P. Beograd- Shkëndija, 4-0

Shkëndija e shqiptarëve, ka mundur t`i bëjë ballë Partizanit të Beogradit vetëm 45 minutat e parë të ndeshjes, pasi në pjesë e dytë, serbët arritën të shënojnë plotë 4 herë, për t`i dhënë ndoshta fund çështjes së kalimit në fazën tjetër, edhe pse duhet qe zyrtarisht të luhet edhe ndeshja kthyese javën e ardhshme në Shkup.
Futbollistët tetovarë, gjatë gjithë kohës u koncentruan në mbrojtje duke u munduar që të shfrytëzojnë rastet përmes kundërsulmeve, por me këtë taktik, patën vetëm një rast kur nxorën penallti në pjesë të parë, por fatkeqësisht ky rast nuk u shfrytëzua pasi futbollisti Hasani, humbi penalltinë.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe, pasi futbollistët e Partizanit në sajë të përgatitjes më të mirë fizike shfrytëzuan lodhjen e lojtarëve të Shkëndisë, ndërsa arritën të realizojnë 4 herë gol. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e kualifikimeve për Champions League.