Kryeministri uron qytetarët për Ditën e Paqes

Sot, në njëmbëdhjetë vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë simbolin e sakrificës së gjithë popullit të Kosovës, babain e Pavarësisë së Kosovës, komandanti tonë legjendar, Adem Jashari dhe familjen e tij heroike, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi me rastin e 11 vjetorit të çlirimit të vendit.
Përmes një mesazhi, Thaçi ka thënë se 11 vjetori i çlirimit dhe 12 Qershori - Dita e Paqes edhe shënon ditën e fillimit të epokës së lirisë, ditë me të cilën çdo qytetar i vendit tonë ndihet krenar.
Ai tha se në këtë ditë të madhe kujtohen të gjithë dëshmorët e lirisë, martirët dhe qytetarët që dhanë jetën në rrugëtimin e gjatë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
“Sot, në njëmbëdhjetë vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë simbolin e sakrificës së gjithë popullit të Kosovës, babain e Pavarësisë së Kosovës, komandanti tonë legjendar, Adem Jashari dhe familjen e tij heroike”, ka thënë ai.
Sipas tij, përmasën madhore dhe historike Ditës së Paqes ia jep edhe realiteti i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, si një shtet me qeverisje të mirë, efektive dhe transparente, duke garantuar mbrojtjen afirmative të të drejtave për të gjitha komunitetet e vendin tonë.
Ai kujtoi faktin se tashmë Republika e Kosovës është e njohur nga 69 shtete të botës, si dhe po arrin suksese të vazhdueshme në të gjitha fushat, që nga avancimi i infrastrukturës së gjithanshme, në arsim, në zhvillimin ekonomik dhe në sfera tjera.
Kryeministri Thaçi tha se Kosova së shpejti do të anëtarësohet edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke e hapur kështu rrugën e pandalshme të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
“Përvjetori i njëmbëdhjetë i çlirimit, Republikën e Kosovës e gjen me fillimin e realizimit të projektit të përmasave historike, si autostradës Vërmicë-Prizren–Prishtinë-Merdarë apo e njohur si Autostradë e Kombit. Ëndrra e kamotshme e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për integrim, po fillon të bëhet realitet”, është shprehur ai.
Ai ka siguruar qytetarët se çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë, Kosova do të vazhdojë përpara, duke realizuar njohje të reja dhe hapur kapitullin e integrimeve për shtetin e Kosovës.
Edhe në këtë rast, kryeministri Thaçi e ka theksuar përkushtimin për qeverisje të mirë, fuqizim të sundimit të rendit dhe ligjit.
“Lufta e pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është përkushtimi ynë më i fuqishëm për të ruajtur besimin dhe imazhin e shtetit tonë. Institucionet e Kosovës, do të jenë në vijën e parë në luftë kundër korrupsionit, duke vlerësuar lartë rolin mbështetës të institucioneve ndërkombëtare në vend”, është shprehur ai.
Në Ditën e Paqes, sipas Thaçit një falënderim u takon edhe eprorëve dhe ushtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendeve tjera demokratike, të cilat me përkrahjen e vazhdueshme dhe në të gjitha fushat e ndihmuan dhe po e ndihmojnë ndërtimin e shtetit tonë.