E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darke pasanikesh per pensionistet

Nga Artan Mullaj

Stuhi e re dhe situate e re ne luften e pandershme te krijimit te pershtypjeve. Keshtu mund te shprehet me dy fjale orevajtja elektorale e qeverise dhe ironia elektorale, por edhe naiviteti elektoral i kryeministrit me dhuraten e re premtuar pensionisteve. 50 dollaret e premtuar gjalleruan njefaresoj kureshtjen publike. Pas “duarve te pastra”, kryeshtetari publikoi edhe njehere parametrat humane te liderit te merakosur shume per qytetaret. I palodhur dhe energjik si perhere ne hipokrizine e tij, i preokupuar “seriozisht” per festimin popullor te Vitit te Ri, i pakrahasueshem,i pakonkurrueshem,e i paperballueshem ne aventurat elektorale te mashtrimit, Sali Berisha u shfaq ne ekrane dhe regetiu si nje konkurrent i Sorrosit kete here: lider shpirtmadh e bamires. I mallengjyer e i ndjeshem si gjithmone; u cilesua ne ekrane me nje fytyre revolucionare muskujsh e nervash te pafajshme, per te hedhur ne tregun e pamposhtur te peshperimave kryelajmin, lajmzbehes dhe sfidues, me nje eufori narkomani: Qeveria do te qerase pensionistet per vitin e ri me nje darke pasanikesh. Nuk i tha shprehimisht,por la te kuptohej se me 50 dollare mund te darkosh vençe ne lokalet luksoze te Tiranes; me kaq para mund te festosh ne ambiente ku mund te shohesh dhe enderrosh rinine e veshur me aurore e me shije moderne dhe ti lejosh vetes perfytyrime te ndaluara;me kaq para mund ti provokosh vetes orekse seksuale dhe te guxosh te perfytyrosh detajisht edhe ndonje pushtetar (minister) apo pushtetare (ministre) ose lakuriq,ose ne skena intime…;me aq para mund edhe te çiftezohesh madje kushedi,mund te besh edhe dashuri te heshtur dhe te vonuar, si bene bie fjala, heronjte pleq tek “Dashuri ne koherat e koleres” te Markezit.
50 dollare e pak nuk jane çeshtje e thjeshte per pensionistet tane fukarenj, aq sa, nese llogariten si dhurate,e sidomos nese llogariten si dhurate kryeministri, marrin nje fuqi dhe nje vlere simbolike; 50 e pak dollare mund te mbartin energjine e nevojshme per te provokuar simpati tek te mjeret; 50 dollare dhurate qeverie,ngjajne me nje çast shperthimi hyjnor; pensionistet do mund te jene nje hap larg nje çasti lumturie te virgjer;ata,gjithsesi, nuk do te ndihen jetime ne shkallezimin e ri te kujteses;ata nuk do te perfillin furine e mbarimit te jetes perpara,ne po ate mase qe gjithashtu do te shperfillin ndjesine e eger te indiferences ne nje bote indiferente;50 dollare per ta jane lajm i mire, realitet i mire, mrekulli, ngushellim, frymemarrje, mbushje, rini, fillim, karikim, ngazellim, perseri enderrim, perseri shpetim,dhe te gjitha keto afrohen sot nga ai, nga vete ai, zemermadhi, shpirtmadhi, hatermadhi, hundemadhi, lavdimadhi, pushtetmadhi, nga vete kryeministri i vendit, Sali Berisha. Keto fraza mund te mos merreshin si sarkazem! Perkundrazi! Mund te pranoheshin si shprehje te nje situate te afruar dashamiresisht nga kryepushtetari yne! Sepse, te qenit kryeminister lumemadh, siç eshte ai,i nje populli te mjere,nuk i privon kurrsesi atij te drejten per te dhuruar para te veshtira moshes se veshtire. Madje ky do te ishte nje akt sublim qe do te meritonte sublimitet ne analize,sikur te jetonim si qytetare te civilizuar ne nje realitet me normalitet dhe emancipim. Por ne shqiptaret jetojme eger nen nje paradoks te paperseritshem shteteror!
Jetojme fatalisht paradoksin,ne te cilin,edhe dhurata dashamirese e Sali Berishes ngjan me nje mize te zeze ne nje supe te ftohte. Tej euforise delirante me te cilen kryeministri shpalli lajmin ne publik,a thua parate qe do dhurohen i nxori nga kuleta e tij,nga kuleta e se bijes,nga kuleta e Rulit apo nga kuleta firmato e Bashes, kryeministri gati ne shperthim prej mbidozes se krenarise,dukej i kenaqur shume per bamiresine e papare dhe per te gjitha arritjet. U shfaq paturpesisht krenar perpara nje populli te çoroditur nga makthet e frikshme te perditshmerise. Ky njeri arkaik,i cili guxon te jete krenar e te buzeqeshe psikologjikisht nje populli te rene ne nje krize te ashper te vetedijes dhe ne nje pesimizem te tmerrshem; kjo mase gabim energjie njerezore,e zgjedhur fatalisht per te drejtuar,eshte pra sot e lire te gjeneroje hipokrizi mbi vuajtjet totale qe jane me shume se kaq. Ai kaleron ne nje arene ku shoqeria eshte katandisur ne nje turme veshevarurish dhe kokeulurish,qe i ka humbur instiktet e vetembrojtjes;ai eshte kryeminister i nje vendi qe ngjan me nje kosh te madh plehrash, te shperndara simetrikisht neper qytete dhe ne te gjitha rruget nacionale… Ai eshte njeshi i murrme i nje shoqerie psikologjikisht te paralizuar ku njerezit vrasin veten dhe te afermit; ai eshte dhurata e hidhur e disfates;ai eshte misionari i varferise;ai eshte shef i nje vendi qe çmendurisht gjemon papushim perdite nga zhurma e gjeneratoreve te sketerres, por edhe nga klithma e ndergjegjeve te plagosura prej zhgenjimit me te kobshem…, eshte udheheqesi i nje kombi qe rreqethet pernate nga mungesa e normalitetit; eshte kryepushtetar i nje vendi me njerez te lodhur,me patriotizem te shuar ne shpirt, me njerez besimshuar, pemethyer, lumeshteruar; eshte i pari i vendit te fundit ne radhe; eshte njeriu i nates dhe i territ;eshte simbol i veshtiresise publike,eshte kryetari i nje qeverie qe nuk vepron por vetem konstaton, eshte perfaqesues i nje ekipi qe nuk ka aksion, veprim dhe fantazi; eshte edhe engjell i mungeses,i premtimeve boshe,por edhe kuçedra e ujit dhe e drites. Shkurt,thjesht,qarte,rendom, marrezishem, klithshem, eshte kryeminister i nje vendi te korruptuar, ku mungon drejtesia, civilizimi,edukata qytetare, pastertia, humanizmi, komunikimi, ndershmeria dhe institucionet serioze.
Megjithate ai dhuron. Megjithate ai eshte krenar! Dhe kjo nuk eshte pak!

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›