Noka ne Abc News Gjithcka per uljen e ndotjes akustike
Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka paraqitur në studion e Abc Neës objektivat e dikasterit që ai drejton, ku një vend të rëndësishëm zë ulja e ndotjes akustike në vend përgjatë sezonit turistik. Ai tha se për këtë është ngritur edhe një Task Force, e cila do të jetë deri në fund të sezonit, ndërsa theksoi se për ata që nuk respektojnë oraret do të ketë penalizime.
Noka nënvizoi se se strukturat e kësaj ministrie po punojnë për një sezon turistik të qetë, në një kohë që imazhi i Shqipërisë turistike po rritet. Sipas tij vendi ynë preferohet nga turistët e huaj, për të cilët garantoi se do të kenë rend dhe siguri.
Më tej Noka shtoi se është rritur transparenca e strukturave të ministrisë dhe policisë dhe Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë, ku krimet janë ulur, gjë që konfirmohet edhe nga statistikat zyrtare, ku vendi ynë rezulton me kriminalitetin më të ulët në BE.
Gjithashtu Ministri i Brendshëm theksoi edhe rezultatet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në masën 50%, e cila ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me vendorët.
Duke evidentuar transparencën në punën e Ministrisë së Brendshme Noka u shpreh se prioritet i Policisë së Shtetit është parandalimi i krimit, ndërsa janë marrë masa edhe për parandalimin e zjarrvënieve të qëllimshme.
Një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare është edhe krijimi i Universitetit të Administratës publike për të cilin Ministri i Brendshëm tha se është ngritur edhe grupi i punës.
Përsa i përket heqjes së imunitetit Noka u shpreh se Partia Demokratike e ka kërkuar që në 2003 me nisma ligjore heqjen e plotë të imunitetit për zyrtarët. Ai tha se është një grup me në krye Edi Ramën, që nuk u intereson heqja e imunitetit, pasi ata kanë se çfarë të fshehin. Sipas tij ky grup që po mban peng imunitetin, po mban peng edhe integrimin e vendit.