Darka presidenciale firmos ftesat për Shqipëri e Kroaci
• Shqipëria dhe Kroacia pritet të marrin sot ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, ndërkohë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Maqedoninë.
Nga i dërguari ynë në Bukuresht, Aristir Lumezi
Lajmin e bëri të ditur mbrëmë në darkë zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj. “Çdo gjë do të jetë e pastër për Shqipërinë dhe Kroacinë”, ka theksuar mbrëmë zëdhënësi i NATO-s. Ndërkohë, duket e vendosur deri në fund për të penguar Shkupin që të marrë ftesën. Megjithatë vendimi përfundimtar për Maqedoninë do të merret sot paradite, pasi përfaqësuesit e delegacionit të këtij vendi kanë kërkuar një mbledhje urgjente me vendet e A3 dhe vendet aleate, 30 minuta para se të shpallet vendimi përfundimtar. “De facto” Samiti i Bukureshtit nisi mbrëmë me darkën e punës që presidenti rumun Traian Basescu shtroi në pallatin presidencial për nder të krerëve të lartë të shteteve pjesëmarrëse në të.
Bllokimi i Maqedonisë nga Greqia mund të ketë një shpresë të sekondave të fundit për të ndryshuar. Asnjëherë më parë një çështje e tillë nuk është diskutuar gjatë procesit të dhënies së ftesës një vendi. Eshtë hera e parë që në momentin e marrjes së ftesës, vendi që pretendon një gjë të tillë të bllokohet me veto. Ekspertë të çështjeve të NATO-s shprehen se veto mund të vendoset vetëm në fazën e anëtarësimit të një vendi, kur do të duhet që të gjitha vendet anëtare të firmosin protokollin e anëtarësimit në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës euroatlantike, Scheffer u shpreh dje se vendet e Kartës së A3 duhet të marrin ftesën për në NATO. Sipas tij, për këtë po punohet dhe shpresohet që kjo të arrihet. Duke komentuar konfliktin mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, Scheffer tha se ajo është një çështje që i takon për zgjidhje OKB-së. “Kjo nuk është çështje e NATO-s dhe për këtë nuk duhet të fajësohet Aleanca. Kjo çështje është kompetencë e Kombeve të Bashkuara dhe negociatorit Nimiç”, theksoi Scheffer.
Greqia
Kryeministri grek, Karamanlis, i premtoi Presidentit amerikan Bush veto me afat për Maqedoninë. Në këtë mënyrë Karamanlis kërkon të zbusë presionin që vendet anëtare dhe SHBA po bëjnë ndaj Greqisë në përpjekje për të pranuar edhe Maqedoninë bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë në nisjen e procesit të anëtarësimit. Kështu Kryeministri grek i ka dërguar një letër të gjithë kryeministrave të vendeve anëtare të NATO-s dhe sekretarit të përgjithshëm Scheffer, përmes së cilës tregon interesimin e Greqisë dhe dëshirën e saj për zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përjashtuar Maqedoninë, e cila sipas tij nuk ka dhënë zgjidhjen e kërkuar për vendin anëtar të aleancës. Karamanlis kërkon që veto e saj të mos jetë e përhershme, por deri në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Sipas tij, ftesa Maqedonisë do të mund t’i jepej në samitin që do të zhvillohet pas Bukureshtit. “Në çdo rast ne jemi të gatshëm brenda muajve në vazhdim sapo këto probleme të tejkalohen, të ftojmë Maqedoninë të hyjë në aleancë”, thuhet në letrën e Kryeministrit grek. Çdo gjë pritet të vendoset gjatë darkës me të gjithë kryetarët e shteteve edhe pse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke në një konferencë për shtyp u shpreh i vendosur që Greqia të bllokojë ftesën për Maqedoninë, ndërsa u shpreh i vendosur në mbështetjen e Shqipërisë për marrjen e saj.
