Basha huazohet në Torino

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 20:09
Migjen Basha është huazuar në Torino. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Atalanta. “Atalanta BC njofton se e ka huazuar në Torino futbollistin Migjen Basha”, shkruan në uebfaqen e klubit nga Bergamo.
Klubi Granata do ta ketë mundësinë e blerjes përfundimtare të gjysmës së kartonit të mesfushorit kosovar, pas një sezoni. Pra, 23-vjeçari do të luajë edhe një sezon në ligën e dytë italiane, me Torinon, e cila shpreson që të rikthehet në Serie A.