E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardani i Kryeministrit

Rrethi i dytë i riformatizimit të Qeverisë së Kosovës, me Zëvendësministra, u finalizua me emra të rinj.

Në Ministrinë për Integrime Evropiane kanë shkuar dy Zëvendësministra – Arban Abrashi i LDK’së dhe publicisti Dardan Gashi.

Megjithëse është menduar se Gashi do të hyjë në Qeveri si i propozuar nga LDK, kjo nuk ka ndodhur.

I kontaktuar nga Express, Gashi e ka konfirmuar se në ekzekutiv ka shkuar si i propozuar nga Kryeministri.

“Nuk kam shkuar në qeveri nga LDK’ja, por jam propozuar nga Kryeministri si ekspert”, ka thënë ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›