E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashamir Ohri Ju tregoj naten e pergjakshme ne Pashaliman kur u perleshem me grushte me sovjetiket

Ish-komandanti historik i bazes se nendeteseve shqiptare per here te pare tregon detajet e shumeperfolura te nates se 4 qershorit te vitit 1961 kur ushtaret sovjetike vendosen te shkaterronin nendeteset qe do te mbeteshin ne Vlore. Cilat qene debatet e bera ne mesnate nga dy admiralet dhe urdhri qe moren ushtaret tane

Hyrje

Nje urdher urgjent i Enver Hoxhes shkon ne bazen e perbashket shqiptaro-sovjetike te Pashalimanit i cili kerkon me cdo kusht ruajtjen e nendeteseve dhe marrjen e tyre pa asnje lloj incidenti. Ne fund ai sakteson Cdo gje ne ate baze duhet te behet pa derdhur as nje pike gjaku sovjetik.

Kjo ngjarje ka ndodhur pikerisht ne vitin 1961 kur Shqiperia kishte kaluar ne pozicion luftarak perballe miqve te saj te hershem sovjetikeve. Eumlshte ajo ngjarje se ciles i referohet Ismail Kadareja ne kapitullin e librit te tij te famshem Dimri i Madh. Pikerisht ajo ngjarje e pershkruar nga Kadareja nepermjet regjisorit Pirro Milkami u zhvendos ne filmin artistik Balle per Balle.

Sot per lexuesit e gazetes sone jepet deshmia e ish- komandantit te asaj baze Dashamir Ohri rolin e te cilit e luan aktori i mirenjohur Bujar Lako. Cfare ndodhi ne te vertete ne ate baze kur ushtaraket shqiptare u urdheruan te marrin nendeteset nga duart e sovjetikeve te cilet i kishin mbajtur deri ate moment. Si evoluoi situata qe filluan provokimet mes radheve te ushtarakeve. Ngjarja e ndodhur naten e fundit kur do te largoheshin sovjetiket nderkohe qe ushtaret e tyre filluan te shpartallonin cdo gje ne repart dhe reagimi i komandant Ohrit i cili i dha admiralit sovjetik Jegorov vetem 30 minuta kohe per te rivendosur gjendjen. Jane keto disa nga detajet qe rrefen pikerisht zoti Ohri ne intervisten e tij te meposhtme.

Sovjetiket filluan katrahuren

Ishte ora 23.00 e dates 4 qershor. Me bie dera e dhomes ku me se shumti rrija pa fjetur dhe njoftohem qe situata me marinaret sovjetike po dilte nga kontrolli ata po shkaterronin gjithcka sidomos dokumente.

Dola nxitimthi dhe cfare te shikojahellip

Ishte provokimi me i madh qe mund te na benin kishte ardhur momenti nuk mund te prisnim me. Ne ato caste jam ndodhur vetem fare dhe sme ngelej gje tjeter vecse te veproja me iniciative.

Ohri i jep ultimatum admiralit sovjetik

Pas katrahures qe ushtaret sovjetike po benin ne baze shkova me shpejtesi suferine ne zyren e admiralit sovjetik dhe tere tersellime i thashe Shoku admiral njerezit tuaj na kane shkaterruar gjithcka kjo eshte dicka e qellimshme por edhe ne nuk do ju japim mundesine qe te mund te luani kaq lehte. Une si komandanti shqiptar i bazes qe ju e dini se ndodhet ne Shqiperi po ju deklaroj qe brenda 30 minutash ne qofte se nuk merrni masa qe te rivendosni situaten atehere do te pergjigjeni per ate cka do te ndodhe ketu.


Vijon nga numri i kaluar

Zoti Ohri megjithese e theksuam disi momentin kur nepermjet Beqir Ballukut ju erdhi ne bazen e nendeteseve ku ju ishit komandant urdhri i Enver Hoxhes. Per ta rikujtuar disi dhe per te vijuar kete interviste te fundit me ju doja te ritheksonit edhe nje here se cili ishte urdhri qe ju dergoi Enver Hoxha

Ishte fillimi i vitit 1961. Me therrasin ne komanden qendrore te Flotes Luftarake Detare komandant i se ciles pas arrestimit te Teme Seikos kishte ardhur vete ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Fare shkurt dhe pa shume ceremoni Beqir Balluku u shpreh Po vij i derguar direkt nga shoku Enver i cili ju urdheron ne menyren me te prere dhe te padiskutueshme qe Gjak sovjetiku ketu nuk do te pikoje ne asnje menyre. Nderkohe duhet te merrni te gjitha masat te ruhen nendeteset nga cdo gje sidomos nga sabotimet. Duhet te beni kujdes qe te mos ndodhe ndonje rrembim nendeteseje nga ana e sovjetikeve. Qe sot shoku Dashamir Ohri shoku Enver ju urdheron qe ju dhe forcat qe drejtoni nuk do te jeni me dublante por marinare te vertete ne tekniken qe eshte dislokuar ne bazen tone. Pra ne nje permbledhje po te them qe te administroni me nerva te tendosura bazen duke e bere prone tuajen dhe duke mos lejuar qe te ndodhe asnje incident.

