Mertesacker drejt Anglisë

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 19:12
Per Mertesacker nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Ëerder Bremen, për t’u transferuar në Premierligë.
Mediat britanike shkruajnë se mbrojtësi shtatgjatë mund t’i bashkohet Arsenalit gjatë verës.
“Sigurisht, Premierliga është një kampionat mjaft joshës për të luajtur. Anglia, së bashku me Spanjën, kanë ligë më të fortë se Bundesliga. Premierliga përbëhet nga disa klube të mëdha, kjo është mjaft tërheqëse. Të luash në një vend të huaj të bën më të mirë”, tha 26 vjeçari, përfaqësues gjerman.