Mbikëqyrja vazhdon

Deklarimet e Kryeministrit Hashim Thaçi se Kosova po shkon drejt përmbylljes së periudhës së pavarësisë së mbikëqyrur duket se nuk do të përmbushen shpejt.
Konstatimet e tij janë hedhur poshtë të enjten nga Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO)në Kosovë e cila ka bërë të ditur se prania ndërkombëtare në vend e instaluar nga pakoja e Ahtisaarit ka ende punë për të bërë.
Zëdhënësi i ICO’s Andy Mcguffie në një prononcim për Express ka lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë afat për strukturat ndërkombëtare që mbikëqyrin pavarësinë e vendit.
Këto ditë Bashkimi Europian ka vazhduar edhe për dy vjet mandatin e misionit e EULEX’it.
Ndërsa për ICO’n e cila është e ngarkuar për të monitoruar mbikëqyrjen e zbatimit të pakos së Ahtisaarit sipas zëdhënësit Mcguffie do të vendos Grupi Ndërkombëtar Drejtues i cili përbëhet nga një grup shtetesh që kanë njohur pavarësinë.
“I takon Grupit Ndërkombëtar Mbikëqyrës që të përcaktojë ndryshimet e aktiviteteve dhe strukturës së ICO’s natyrisht në dijeni të plotë të qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i ICO po ashtu ka lënë të kuptohet se aktualisht kjo organizatë ka ende shumë punë për të kryer.
“Duhet të kihet parasysh sidoqoftë se ka një mori fushash ku mbetet të arrihet një implementim i plotë dhe të rregullt të provizioneve të Planit Gjithëpërfshirës së Statusit” ka thënë ai.
Mcguffie nuk ka mundur të saktësojë se nivelin e përmbushjes së Pakos së Ahtisaarit e cila në masë të madhe determinon edhe largimin e strukturave ndërkombëtare nga vendi.
“ Nuk e shikojmë këtë në bazë të përqindjes nuk mund të japë ndonjë numër” ka thënë ai ndërsa si një detyrat e mëdha që mbesin nga plani I Ahtisaarit ka përmendur krijimin e komunës së Mitrovicës veriore.
Institucionet e vendit janë përplasur me EULEX’in dhe ICO’n pas bastisjes në Ministrinë e Transportit. Ditëve të fundit Kryeministri Thaçi ka thënë se luftës kundër korrupsionit do t’u prijnë institucionet e vendit.
Por, kur mund të flitet për largimin e kësaj pranie nëse kihen parasysh ndërhyrjet e EULEX’it dhe ICO’s në punën e institucioneve të vendit kohëve të fundit.
Analisti Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) Naim Rashiti në një prononcim për Express ka thënë se ndërhyrjet e fundit tregojnë se ndërkombëtarët kanë shumë përgjegjësi dhe kompetenca.
Rashiti përmend zgjatjen e mandatit të EULEX’it para disa ditësh duke thënë se këtij misioni duke thënë se ky mision do të mandatohet se paku edhe dy herë.
“Mandatimi i EULEX’it edhe për dy vite para disa ditësh tregon se EULEX ‘i së paku edhe për dy vite nuk do të ketë fare reduktime në planin operativ. Gjithashtu, intervenimi i përfaqësuesit ndërkombëtar sa i përket fondit të privatizimit dhe fondit pensional tregon se faktori ndërkombëtar mban ende përgjegjësi dhe i ruan kompetencat në këto fusha” ka thënë Rashiti.
“Gjithsesi gjithçka mbetet në varshmëri të zhvillimeve në terren dhe bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe ndërkombëtare të evoluon edhe reduktimi i pranisë ndërkombëtare” ka shtuar ai.
Nënkryetari i AKR’së Ibrahim Gashi ka thënë se bazuar në atë që është duke ndodhur me institucionet e Kosovës misionet ndërkombëtare nuk do të largohen shpejtë nga vendi.
“Nëse i referohemi zhvillimit aktual, shkallës së funksionimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, shkallës së funksionimit të institucioneve, shkallës së mobilizimit të institucioneve të Kosovës dhe angazhimit të energjive për ta quar përpara procesin e konsolidimit të shtetit unë nuk jam i prirur me besu se do të jetë vetëm edhe dy vjet prezenca e misionit europian në Kosovë. Vështirë se brenda kësaj kohe Kosova do ta mbërrijë një stad të konsolidimit institucional që të mos ketë për këtë mision më” ka thënë ai.
Gashi thotë se pakoja e Ahtisaarit është përmbushur në shumë aspekte por ende mbetet për tu bërë.
“Shkalla e zbatueshmërisë e atyre dispozitave që parasheh dokumenti Ahtisaari end është larg . Kosova nuk arrin që të shtrijë jurisdiksionin e vet në një pjesë të konsiderueshme të territorit. Kur I shikon të gjitha këto, po mundohem të jem realist nuk po flas tash si opozitar por si qytetar dhe intelektual që racionalisht i sheh këto procese ne edhe për një kohë do të kemi nevojë për prani ndërkombëtare.
Sido që të jetë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se shefi I tij nuk ka kërkuar që këto misione të largohen nga vendi.
“Kjo nuk duhet kuptuar që misionet ndërkombëtare që janë të parapara me pakon e Ahtisaarit dhe me ligjet e Kosovës po përmbyllen tani, por që është një fazë e re pas më shumë se dy vite pavarësi ose të hyrjes në fuqi të Kushtetutës pa dyshim se po. Një pjesë e madhe e obligimeve nga pakoja tashmë është përmbyllur edhe përmbushur” ka thënë Krasniqi për Express.
Ai nuk ka mundur të thotë se cili është afati kur misionet mund ta përfundojnë punën e tyre.
“Është një çështje që vlerësohet në kohë të caktuar në kohë adekuate” ka pohuar Krasniqi.