Si e ndjete veten pas kesaj

Kjo ishte situata qe dhe mund te vdisje momenti nuk dihej se cfare sillte. Mendjen e ndame perfundimisht qe asaj situate do ti pergjigjeshim me te gjitha mundesite. Ketu mund te them se fale atyre njerezve te mrekullueshem me te cilet kam punuar duke filluar qe nga marinaret e thjeshte te nenoficeret oficeret perfshi ketu sidomos komandantet e nendeteseve shefat e shtabit te brigades komisaret e te gjithe te tjeret qe tani nuk po i permend por qe ndersa i kujtoj me bejne qe te ndjehem i mallengjyer befasisht perlotet dhe kerkon falje. A e di cfare situatash kane ardhur ne ato momente Vetem me shoke te mire dhe njerez qe te kuptojne mund te perballoje gjithe ate stuhi qe te mos dilja i turperuar para popullit tim i cili me kishte besuar komanden e bazes me te rendesishme ne Shqiperi ne ate kohe. Ishin te gjithe njerez te mrekullueshem dhe te perkushtuar ne maksimum dhe me e vecanta ishte se te gjithe nuk pyesnin per jeten perballe ceshtjeve kombetare. Ishim pergatitur te luftonim me cfare te kishim por vetem me arme kurrsesi se ata shkak kerkonin madje po na provokonin cdo dite. Megjithate pas thirrjes se Enver Hoxhes se ishim zoter te nendeteseve na kishte inkurajuar mjaft. Nuk duroheshin me ata.

Po nendeteset a nuk ishin sovjetike

Degjo shume eshte abuzuar me keto thenie madje dhe ne filmin Balle per balle eshte lene te kuptohet se gjithcka u vendos ne Vlore. Mirepo situata dhe cdo gje u diskutua ne Tirane. Per kete erdhi pikerisht zv. ministri i Puneve te Jashtme te Bashkimit Sovjetik Firubi i shoqi i anetares se Byrose Politike te B. S. Furceves i komanduar direkt nga Hrushovi i cili shoqerohej nga komandanti i flotes se Detit te Zi Kasatonov. Nga pala shqiptare i autorizuar direkt nga Enver Hoxha merrte pjese ne takim zv. ministri i Puneve te Jashtme Halim Budo bashke me zevendesin e tij Hito Cakon. Aty pas debatesh argumentesh dhe kunder argumentesh per dy dite u vendos si perfundim qe kater nendeteset e para dhe baza lundruese Tomorri prej 450 vendesh te na ngeleshin neve nderkohe baza tjeter lundruese prej 700 vendesh dhe 8 nendeteset e tjera te mbeteshin te sovjetikeve.

Ishit ne dijeni se mbi cfare kriteresh u moren keto vendime

Nuk e di dhe as u interesova pasi une isha ushtarak dhe ato ishin probleme qeveritare.

Zoti Ohri ju lutem mund te na pershkruani naten e fundit qe iken sovjetiket perfundimisht nga Shqiperia

Kur sovjetiket iken perfundimisht ka qene data 6 qershor 1961. Qe ne fillim te marsit ne kishim kaluar ne gatishmeri zjarri numer nje. Te gjithe flinim ne repart me rroba veshur. Askush prej muajsh nuk takonte dot familjen megjithese i kishim vetem gjysme ore larg qe nga reparti. Mua ma kishte perseritur edhe nje here Hysni Kapo porosine qe na kishte derguar Enver Hoxha. Ai me tha prere Dashamir po qe se je gjaknxehte mos e merr armen me vete. Nuk duhet te kete pike gjaku sovjetik se ata kete kerkojne. Le te ktheheni te vdekur por ta dini se gjakftohtesia juaj do ti sherbeje shume popullit. Ai me la te kuptoja se kush nuk ishte i afte ti bente balle asaj situate le te largohej pa problem. Keshtu qe ne i kishim te gjitha armet pa fisheke dhe te gjithe njerezit tane jane treguar shume te duruar dhe teper moderne. Keshtu po kalonin ditet dhe tensioni yne rritej. Frika se mos na rrembehej ndonje nendetese nuk ishte dicka e kote. Ata dukeshin qe po merrnin masa per gjithcka. Vete marinaret e tyre u thoshin taneve qe nendeteset jane tonat dhe nuk ka pse tjua leme juve. Mirepo kete e tha dhe vete admirali i cili ne nje takim te zakonshem qe une pata me te per ti thene se keshtu ishte shprehur marinari i tyre me tha Kete ju duhet ta kuptoni qe ato tonat jane dhe ska si te behen tuajat dhe aty ku kapeni ju per mbledhjen e Tiranes qe u takuan zv. ministrat tane te jashtem nuk eshte argument. Ju duhet ta dini qe ajo ishte propagande qeveritare etj. etj. biseda te kesaj natyre qe binin sinjale per dicka serioze qe mund te ndodhte.

