Wolfart takon Nishanin: Heqja e imunitetit, luftë kundër korrupsionit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Wollfart.
Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e deritanishme të OSBE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me ODIHR-in dhe ekspertët e tij në kuadër të reformës zgjedhore, e cila u përmbyll me sukses gjatë këtij muaji. Presidenti nënvizoi gjithashtu edhe kontributin personal të ambasadorit Wolfart në gjetjen e konsensusit politik në vendin tonë.
Ambasadori Wllolfart nga ana e tij vlerësoi zhvillimet e shpejta që Shqipëria ka bërë në fushën e reformave dhe demokratizimit të institucioneve dhe shprehu besimin se institucionet dhe politika shqiptare do të vazhdojnë në këtë rrugë edhe sa i përket projektligjit për heqjen e imunitetit, i cili do ti shërbejë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryetari i Shtetit e siguroi Kreun e Prezencës së OSBE-së për bashkëpunimin e ngushtë të tij me të gjitha institucionet shtetërore, politike dhe shoqërinë civile në mënyrë të hapur dhe transparente për të dhënë kontributin e tij institucional në zhvillimin demokratik dhe funksionimin efikas të institucioneve demokratike.
30 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Wolfart takon Nishanin: Heqja e imunitetit, luftë kundër korrupsionit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip