E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrihet QKE-ja, Berisha: Resurse të mëdha energjetike

QKE do të thjeshtëzojë procedurën për çdo lloj leje, licence apo akti tjetër administrativ që lidhet me licencimin e një projekti energjetik. 

Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është vend me potencial të madh energjetik dhe QKE do të zhdërvjelltësojë të gjithë praktikën e licencimit në këtë fushë me interes jetik për vendin. Burokracia shqiptare, tha Kryeministri, ka qenë jashtëzakonisht problematike, por me reformat e ndërmarra është bërë e mundur që barra qeveritare mbi të të disiplinohet, të zvogëlohet e vetëpërmbahet dhe sot, Shqipëria renditet në grupin e 10 vendeve më të mira në botë, përsa i përket ndërhyrjes së qeverisë.

“Një nga fushat më të rëndësishme për vendin është fusha e energjisë. Shqipëria është vend me potencial të madh energjetik. Në potencialin e saj ujor është e faktuar se ajo përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan. Në potencialin e saj diellor dhe eolik nuk ka vend tjetër që të ketë ditë më me shumë diell dhe të ketë platforma ere natyrale siç ka Shqipëria. Vendi dëshmohet gjithnjë e më i pasur në hidrokarbure. Pozicioni gjeografik, i cili është gjithnjë një faktor shumë i rëndësishëm në procesin e shfrytëzimit të potencialeve dhe zhvillimit të vendit, është i shkëlqyer përsa i përket energjisë”, tha kreu i qeverisë.

Ai shtoi se Task Forca, Sekretariati dhe Ministria ka bërë një punë të studiuar “dhe ne vijnë, këtu, për të paraqitur materialin dhe për të marrë viston përfundimtare, në mënyrë që kjo të zbatohet me vendosmërinë më të madhe dhe të thjeshtëzojmë, zhdërvjelltësojmë të gjithë praktikën e licencimit në këtë fushë, në të cilën vendi ka interesa të mëdha jetike. Ne kemi çdo potencial për të qenë një superfuqi e vogël energjetike në rajon”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-16 12:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›