0 4 3 5
Anglia 3 1 2 0 2 1 5
Sllovenia 3 1 1 1 3 3 4
Algjeria 3 0 1 2 0 2 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›