E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë “bastet” e Bariçit

Speciale nga AGRON KAJA
Kur trajneri kroat Oto Baric erdhi në krye të skuadrës sonë kombëtare në muajin korrik 2006, nga FSHF-ja u përcoll si një "Jup Derval" në futbollin turk, i cili kishte bërë një revolucion cilësor aty 20 vjet më parë. Dhe vetë plakushi deklaroi se ai do të bënte më të mirën, ku ripërtëritja e skuadrës ishte një prej qëllimeve të tij të para. Me premtimet e bëra ai e fitoi bastin e parë në skuadrën tonë kombëtare, duke i mbushur mendjen presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që ta besonte në stolin kuqezi. Kjo u bë realitet dhe ai tashmë është nën drejtimin e kuqezinjve, ku ka zhvilluar 10 ndeshje, 3 miqësore e 7 eliminatore për Evropianin 2008. Ndërsa basti i dytë i fituar nga Barici ishte shifra e 350 mijë eurove që ai do të përfitonte nga kontrata e tij për edicionin e eliminatoreve të Evropianit 2008. Këto euro ai është duke i marrë sipas kësteve të kontratës, ndërkohë që jashtë saj i paguhen edhe dieta e shërbime kur vjen në Shqipëri, apo edhe kur udhëton nëpër Evropë për të seleksionuar elementë të rinj për ekipin tonë. Po basti i tretë? Ky është basti më i rëndë i fituar deri tani, pasi këtë herë ai ka larguar kater futbollistë titullarë nga skuadra, madje kater nga ata që mendoheshin se do të ishin shumë jetëgjatë në kombëtare. Igli Tare, Adrian Aliaj, Besnik Hasi, Florian Myrtaj në epokën e Baricit u larguan me kujdesin më të madh e me mjaft zgjuarsi, si dhe në kohën e duhur kur vetë kroati mendonte ta rinovonte ekipin. Për Adrian Aliajn nuk u bë ndonjë zhurmë, pasi vlonjati e parandjeu dhe deklaroi vetë largimin, ndërsa për dy të tjerët, Taren e Muratin, u luajt pak me "lojën e kungulleshkave", ku të dy futbollistët përpos habisë personale, nuk nguruan të jepnin edhe mosaprovimin e tyre për këtë largim. Pra, në bastin nr. 3 Baric ka larguar katër legjionarë të fortë, që ndoshta me ndonjë trajner shqiptar do të ishte bërë nami, ose nuk do të ishin përjashtuar fare. Kurse përsa i përket bastit të katërt, por edhe më cilësorit në kombëtaren tonë, ai ka futur 5 futbollistë të rinj të talentuar si Jahmir Hyka, Besart Berisha, Debatik Curri, Blerim Rustemi dhe Xhevair Sukaj, për të mos harruar se ka rithirrur dy të harruarit Hamdi Salihin dhe Edmond Kapllanin, dy sulmues që po luajnë shumë mirë në Austri e Gjermani. Dhe basti i fundit për momentin, por i pesti i tij, është se premtoi që do të fitonte të dyja ndeshjet me Luksemburgun dhe se para ndeshjes me Holandën skuadra jonë do të kishte 9 pikë në Grupin G eliminator të Euro 2008. Në fakt kështu ka ndodhur, ai e ka fituar bastin. VEPRIMET Të larguarit nga Baric: Igli Tare, Adrian Aliaj, Besnik Hasi, Florian Myrtaj, Të afruarit nga Baric: Besart Berisha, Jahmir Hyka, Xhevair Sukaj, Blerim Rustemi 8 shënuesit tanë me Baricin: 3 gola: Edmond Kapllani, Ervin Skela 1 gol: Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Debatik Curri, Besart Berisha, Altin Haxhi Rekordet 1 Në katër ndeshje radhazi në grupin eliminator të Euro 2008 skuadra jonë kombëtare nuk pëson asnjë humbje, 2 barazime dhe 2 fitore 2 Në katër ndeshje eliminatore të Euro 2008 nën drejtimin e Baricit, skuadra jonë nuk ka pësuar asnjë gol, por ka shënuar 5 të tillë 3 Nën drejtimin e Baricit skuadra jonë përfaqësuese arriti fitoren e tretë në transfertë me Luksemburgun; më parë kishim fituar me Moldavinë dhe Kazakistanin SHQIPËRIA ME BARICIN Luajtur 10 ndeshje, F 3, B 3, H 4, Golat 12-10 17 gusht 2006 / Miqësore S. Marino- Shqipëri 0 - 3 2 shtator 2006 / Elimin. "Euro 2008"Bjellorusi- Shqipëri 2 - 2 6 shtator 2006 / Elimin. "Euro 2008" Shqipëri- Rumani 0 - 2 11 tetor 2006 / Elimin. "Euro 2008" Holandë- Shqipëri 2 - 1 7 shkurt 2007 / Miqësore Shqipëri- Maqedoni 0 - 1 24 mars 2007 / Elimin. "Euro 2008" Shqipëri - Slloveni 0 - 0 28 mars 2007 / Elimin. "Euro 2008" Bullgari - Shqipëri 0 - 0 26 maj 2007 / Miqësore Angli - Shqipëri 3 - 1 2 qershor 2007/ Elimin. "Euro 2008" Shqipëri-Luksembur. 