E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, me laps në dorë për kualifikimin



Italia dhe Sllovakia do të luajnë sot pasdite në orën 16:00, për të kërkuar kualifikimin në 1/8 e këtij Botërori. Skuadra e Lipit dhe ajo e Veis kanë respektivisht 2 dhe 1 pikë dhe ndajnë vendin e tretë dhe të katërt të Grupit F. Për këtë arsye, një fitore do të ishte e vetmja mënyrë që secila nga këto kombëtare të arrinte të kualifikohej për më tej në këtë Botëror. Por Italia ka luksin që mund të arrijë në 1/8 e kompeticionit, gjithmonë nëse Paraguai në ndeshjen tjetër do të mundë Zelandën e Re. Kështu, skuadrës së Lipit do t'i mjaftonin tri barazime në grup për t'u kualifikuar. Por të kaltrit do të mund të përballeshin edhe me një risi në historinë e çdo kompeticioni futbollistik, të tentonin një kualifikim apo të eliminohen me anë të shortit të monedhës, pra një mundësi me "kokë a pil". Kjo gjë do të ndodhte nëse të dyja sfidat e sotme të Grupi F, Itali-Sllovaki dhe Paraguai-Zelandë e Re, do të mbylleshin 1-1. Në këtë, pikë Paraguai do kualifikohej e para, ndërsa Italia dhe Zelanda do e gjenin veten duke mbrojtur vendin e dytë me nga 3 pikë secila dhe një golavarazh 0, por mbi të gjitha me të njëjtin numër golash të shënuar, 3.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›