E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Komisioni Hetimor në Shqipëri

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 15:00

Komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit në Tiranë, ka hasur në bllokadat e para pas refuzimit të presidentit Bamir Topi dhe të kryeprokurores, Ina Rama.

Nuk ka vijuar as dëgjimi i paralajmëruar i dëshmisë së shefit të SHISH, Bahri Shaqiri, për shkak siç u theksua “arsyeve teknike”.

“Për shkak të pasjes së një çështjeje në hetim, kufizimi ligjor për të njoftuar Kuvendin për hetime të veçanta, unë nuk mund të jap përgjigje për pyetje që shtrohen nga ky Komision Hetimor. Ngjarjet që ju po hetoni, janë të njëjtat ngjarje që ne po hetojmë dhe unë nuk mund të vazhdoj më të qëndroj”, theksoi kryeprokurorja Ina Rama, duke ndërprerë dhe duke u larguar nga seanca komisionit hetimor.

“Komisioni do ta shikojë me kujdes të gjithë qëndrimin arrogante dhe në përputhje me të gjitha provat që po administron ky komision”, ka theksuar kryetari i komisionit parlamentar, Eduard Halimi.

Ndërkohë, nuk është njoftuar se a do të paraqes pranë këtij komisioni dëshminë e tij shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Bahri Shaqiri dhe zyrtarë të tjerë të organeve të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›