2 - 0 6 qershor 2007 / Elimin. "Euro 2008" Luksemburg- Shqipëri 0 - 3 SKEDA Emri: Oto Mbiemri: Baric Data e lindjes: 19.06.1932 Vendi i Lindjes: Klagenfurt, Austri Karriera: Vaker Insbruk, LASK Linz, NK Zagreb, Dinamo Zagreb, Sturm Grac, Rapid Viena, Shtutgart, Austria Salzburg, Fenerbace Trajner i kombëtareve: Austri, Kroaci dhe Shqipëri Trajneri më i vjetër në botë Vetë skeda e trajnerit tonë kroat të kombëtares, Oto Baric, tregon qartë se ai është në moshën e tretë, një moshë që pak konceptohet të ketë një aktivitet kaq ritmik sa të drejtosh një skuadër kombëtare. Por statistikat evropiane e botërore e kanë klasifikuar atë edhe si trajnerin më të vjetër në botë që është në aktivitet. Ky është një rast unikal për skuadrën tonë kombëtare, sepse të gjithë trajnerët që e kanë drejtuar më parë i përkisnin një moshe shumë më të re. Ndërsa me trajnerët shqiptarë që kanë drejtuar skuadrën tonë kombëtare, ai është në moshë me Shyqyri Relin, i cili ka drejtuar skuadrën kuqezi deri kur ka qenë 58 vjec, në vitin 1990. Pra, 75 vjec dhe trajner në një skuadër kombëtare, kjo është e vecanta e Oto Baric, i cili njëherësh kështu po pasuron edhe statistikat e kombëtares sonë. Pas 8 ditësh do ta urojmë për 75-vjetorin e lindjes së tij. Bukur! VENDIMI/Pa luajtur, s'ka kombëtare Për trajnerin Baric ka pasur shumë rëndësi aktivizimi i futbollistëve në skuadrat e tyre në Evropë dhe në Shqipëri, ku shpesh janë vëzhguar prej tij. Por, ndërsa për Ervin Skelën nuk mund të mendohej fare kombëtarja disa muaj më parë, kur ai nuk i kishte rënë topit me këmbë tek Askoli, tashmë ka ndodhur krejt ndryshe. Largimi nga ky ekip tek gjermanët e Kotbus bëri të kundërtën, rikthimin e tij si titullar në kombëtare. Por kjo nuk ndodhi me ish-kapitenin Igli Tare, i cili tek Lacio në Serinë A më shumë ka qëndruar në stol dhe jashtë skuadre, dhe ka luajtur aq pak sa Baric nuk u bind që ta thërriste sërish. Po kështu ka ngjarë edhe me Ilion Likën pas largimit nga Dinamo, pra ky është një premtim i mbajtur i tij. MOSHA/Të vjetrit të "hapin krahun" Edhe pse një "plakush" 75-vjecar, Oto Baric që me ardhjen e tij në krye të ekipit tonë kombëtare ka deklaruar se kjo skuadër ka nevojë për futbollistë të rinj. Deri tani ai ka zhvilluar pesë zbore stërvitore dhe ka vëzhguar shumë futbollistë jashtë kampionatit shqiptar. Gradualisht kroati bëri edhe zëvendësimin e brezave, duke iu referuar moshës së madhe dhe së ardhmes së paktë të tyre në kombëtare. Kështu, me Besnik Hasin që luan me Lokerenin në Belgjikë dhe Edvin Muratin që luan në Ligën e Dytë greke me Panseraikos, më tepër në largimin e heshtur të tyre nga kombëtarja ka ndikuar mosha e madhe, ashtu sikundër edhe me Adrian Aliajn, i cili nga Kategoria e Dytë kroate sillte nivel në rënie tek kombëtarja. Gjithsesi, Aliaj e zgjodhi vetë largimin. LËKUNDJA/Tek të rinjtë ka hezitim Edhe pse deklarohet "PRO" moshës së re në skuadrën tonë kombëtare, trajneri Baric duket edhe i lëkundur në aktivizimin e tyre. Mbase këtu mundet të mbizotërojë pjekuria profesionale e tij, apo ndoshta edhe mosha e madhe. Gjithsesi, "pikatoret" e të rinjve duken qartë kryesisht me Hamdi Salihin, i cili në kampionatin shqiptar ishte kryegolashënues e po kështu tek skuadra e Riedit në Austri, kurse për Baricin ai ka vlejtur rreth 30 minuta aktivizim. Përsa i përket Jahmir Hykës, "debulesa" e tij duket e madhe, ndonëse ende nuk është i bindur për forcën e pjekurinë e tij; kurse tek Xhevair Sukaj nuk duket se ka ndonjë "dritë jeshile". Të rinjtë e Baricit deri tani nuk kanë ndonjë dallim shumë cilësor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›