E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qe te gjesh te nesermen ne Atdheun tend

Veledin Durmishi

E kam harruar ate fytyre qe mbijetoi nga tragjedia e 9 janarit, por kurrsesi nuk mund te harroj fjalet e tij. Ne nje interviste, pas asaj nate te tmerrshme dimri, te mbetur nen meshiren e nje deti te egersuar, pra, ky njeri qe kishte pare vdekjen me sy, u shpreh se serish do te marre ate udhe, pra, ate udhe drejt Italise, ate udhe qe e largonte tej kufijve te Shqiperise. Çfare e shtynte kete njeri deri ne patjeter te niste nje aventure drejt detit duke qene teper i ndergjegjshem se ndoshta nuk do te sosej dot ku ishte nisur?! Pra, fenomeni i largimit nga Shqiperia vazhdon te jete mbizoterues, madje shqiptaret, edhe pse nuk ikin per nje enderr tjeter, jane te pushtuar nga ajo ndjenja e largimit nga Shqiperia nen refrenin deshperues: ”Ketu nuk u beka gje.” Pra, po ikin nga Shqiperia. Perse duhet te ikin. Shqiperia eshte vend demokratik, me liri fjale, shtypi e levizjeje, eshte vend me mundesi te medha pune, vend ku ndihet iniciativa e lire sipermarrese, por serish shqiptaret tentojne te ikin. Sa me shpejte, nga syte kembet, sikur duan t’i shpetojne nje makthi; te ikin me gomone, me kembe, me maune nen arkat e domateve, fshehur ne barkun e anijeve, te blejne vize me leke borxh, te rrine me muaj nder dyer ambasadash. Kjo sindrome po ndjek shqiptaret qe prej 17 vjetesh. Çfare i mungon ketij vendi qe shqiptari mendon se do ta gjeje diku tej kufijve te tokes se tij?! Largimi eshte nje ide fikse te cilen ai e ka ne koke e qe per ta realizuar ate nuk mendohet dy here. Iken pa menduar çfare le pas e çfare do te gjej perpara. Iken pa le ta gerryeje malli. Iken sikur ketu nuk ka te neserme, ndersa me tutje do te gjeje gjithçka. Nuk eshte e veshtire te gjeje arsyet qe duhet te rrije; ato jane 100, por, me ç’po duket, te ikesh qenkan 101
Se pari: perspektiva: Kemi 17 vjet me radhe dhe ende ate qe kemi inspiruar nuk po e shohim te shfaqe silueten e saj. Gjithçka ka levizur kaq ngadale sa gjithçka eshte e frikshme dhe e zymte. Kerkojme te jemi qytetare te mire te nje kombi te qyteteruar, kerkojme te gjejme edhe me te voglin motiv per te ndryshuar diçka ne te pergjithshmen, por qe zhgenjehemi qe te nesermen. Kjo e ben pesimist e pasiv qytetarin, i ndrydh vullnetin dhe e largon nga pergjegjesia qe ai duhet te ndjeje ne vendimmarrje, e cila do ta mbronte ate nga nje pushtet abuziv dhe do ta bente demokracine nje pushtet funksional. Atdheu per çdo shqiptar nuk jane vilat anes udheve, nuk eshte parada e fjalimeve ne prag zgjedhjesh. por eshte edhe nje konstitucion qe fillon te rrethanat e çastit, te vetedija jone kombetare, te faktoret qe sjellin sigurine e dites se neserme, per te mbaruar te perfaqesimi ne qeveri, ku konvergjimi i politikes me orientim progresist, sjell nje demokraci e cila mund te funksionoje ne te gjitha sistemet e saj. A nuk i lodhi politika qytetaret tane te cilet diten tjeter e shohin Atdheun si shtepine e njerkut?! U lodhen, u ngarkuan me aq strese, sa shpesh heqin dore edhe nga me e vogla pergjegjesi qytetare te sunduar nga mendimi “ky vend nuk behet”!, mendim i cili zgjedhje pas zgjedhjesh po behet dominues. Ka dhjetera qytetare te denje per qytetarine e ketij vendi, te denje qe te perfaqesojne nje pune shteti, por shperblimi i ketij shteti ndaj punes se tij ende mbetet te slogani “per buken e gojes”. Zgjedhjet kane treguar anen me te prapme te shoqerise sone e pasojat e tyre ndihen ne çdo zyre ku punojne burokrate, aparatçike te ardhur aty nga skena nepotike e tribale, veprimet e te cileve tregojne as me shume e as me pak fytyren e nje qeverisjeje qe se shumti sundohet nga anarkia. ǒsjell ne shpirtin e shqiptarit fakti qe ne Shqiperi nuk eshte folur qofte edhe per nje tender te zhvilluar normalisht, fakti se zyrtare, ministra, drejtore, deputete akuzohen per afera korruptive!? ǒndjen shqiptari qe kerkon te gjeje edhe arsyen e fundit per te mos ikur nga Shqiperia, ku qeveria e dyte gjithnje ka demonstruar pamjen me te keqe te se pares!?
