Lirimi i Delijorgjit, akuza ankesë në Gjykatën e Lartë
• Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, e cila pushoi akuzat ndaj biznesmenit të hekurit Mihal Delijorgji.
Ankesa e Prokurorisë së Apelit të Durrësit për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Dytë në këtë qytet që i dha pafajësinë pronarit të kompanive “Alb Demil” dhe “Përparimi” sh.a, është regjistruar në Gjykatën e Lartë në janar 2008. Lajmi është konfirmuar dje nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Apelit të Durrësit. Sipas tyre, organi i akuzës nuk ka qenë dakord me vendimin e Gjykatës së Apelit në Durrës, të dhënë më 17 dhjetor 2007 i cili rrëzoi si të pa bazuara akuzat e ngritura ndaj Mihal Delijorgjit. Proceset e mëparshme gjyqësore ndaj biznesmenit të njohur të hekurit u rikthyen në qendër të vëmendjes pas tragjedisë së ndodhur në Gërdec, kur fabrika e firmës “Abl Demil” në pronësi të Delijorgjit shpërtheu duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur dhe 300 të plagosur. Tregtari Mihal Delijorgji është arrestuar që qëndroi vetëm pak kohë në paraburgim në vitin 2006, kur ndaj tij u ngritën akuzat e “falsifikimit të dokumenteve”, “shmangies nga detyrimet doganore” dhe “evazionit fiskal”, në vlerën 1.2 milionë euro. Duke depozituar një garanci pasurore prej 1 milionë euro, Delijorgji arriti të fitonte lirinë vetëm pak kohë pas arrestimit të tij të bujshëm, ndërsa më tepër se një vit pasi ishte prangosur, një trup gjykues i Gjykatës së Apelit në Durrës, rrëzoi akuzat e ngritura nga Prokuroria në adresë të Delijorgjit, duke pretenduar se provat ishin të pamjaftueshme. Shkeljet e shumëpërfolura të cilat dyshohet se kanë sjellë edhe lirimin e Mihal Delijorgjit nga burgu dhe i kanë dhënë atij mundësi të vazhdonte normalisht aktivitetin e tij, tashmë po verifikohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. KLD-ja ka filluar një inspektim të përgjithshëm për vendimet dhe procedurat e ndjekura nga gjykatat e Durrësit në gjykimin e Mihal Delijorgjit. Por pafajësia e tij tashmë rrezikohet edhe nga fakti se dosja është regjistruar në Gjykatën e Lartë e cila ka tagrin ligjor të cilësojë të pavlefshme dhe të rrëzojë të gjitha procedurat dhe vendimet e dhëna më parë nga gjykatat e shkallëve më të ulëta. Dosja penale me akuzat e evazionit fiskal, falsifikimit dhe shmangies së detyrimeve doganore tashmë ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme e cila ka caktuar prokurorin që do të përfaqësojë akuzën në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë
Dosja penale që akuzon Mihal Delijorgjin tashmë ka kaluar në Dhomën e Këshillimit të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit mësohet se ka kryer edhe procedurat e hedhjes së shortit me qëllim përcaktimin e trupit gjykues, i cili do të shqyrtojë çështjen. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se gjyqi ndaj Mihal Delijorgjit në Gjykatën e Lartë, pas shqyrtimit paraprak të dosjes, pritet të mos zgjasë më shumë se dy seanca. Gjykata e Lartë mësohet se pasi ka shqyrtuar dosjen fillimisht do të shprehet nëse pranon të marrë në shqyrtim ankesën e bërë nga Prokuroria lidhur me vendimin që bëri të pafajshëm biznesmenin Mihal Delijorgji. Ligji përcakton se Gjykata e Lartë në shqyrtimin e çështjes penale nuk kryen asnjë interpretim apo vlerësim të provave por angazhohet vetëm në aspektin procedural të çështjes. Në këtë mënyrë, burimet e Prokurorisë thonë se Gjykata e Lartë mund të “korrigjojë” gabimet e bëra më parë nga Gjykatat e Durrësit të cilat me vendimet e tyre i kanë dhënë lirinë Mihal Delijorgjit. Pasi u la i lirë në vitin 2006, biznesmeni i njohur mori edhe pafajësinë më pas, në 17 dhjetor 2007 kur tre gjyqtarë ushtarakë nga Tirana, në emër të Gjykatës së Apelit Durrës, shpallën pushimin e akuzave të ngritura duke pretenduar se provat e gjetura nga prokuroria nuk ishin të mjaftueshme. Një vendim i tillë që e bënte të pafajshëm Mihal Delijorgjin për akuzat që ishin ngritur ndaj tij, mësohet se është ankimuar nga prokuroria e Apelit të Durrësit vetëm dy javë pasi biznesmeni i hekurit kishte marrë pafajësinë. Në fakt Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, e dënoi Mihal Delijorgjin me një gjobë 10 milionë lekë të reja për akuzën e kontrabandës me mallra të tjerë. Gjykata e Faktit në Durrës ishte shprehur në vendimin e saj se Delijorgji duhej të shlyente të gjitha detyrimeve që kishte ndaj shtetit, por ky vendim është ankimuar nga avokatët e biznesmenit në Gjykatën e Apelit të Durrësit e cila i dha pafajësinë të dyshuarit.
