Salihaj rikthehet në LDK

Kryesia e degës së LDD-së në Ferizaj në një mbledhje të saj ka marrë vendim për bashkimin me degën e LDK-së. Ndonëse për këtë bashkim kanë votuar 16 anëtarë nga 29 sa i ka kryesia, u pa qartë se në mesin e këtij subjekti ekziston një grup që do ta ruajë kontinuitetin e këtij subjekti. Në LDK ka kaluar edhe ish-nënkryetari i LDD-së, Adem Salihaj.
Pas një mbledhje maratonike, kryetari i degës së LDD-së, Milazim Haliti ka thënë të premten se ky bashkim ka ardhur si rezultat i disa zhvillimeve që kanë ngjarë në LDD.
Haliti ka përmendur me këtë rast anashkalimet që i janë bërë degës në kuvendin e zgjedhor të partisë, duke thënë se për shumë çështje jemi anashkaluar.
“Vlerësuam se kjo ishte e vetmja mënyrë për të fuqizuar dhe për ta kthyer namin e dikurshëm që LDK e kishte dikur”, tha Haliti.
Sipas tij ky bashkim nuk ka pasur asnjë çmim. “Deri në zgjedhjet e ardhshme të gjitha vendimet do t'i marrim me konsensus dhe LDK do të udhëhiqet me bashkëkryesues”, tha Haliti, për të shtuar se vetëm kështu është arritur të ruhet fryma rugoviane.
I pakënaqur me këtë vendim të kryesisë së LDD-së, Sahit Krasniqi i cili njëherësh edhe mban postin e nënkryetarit të degës së LDD-së, ka thënë se ky është një skenar i përgatitur më parë nga njerëz të caktuar dhe se elektorati me këtë rast nuk është pyetur fare.
“Kam kërkuar që të pyeten edhe kryetaret e nëndegëve. Kjo nuk është bërë dhe tregon se kjo është përgatitur më parë. Një grup i anëtarëve të kryesisë, të pakënaqur, do ta ruajmë kontinuitetin e degës dhe shumë shpejt do të dalim me qëndrime”, theksoi Krasniqi.
I pyetur se cilat rrethana sollën deri te bashkimi i këtyre dy subjekteve, Krasniqi është përgjigjur se “humbja e Adem Salihajt në LDD është rezultat i këtij bashkimi”.
“Njerëzit që e kanë përkrahë këtë vijë janë njerëz servil dhe nuk e përfaqësojnë askënd. Adem Salihaj dhe vija rugoviane janë shumë larg njëra tjetrës”, shtoi ai.
Ky bashkim ka sjellë edhe probleme, ndërsa në shesh ka dalë çështja e zyrave të këtij subjekti. Krasniqi u ka kërkuar ish-kolegëve të tyre që bashkimin solemn ta bëjnë në lokalet e LDK-së e jo të subjektit që tashmë ai kryeson. Kjo çështje tepër e ndjeshme u shty për të hënën, ndërsa Krasniqi menjëherë lëshoi lokalet e LDD-së.
Ashtu siç ishin marr vesh menjëherë pas kësaj mbledhje kryesia e degës së LDK-së e ka zhvilluar një mbledhje të përbashkët me ish-kryesinë e LDD-së. Ajo çka ra në sy ishte largimi i menjëhershëm i flamurit partiak të LDD-së dhe portretit të liderit të saj Nexhat Dacit dhe vendosja e atij të LDK-së.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së LDK-së, Faik Grainca, para se të fillojë mbledhja e përbashkët tha se ky bashkim është vetëm një riparim i një incidenti, i cili ka sjellë deri te ndarja.
“Ne kemi qenë njerëz të një subjekti, të cilët u ndamë pas një incidenti. Koha e riparoi atë dhe tash jemi bashkë”, tha Grainca.
Ndërkaq, Adem Salihaj nuk është prononcuar për mediat. /kosovapress/