Samiti
Shqipëria do të marrë ftesën për në NATO në një nga vendet e ish-Traktatit të Varshavës, ku edhe ajo ka qenë pjesë e tij. Jo vetëm kaq. Firma e vendeve të Aleancës do të hidhen në “Pallatin e Popullit”, i ndërtuar nga ish-diktatori rumun Nikolae Çaushesku. Por ish-vepra e një prej diktatorëve më të përgjakshëm të komunizmit me të cilën kërkonte të sfidonte Perëndimin kapitalist, nuk e ka penguar aspak Bukureshtin për të organizuar një samit model për infrastrukturën që ofron dhe mbështetjen teknike me të cilën lehtëson punën e gazetarëve. Duket se rumunët e kanë marrë si sfidë organizimin e këtij samiti, i cili për nga rëndësia që ka dhe vendimet që do marrë do të mbetet në historinë e Aleancës së Atlantikut Verior.
Berisha
Kryeministri shqiptar ka mbërritur dje paradite në kryeqytetin rumun i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, dhe kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj. Kryeministri Berisha i është përgjigjur interesimit të disa mediave të huaja rreth ftesës që Shqipëria pret të marrë nga ky samit. Sipas Berishës mosmarrja e ftesës nga Maqedonia do të sjellë destabilizimin e rajonit. “Stabiliteti i fqinjëve është thelbësor për Shqipërinë, Kosovën, Greqinë, Bullgarinë dhe për të gjitha vendet e tjera të rajonit”, tha Berisha.
Basha
Shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha, u shpreh dje për mediat shqiptare në Bukuresht se Shqipëria është e sigurt në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Duke folur nga Bukureshti, ministri Basha e cilëson marrjen e ftesës si një
siguri më të madhe për diplomacinë shqiptare. “Dita e 3 prillit do të jetë historike për shqiptarët. Jemi të sigurt për marrjen e ftesës ditën e nesërme. Arritëm në tre prill një fazë të re për politikën shqiptare”, tha Basha.
Topi i bashkohet delegacionit në Bukuresht
Për çështje sigurie, delegacioni shqiptar nuk ka udhëtuar me të njëjtën linjë ajrore. Presidenti Topi ka mbërritur dje pasdite në Bukuresht, duke iu bashkangjitur delegacionit zyrtar shqiptar. Topi dhe Berisha do të jenë sot prezentë në sesionin hapës të samitit në 59 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut Verior
Samiti i NATO-s, policia rumune arreston 46 anarkistë
Policia rumune ka bllokuar dje pasdite një grup anarkistësh, të cilët ishin përgatitur të protestonin sot në ditën zyrtare të hapjes së samitit. Kanë qenë 46 persona të cilët janë shoqëruar në komisariatin e policisë nën akuzën e tentativës për prishjes së qetësisë publike. Mediat rumune transmetuan dje aksionin e policisë, e cila në një shtëpi afër qendrës së Bukureshtit ka gjetur 10 gjermanë, disa belgë, anglezë dhe rumunë të cilët kishin ditë që qëndronin në kryeqytetin rumun për të demonstruar kundër samitit të NATO-s. Ata kishin marrë me qira një vilë në të cilën kishin përgatitur pankarta dhe parulla kundër NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por momenti kur kishin dashur të shkarkonin në vilë një ngarkesë me bojëra spraj me të cilën do të shkruanin parullat e tyre, kanë qenë pa fat, pasi kanë hyrë në konflikt me të zotin e vilës, i cili pasi ka parë shumë të huaj në shtëpinë e tij ka lajmëruar policinë, e cila ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e tyre. Në fakt rreth një muaj më parë sipas mediave rumune, anarkistët kishin paralajmëruar përmes një letre mediat dhe organizatorët e samitit se do të protestonin në rrugët e Bukureshtit. Edhe pse policia vendase kishte marrë të gjitha masat, madje edhe me bllokimin e kufijve për elementët e dyshimtë, anarkistët kishin arritur të mbërrinin në Bukuresht para se të nisnin masat e sigurisë.
Bakojanis nxjerr jashtë dy gazetarët shqiptarë
Në përfundim të darkës zyrtare me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, ka thirrur një konferencë për shtyp për të konfirmuar veton kundër Maqedonisë. Por çuditërisht pas hyrjes së sallën e konferencave të kreut të diplomacisë greke, është urdhëruar nxjerrja jashtë e të gjithë gazetarëve jo grekë që ishin të pranishëm në këtë konferencë. Nga salla ku do të fliste Bakojanis është nxjerrë jashtë edhe gazetari i "Panorama" dhe drejtori i "Top Channel", që po prisnin nisjen e konferencës. Mësohet se ka qenë pikërisht kërkesa e ministres së Jashtme greke për të nxjerrë jashtë të dy gazetarët shqiptarë.