Po ju si u pergjigjet

U pergjigja me te njejtat tone Ato jane tonat dhe do te ngelen tonat se ka disa marreveshje qe dhe ju keni perfituar nga ne prandaj shoku admiral po ju keshilloj te mos ndermerrni aventura.

Kur erdhi ndarja perfundimtare

Keshtu kaluan tre muaj deri ne oren 23.00 te dates 4 qershor duke u gdhire dita e 5 qershorit. Me bie dera e dhomes ku rrija me nje sy fjetur dhe nje sy zgjuar. Njoftohem se situata me marinaret sovjetike po dilte nga kontrolli ata po shkaterronin gjithcka sidomos dokumentet. Dola nxitimthi dhe cfare te shikoja kudo letra dhe dokumentet sekrete qe kishim ne. Ishte provokimi me i madh qe mund te na benin. Kishte ardhur momenti nuk mund te prisnim me. Ne ato caste jam ndodhur vetem fare dhe sme ngelej gje tjeter vecse te veproja me iniciative.

Pse ku i kishit koleget e tjere

Komisari i bazes kapiteni i rangut te dyte Pal Carapuli me kompanine e sigurimit ishte te shtepite e ushtarakeve dhe per te siguruar depot e rezervave shefi i shtabit Pirro Kola kapiten i klasit te dyte ishte me efektivet ne gatishmeri ne bazen lundruese per te marre situaten ne cdo tentative per rrembim nendetesesh. Ndersa une rrija ne anijet tona diku afer qe ne cdo moment te nderhyja me forca te fresketa.

Si vepruat ne ate situate kur pate sovjetiket

Nuk pyeta me per protokolle apo per ceremonira kortezie. Ashtu tere nerva sic isha shkova menjehere jo vetem pa njoftuar por edhe pa trokitur duke i thene Shoku admiral njerezit tuaj na kane shkaterruar gjithcka. Kjo eshte dicka e qellimshme por edhe ne nuk do ju japim mundesine qe te mund te luani kaq lehte. Une si komandanti shqiptar i bazes qe ti e di se ndodhet ne Shqiperi po te deklaroj qe brenda 30 minutash ne qofte se nuk merr masa qe te rivendosesh situaten atehere do te pergjigjeni per ate qe do te ndodhe ketu. Pastaj dola duke terhequr deren me furi dhe menjehere mora grupin e gatshem te brigades dhe caktova kudo sherbimet e rojeve me shqiptare. Kete e nisa qe nga oficeri i rojes deri te rojet madje te dubluara. Sovjetiket u shokuan nga kjo nderhyrje e menjehershme dhe kaq energjike. Ushtaret tane po fluturonin neper territor per te zbatuar detyrat e marra. Kudo degjoheshin vetem komandat tona. Ishte situate emocionale por teper e nevojshme. Nderkohe u dha urdhri nga shefi i shtabit te bazes qe efektivet e kater nendeteseve te zinin nendeteset. Ne kampin tone u be nje mobilizim i jashtezakonshem dhe ishim ne pritje te asaj qe do te ndermerrnin ata. Gjithsesi ne i kishim zene nendeteset dhe bazen tone lundruese dhe tani na ngelej qe ti ruanim me gjak po te qe nevoja. Kishim te dhena qe ne kodrat perreth artileria dhe kembesoria jone ishte dislokuar ne gatishmeri per te hapur zjarr.

Cfare beri admirali

Kur pa se gjithcka ishte e kote dhe se ne ishim aq te vendosur madje edhe te vdisnim me thirri vetem pas 20 minutash si kisha filluar nga keto veprime. Ai me tha Shoku Ohri per te shmangur cdo incident mes njerezve qe une dhe ti komandojme urdherova qe te gjithe marinaret dhe te gjithe efektivet tane te terhiqen ne kazerme dhe te mos kene asnje kontakt me tuajt. Keshtu besoj se i sherbejme me mire qetesise dhe situates normale midis nesh qe te ndahemi me respekt. E kuptova qe ishte e vetmja rruge qe i kishte ngelur Rriballkos por gjithsesi e pershendeta qe me ne fund arriti te na kuptonte. Keshtu te nesermen ne daten 5 qershor gjithcka ishte shqiptare. Kudo shikohej entuziazem. Ne cdo vendroje ishte marinari yne dhe ne nendetese ishin njerezit tane qe kishin pritur per kater vjet mafiozet sovjetike per te na i dhene. Megjithate ajo dite qe prisnim erdhi. Ne morem nendeteset te cilat jane trasheguar deri sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›