Siguria në nivel

Këshilli i Sigurisë i Kosovës e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në Kosovë, edhe përkundër disa incidenteve kohëve të fundit dhe hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar.
Këshilli i Sigurisë i udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje të enjten Qeverisë së Kosovës që të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që të jetë e hapur me institucionet ndërkombëtare për bashkëpunim në këto çështje.
Kryesuesi i KSK’së, kryeministri Thaçi, gjendjen e sigurisë në vend e vlerësoi të qetë dhe të qëndrueshme.
Organizimin e zgjedhjeve të paligjshme nga Qeveria e Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, Këshilli i Sigurisë e vlerësoi si vazhdimësi të Beogradit për instrumentalizimin e qytetarëve serbë të Kosovës dhe tendencë për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë. Ndërsa, pjesëmarrja e ulët e qytetarëve serbë të Kosovës në këto zgjedhje u vlerësua tregues i mirë për gatishmërinë e tyre për t’u integruar në institucionet e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka përgëzuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të protestave të fundit në Mitrovicë, ku u parandalua një konflikt i mundshëm ndëretnik.
KSK shqyrtoi edhe Projektin e Strategjisë së Sigurisë të Kosovës, Platformën vjetore dhe prioritetet strategjike të Agjensionit të Kosovës për Inteligjencë, të cilat morën pëlqimin e anëtarëve të pranishëm për t'u proceduar për miratim nga qeveria.
Kryeministri Hashim Thaçi, për gjendjen e sigurisë në vend të enjten, ka pritur në takim edhe Komandantin e KFOR’it, Markus Bentler.
Edhe i pari i forcave paqeruajtëse e ka vlerësuar si stabile gjendjen e sigurisë. Thaçi e Bentler kanë theksuar përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin për sundimin e rendit dhe për çështje tjera me interes.
Sipas një kumtese për media të Kryeministrisë, gjatë takimit, Thaçi i ka riafirmuar përkushtimet e qeverisë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke potencuar se para ligjit të gjithë janë të barabartë.
Thaçi vlerësoi rolin mbështetës të EULEX’it, ICO’së dhe KFOR’it dhe u shpreh se vetëm me thellimin e këtij partneriteti, Kosova do të arrijë t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.
Ndërsa, komandanti i KFOR’it, Bentler, e ka inkurajuar kryeministrin Thaçi për përkushtimet e qeverisë për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend, me theks të veçantë për përkushtimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Roli i KFOR’it do të vazhdojë të jetë gjithnjë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të vendit dhe në funksion të avancimit të proceseve zhvillimore në Kosovë”, ka thënë Bentler.