Mehmedi, hat-trick për pesë minuta

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 18:39
Admir Mehmedi e ka vazhduar formën e mirë. Pas paraqitjeve të mira në Evropianin U-21, sulmuesi shqiptar ka realizuar tre gola në ndeshjen miqësore parasezonale të Zurichut ndaj Tuggenit.
Nënkampioni zviceran fitoi bindshëm 10:3, ndërsa futbollisti nga Maqedonia, i cili luajti vetëm në pjesën e parë, shënoi tre golat e parë (11’, 14’, 16’).
Në pjesën e dytë, për Zurichun u paraqitën edhe dy lojtarët e tjerë kosovarë, Adrian Nikçi dhe Egzon Kllokoqi, i cili vjen nga akademia e klubit. Njërin nga tre golat e Tuggen FC e shënoi futbollisti kosovar, Pleurat Hoxhaj.