DEPOZITAT
Që në vitin 2004 kur doganat kanë regjistruar shmangie nga Mihal Delijorgji dhe ndaj tij u ngritën akuzat e para është diskutuar mundësia e bllokimit të llogarive bankare në emër të tij. Megjithatë një veprim i tillë është kompetencë ligjore e Gjykatës ndërsa gjykatat nuk dhanë në asnjë rast vendim për bllokimin e pasurive të personit që u akuzua se i kishte shkaktuar shtetit një dëm në vlerën e të paktën 1.2 milionë dollarëve.
DOGANAT
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë kallëzim penal dhe ka vënë në dukje shmangien nga detyrimet për firmën “Përparimi” sh.a në pronësi të Mihal Delijorgjit. Vetë doganat bashkë me “CAM Albania” kishin bërë një hetim paraprak përmes Drejtorisë së Hetimit për shmangien e bizneseve të Delijorgjit nga detyrimet. Më pas kjo dosje e krijuar gjatë këtyre hetimeve është depozituar në Prokurorinë e Durrësit, ku janë ngritur akuzat penale në adresë të biznesmenit.
KLD “hetim” gjyqtarëve që liruan Delijorgjin
TIRANE – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka filluar një inspektim të përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Durrësit lidhur me vendimin e këtij institucioni të datës 17 dhjetor 2007, për rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj Delijorgjit. Burimet zyrtare nga KLD-ja janë shprehur se një grup inspektorësh po verifikon nga afër të gjithë dokumentacionin e çështjes në Apelin e Durrësit si dhe procedurat dhe arsyetimin e ndjekur nga ky institucion për vendimin e rrëzimit të akuzave ndaj Delijorgjit. Burimet zyrtare të KLD-së thanë se vendimi është dhënë nga një trupë gjykuese prej tre anëtarësh, gjyqtarë ushtarakë të mbërritur nga Tirana pasi gjyqtarët e Apelit të Durrësit ishin konsumuar në këtë çështje, të cilën e kishin shqyrtuar më parë. Sipas ligjit një gjyqtar nuk mund të marrë pjesë më shume se një herë në shqyrtimin e një dosje penale. Trupi gjykues, i cili rrëzoi akuzat e ngritura nga Prokuroria në adresë të Mihal Delijorgjit, sipas të dhënave nga KLD-ja ka pasur në përbërje tre gjyqtarë ushtarakë të Apelit, Naum Pejo, Ylli Minka dhe Shaqir Gradica. Këta gjyqtarë sipas verifikimeve të KLD-së kanë dhënë vendimin për pushimin e çështjes duke gjykuar se nuk provoheshin elementet e veprës penale ndaj Delijorgjit. Gjyqtarët që rrëzuan akuzat e ngritura ndaj Delijorgjit kërkuan gjithashtu pushimin e padisë civile të bërë nga doganat në adresë të Mihal Delijorgjit.
Akuzat “e rrëzuara” të Delijorgjit
Mihal Delijorgji, pronar i disa bizneseve të hekurit dhe skrapit është akuzuar sipas nenit 174 të Kodit Penal të Shqipërisë se ka kryer veprën penale të kontrabandë me mallra të tjera të cilat i ka transportuar brenda dhe jashtë vendit duke deklaruar më pak në doganë se sasia e ngarkesave e si rrjedhim duke paguar më pak. Akuza tjetër ndaj Delijorgjit, ka qenë ajo e falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, sipas nenit 190 të Kodit Penal. Si rrjedhim i kontrabandës, Prokuroria gjatë hetimeve të saj ka arritur në përfundimin se Mihal Delijorgji gjatë këtij aktiviteti kishte kryer edhe veprat penale të evazionit fiskal dhe shmangies së detyrimeve doganore të cilat u rrëzuan nga gjykata. Mihal Delijorgji, pronar i disa bizneseve të hekurit dhe skrapit është akuzuar sipas nenit 174 të Kodit Penal të Shqipërisë se ka kryer veprën penale të kontrabandë me mallra të tjera të cilat i ka transportuar brenda dhe jashtë vendit duke deklaruar më pak në doganë se sasia e ngarkesave e si rrjedhim duke paguar më pak. Akuza tjetër ndaj Delijorgjit, ka qenë ajo e falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, sipas nenit 190 të Kodit Penal. Si rrjedhim i kontrabandës, Prokuroria gjatë hetimeve të saj ka arritur në përfundimin se Mihal Delijorgji gjatë këtij aktiviteti kishte kryer edhe veprat penale të evazionit fiskal dhe shmangies së detyrimeve doganore të cilat u rrëzuan nga gjykata.