Shqiperi-Jordani bashkepunim ne shume fusha
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë Abdulkarim Al Doghmi. Zoti Abdulkarim Al-Doghmi, i përcolli kryeministrit përshëndetjet më të ngrohta e miqësore të Mbretit të Jordanisë Abdulla II. Në takim i ripohua vendosmëria e të dy vendeve për të zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit në fusha si ajo e kulturës, arsimit, turizmit, ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme, në fushën ekonomike, në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim për nxitjen e bashkëpunimit në tërheqjen e investitorëve reciprokë, për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme që ofrojnë ekonomitë e të dy vendeve.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, z.Abdulkarim Al-Doghmi dhe deputetët e parlamentit jordanez e uruan Kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë, si ngjarje jubilare, jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin shqiptar e mbarë kombin.
Kryeministri Berisha falënderoi Jordaninë mike për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar gjatë gjithë kësaj periudhe, në veçanti, mbështetjen që Jordania i ka dhënë shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë Mbretit Abdullah II dëshirën dhe ftesën e tij për të vizituar Shqipërinë, në një kohë të përshtatshme për të.