Se dyti: Marredheniet shoqeri-qytetar
Kjo marredhenie eshte e deshperuar, nuk ka hapesirat e domosdoshme qe mund t’i jape shprese asaj. Shoqeria jone nuk po promovon, nuk po motivon individin, statusi i te cilit do t’i jepte me teper kuptim proceseve politike e shoqerore. Kane ardhur ne vite aty-ketu elemente te rinj, te diplomuar ne Evrope e gjetke e qe aspiratat e tyre per t’u bere krahe ne punet e medha te Atdheut, jane fashitur shpejt. ǒndjen ky njeri kur politika ngaterron e ngaterrohet ne gjithçka, kur arsimi nuk po gjen dot udhen e vertete te ndriçimit te nxenesi e studenti, kur kultura vdes nga antikultura, kur shoqeria s’po gjen dot orientimin nga i duhet te shkoje, kur korrupsioni eshte ngritur ne sistem, kur motoja e çdo zyrtari eshte ”o burra, vidhni sa te mundni”, atehere cili eshte morali i nje shoqerie qe u be thirrje te veteve te mos e braktisin Atdheun. Cili shqiptar nuk do t’i sulej tragetit sikur te hiqeshin barrierat e vizave? E kjo eshte e dhimbshme, por qe duhet ta pranojme. Nuk mund te ikin pushtetaret te cilet kane paguar per te ardhur aty. Qe kjo marredhenie te jete e qendrueshme, atdheu (qeveria, shoqeria, politika), duhet ta “detyroje” qytetarin qe te mendoje se per te ( atdheun) ai eshte i dobishem, se atij i duhet dora si i duhet edhe mendja e tij. E kur kete ndjesi ai nuk ndjen, atehere ai sulmon emigrimin duke realizuar aspiratat ne toke te huaj e jo ne token e vet. Niçja thote: ”Atje ku njeriu nuk mund te dashuroje me, duhet te iki ne nje vend tjeter.”
Se treti: papunesia
Prirja e pergjithshme qe shqiptaret i “pret ne bese” eshte zhgenjimi i madh qe ata ndiejne ne atdheun e tyre. Per ta atdheu eshte gjithçka; puna, malet e deti, fushat e pyjet, mireqenia e politika, njerezit, ai vete, familja, e sotmja dhe e ardhmja. Por, kur ata elemente qe perbejne atdheun jo rralle shfaqin pamjen e tyre me te keqe, apo me tej, kur siguria e jetes apo punesimi jane ne shkallen e tyre me te ulet, atehere gjithçka ne shpirtin e tyre nis e lekundet. Askush nuk mund te mos e pranoje qe arsyeja kryesore e largimit nga Atdheu eshte mungesa e punes. Qytetari deshperohet nga mungesa e saj, dhe me ose pa nje dore dhe, ai do te emigroje. Ministria e Punes nuk dihet çfare pune ben, por fakti qe papunesia ne Shqiperia eshte ne shifra alarmante, duhet te detyroje qeverine te gjeje pune per krahet e bijve te tij. Pune ka boll ne Shqiperi, por politikat e ndjekura nuk u kane hapur udhe çlirimit te energjive te qytetarit, investimit te kapitaleve te tij, qe shpesh jane jashte kufijve, apo te fjetura nga frika e investimit.
Se katerti: e perditshmja
Eshte mengjesi dhe mbremja qe ende nuk po e bindin qytetarin tone se ketu ja vlen te jetosh. Pasqyra e realitetin shqiptar eshte me nota te trishta, deshperuese, zhgenjyese. Ndihet krejt i çmobilizuar kur erresira nuk po i ndahet qe prej 17 vjetesh, kur per ujin i dihet te rri edhe pagjume, kur edhe plehrat nuk arrijme dot t’i pastrojme, kur gjeneratoret te bejne te marresh arratine nga qyteti yt... Atdheu s’eshte vetem kujdesi ateror; ai eshte dita e punes, eshte marredhenia, identiteti, toleranca, konkurrenca e ndershme, perparesia ndaj tyre e njerezit tane te ndihen te fuqishem, te detyrojne shoqerine shqiptare, politiken e saj, te ndertoje, te sillet, e te mendoje ndryshe. ǒte beje atdheu per te mos u zhgenjyer bijte e tij? Ikja eshte nje alternative, por ndenjja ne Atdhe eshte nje obligim i madh kombetar.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›