PSD
Gjinushi: Po NATO-s, jo Berishës
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se “PSD-ja është pro reformave dhe anëtarësimit në NATO, por është kundër Kryeministrit Sali Berisha”. Gjinushi vlerësoi se “PSD-ja mbështet mitingun e së premtes për t’i thënë qartë dhe publikisht po NATO-s dhe jo Berishës”. “Ftesa për në NATO është automatikisht ftesë për largimin e Berishës”, deklaroi Gjinushi. Sipas tij, ftesa për në NATO ka mbërritur që në vitin 1999, periudhë që vendi ynë kontribuoi në krizën e Kosovës, gjatë qeverisjes socialiste. “Shqipëria e ka marrë ftesën e anëtarësimit në Aleancë që në vitin 1999, kur mbështeti ndërhyrjen e forcave aleate në Kosovë, si dhe kur ushtarakët tanë u bënë pjesë e forcave paqeruajtëse kudo në botë”, deklaroi Gjinushi. Duke folur për rolin e Kryeministrit Berisha në këtë proces, ai tha se “Shqipëria, si vend kandidat për anëtar në NATO e BE, nuk mund të drejtohet më prej tij, pasi ai është denoncuar me fakte nga të gjithë për ngjarjen e Gërdecit”. “Pas Samitit të NATO-s ai duhet të largohet për t’i hapur rrugën procesit real integrues të vendit”.
Bush: Sot u japim ftesën
Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush ka paralajmëruar marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
Në një konferencë për shtyp gjatë paradites së djeshme në Bukuresht shefi i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se “NATO nesër (sot) do ta marrë vendimin historik që tre vendet nga Ballkani: Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia ta marrin ftesën për anëtarësim në Aleancë”. Megjithëse ende nuk ka një vendim për Maqedoninë, për shkak të problemeve të saj me Greqinë lidhur me emrin, presidenti i SHBA-së, është shprehur i sigurt në vendimin që do të merret sot paradite në Samitin e NATO-s lidhur me fatin e tre vendeve të Kartës Adriatik 3. Madje Bush ka vazhduar edhe më tej duke thënë se Aleanca ka nevojë për këto tre vende. Duke u rikthyer mbrapa në kohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se rajoni ynë ka qenë arenë e luftërave dhe shartimeve etnike, ndërkohë që sot në këtë rajon mbizotëron paqja dhe toleranca. Të gjitha këto ndryshime, sipas Bush, janë falë ndërhyrjes së NATO-s. “Para një dekade Ballkani ishte rajon i shkatërruar nga luftërat, fanatizmi dhe pastrimi etnik. Sot është rajon i rritjes së lirisë, tolerancës dhe paqes. Këto ndryshime janë rezultat i aksionit të NATO-s dhe vendimeve të guximshme nga liderët e Ballkanit, të cilët punuan në tejkalimin e dhunës dhe ndarjeve të së kaluarës. Në shenjë njohjeje të këtij përparimi, nesër NATO do ta marrë vendimin historik që tre vendet nga Ballkani: Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia ta marrin ftesën për anëtarësim në NATO”, deklaroi presidenti Bush në ditën e parë të samitit të Bukureshtit. Ai premtoi mbështetjen e fuqishëm amerikane për anëtarësimin e tre vendeve në NATO. Sipas kreut të shtëpisë së Bardhë, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë kaluar nëpër një rrugë të vështirë reformash për ndërtimin e shoqërive demokratike. “Këta tre shtete kaluan një rrugë të vështirë të reformave dhe ndërtimit të shoqërive të lira. Ato janë të gatshme të kontribuojnë në NATO ndërsa qytetarët e tyre e meritojnë sigurinë që e ofron NATO”, tha Bush. Gjatë gjithë ditëve të fundit, kreu i shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar qëndrimin e Washingtonit për të bërë pjesë të Aleancës tre vendet e Kartës Adriatik 3. Gjatë një interviste për mediat rumune, kroate dhe ukrainase, Bush tha se do t’i përkrahë në samit. “Do të