E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dash Peza dhe Ardian Klosi, dy partnerët që mbrojnë partnerin Rama

Dje, në dy të përditshme, Ardian Klosi dhe Dash Peza ishin të vetmit partnerë politikë që kishin guxuar t’i dilnin në mbrojtje Edi Ramës, duke dalë garantë për “burrërinë” e tij, bile njëri prej tyre, duke shtuar se Edi Rama i dukej si “yll drite”

Dash Peza dhe Ardian Klosi, ishin të vetmit “trima në luftë”, që kishin marrë përsipër dje, t’i ruanin nderin Edi Ramës.
Në dy gazeta të ndryshme, respektivisht “Gazeta Shqiptare” dhe “Shekulli”, jo aq të pavarura nga Edi Rama, Dash Peza dhe Ardian Klosi, në mënyrë jo aq të pavarur nga njëri-tjetri, kishin marrë përsipër, “të burrëronin” Edi Ramën, pas të vërtetave të Kryeministrit Sali Berisha, të thënë për atë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.
Pa përvojën e nevojshme, në reagimet publike, Dash Peza, përballë pyetjeve të “Gazetës Shqiptare”, përgjigjej me fraza të shkëputura të fjalimeve të Edi Ramës, ku duke pretenduar se e mbronte Edi Ramën, teksa fliste për “aksion politik” të opozitës, apo edhe për “pengesat e hyrjes së opozitës në Kuvend”.
Për sa u përket akuzave të artikuluara nga Kryeministri Sali Berisha, për lidhjet mes tij dhe Edi Ramës, Dash Peza “mbronte” veten dhe kryesocialistin, duke i quajtur deklarimet e Berishës, si tentativa, “për tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik nga problemet e mëdha”. Në “mbrojtjen” e tij, ndaj Edi Ramës, duke mos harruar të uronte për festën e “Kurban Bajramit”, lexuesit e “Gazetës Shqiptare”, Dash Peza, çuditërisht nuk tregonte “variantin e tij”, për atë natë, kur “një burrë, ishte ngritur nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe kishte shkuar te shtrati i Dashit (Pezës)...”.
Të paafirmuarit Dash Peza, i ishte bashkëngjitur dje në mbrojtjen ndaj Edi Ramës, edhe Ardian Klosi. Në një shkrimin e tij te gazeta “Shekulli”, Ardian Klosi, duke u endur sa nga “pazari i peshkut”, në “pazarin e kanistrave”, apo “tezgat e sendeve të vjedhura”, me fjalorin e vitit 1954 të Gjuhës Shqipe nën sqetull, duk u rrekur të mbronte Edi Ramën, na zbuloi diçka që dihej.., që ai Ardian Klosi, as më shumë e as më pak, ishte “një nga njerëzit që kishin bërë udhë me të (Edi Ramën)”.
Dhe në këto bashkëudhëtime me Edi Ramën, Ardian Klosi kishte zbuluar se, kryesocialisti “është djalë si ai, është kavalier dhe i sojmë, me dritën e Mesdheut në ballë dhe jo me mjegullën e shpellave në shpirt, ai grave u jep dorën dhe i mban në pëllëmbë të dorës...”, etj., etj...
Pastaj nga pozitat e “të vuajturit” në radha e qumështit, të para viteve ’90, Ardian Klosi, risillte në kujtesën e tij dialogje të grave që bashkëmbanin radhën me atë, në pritje të mbërritjes së furnizimit me qumësht, dialogje që çuditërisht ai i mbante mend shumë mirë.
Por, Ardian Klosi, megjithëse rrekej e rrekej të mbronte Edi Ramën, duke thirrur në ndihmë dialogjet e grave në radhën e qumështit, harronte të mohonte (të shpresojmë jo për faj të kujtesës së tij) që Edi Rama, “që i vogël të jetë trajtuar me mjekime dhe medikamente për probleme psikike”, “që Edi Rama të ketë nxjerrë nënën e tij nga shtëpia, me rrobat e gjumit”, “që Edi Rama të ketë fotografuar një ish-të dashurën e tij. lakuriq në një plazh publik, foton të cilën më pas e shpërndau, për tu dukur ‘trendy’”, “që Edi Rama, të ketë rrahur e masakruar, duke e lënë edhe lakuriq, të dashurën e radhës, të cilës, besohet se më parë i kishte vrarë të dashurin”..., etj., etj... deklarata të tjera të Kryeministrit Sali Berisha, për të cilat ai Ardian Klosi, nuk kishte ndonjë shpjegim, megjithëse fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 1954, e kishte nën sqetull...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›