përkrah faktin që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia të ftohen për t’iu bashkuar aleancës. NATO nuk ka qëllim ndërtimin e bazave të përhershme në Kroaci, por të jesh pjesë e Aleancës përbën avantazh për një ushtri moderne”, theksoi Presidenti SHBA-së, Xhorxh Bush. Në të njëjtën kohë edhe sekretarja e Shtetit, Kondoleza Rajs u bëri thirrje 26 krerëve të vendeve anëtare të NATO-s që në mbledhjen e ditës së sotme në Bukuresht t’u japin ftesat tre vendeve, të cilat që nga viti 2004 kanë firmosur Kartën Adriatik 3, çka do të ndikojë sipas Rajs, për stabilitetin në rajon. a.sh
Mediu: Kontribut dhe PR-ja
Ish-ministri Fatmir Mediu në konferencën për shtyp theksoi se, “anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do t’i japë fund tranzicionit të gjatë në vend”. “Këto dy vjet e gjysmë kanë qenë vite përkushtimi dhe angazhimi të qeverisë për plotësimin e detyrimeve të vendosura nga NATO, ku PR-ja ka pasur rolin e saj të padiskutueshëm, si në qeverisje, parlament dhe në jetën politike të vendit. Në këtë moment historik, kryetari i PR-së tha se kjo aspiratë nuk mund të realizohej pa aleatët tanë historikë, SHBA dhe vende të tjera aleate, pa të cilat kjo ditë do të ishte shumë e largët”, tha Mediu.
Shehu: Hap drejt anëtarësimit
Partia Demokrate e Re vlerësoi se “marrja e ftesës për anëtarësim në NATO është pasojë e reformave të thella që ka zhvilluar Shqipëria që nga viti 1992, si dhe e ndryshimeve esenciale dhe zhvillimeve mjaft të mira që ajo ka pasur në këto vitet e fundit”. Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, gjatë një konference për shtyp, u shpreh sot se “sipas të gjitha gjasave Shqipëria do të marrë ftesën për të hyrë në NATO, dhe për të qenë vend anëtar i saj me të drejta të plota”. Ai i bëri thirrje politikës që të jenë koshientë për përgjegjësitë në të ardhmen.
Topalli: Ftesa dhe BE merita të Berishës
Gjatë marrjes pjesë në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër, numri dy i PD-së, Topalli, ka dhënë nota maksimale për qeverisjen e Kryeministrit Berisha. “Ftesa në NATO është padyshim meritë e Kryeministrit Berisha, është meritë e reformave të tij që ka ndikuar pozitivisht në këtë hap kaq të rëndësishëm. Janë pikërisht reformat e mëdha të marra nga lidershipi 2-3 vitet e fundit, që po bëjnë të hapet një histori e re për Shqipërinë. Është meritë e kryeministrit që na bën të hyjmë në NATO, është meritë e tij që hyri në negociata për liberalizimin e vizave në Shqipëri, është Kryeministri Berisha që bëri të mundur firmosjen e MSA-së”, deklaroi kryeparlamentarja. Ndërsa shpalosi idenë se një ftesë e tillë pritet t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri, duke hyrë në etapa të zhvillimeve të reja të një shteti modern. “Ftesa në NATO jo vetëm që do të thotë fundi i tranzicionit në Shqipëri, por do të thotë për shqiptarët më shumë mundësi në zhvillimin e tyre ekonomik, do të thotë të ketë më shumë siguri për Shqipërinë dhe kombin shqiptar në çdo situatë të ardhshme”, theksoi Topalli. r.d
Samiti direkt në Kuvend
Ndërkohë, ngjarja e madhe e Samitit të NATO-s pritet të pushtojë dhe sallën e Parlamentit shqiptar. Sipas burimeve pranë Kuvendit, mësohet se lidhja me Samitin do të varet nga transmetimet që do të bëjë Televizioni Publik Shqiptar. Kjo është hera e tretë që do të mundësohet lidhja direkte në Kuvend, me anë të vendosjes së një ekrani të madh në sallë. Hera e parë ishte lidhja direkte me Brukselin, firmosja e MSA-së me Shqipërinë dhe e dyta shpallja e pavarësisë së Kosovës, ku momenti historik u ndoq live nga deputetët e Kuvendit.