E Diel, 1 Nëntor 2026

fare ndodhi ne bazen e Pashalimanit kur atje fjeti Enver Hoxha me Hrushovin

Ish-komandanti i bazes se Pashalimanit dhe personazhi i vertete i filmit artistik Balle per Balle Dashamir Ohri tregon ngjarjen e panjohur. fare ndodhi qe Enver Hoxha dergoi atje me urgjence Beqir Ballukun

Hyrje

Nje urdher urgjent i Enver Hoxhes shkon ne bazen e perbashket shqiptaro-sovjetike te Pashalimanit i cili kerkon me cdo kusht ruajtjen e nendeteseve dhe marrjen e tyre pa asnje lloj incidenti. Ne fund ai sakteson Cdo gje ne ate baze duhet te behet pa derdhur as nje pike gjaku sovjetik.

Kjo ngjarje ka ndodhur pikerisht ne vitin 1961 kur Shqiperia kishte kaluar ne pozicion luftarak perballe miqve te saj te hershem sovjetikeve. Eumlshte ajo ngjarje se ciles i referohet Ismail Kadareja ne kapitullin e librit te tij te famshem Dimri i Madh. Pikerisht ajo ngjarje e pershkruar nga Kadareja nepermjet regjisorit Pirro Milkami u zhvendos ne filmin artistik Balle per Balle.

Sot per lexuesit e gazetes sone jepet deshmia e ish-komandantit te asaj baze Dashamir Ohri rolin e te cilit e luan aktori i mirenjohur Bujar Lako. Cfare ndodhi ne te vertete ne ate baze kur ushtaraket shqiptare u urdheruan te marrin nendeteset nga duart e sovjetikeve te cilet i kishin mbajtur deri ate moment. Si evoluoi situata qe filluan provokimet mes radheve te ushtarakeve. Ngjarja e ndodhur naten e fundit kur do te largoheshin sovjetiket nderkohe qe ushtaret e tyre filluan te shpartallonin cdo gje ne repart dhe reagimi i komandant Ohrit i cili i dha admiralit sovjetik Jegorov vetem 30 minuta kohe per te rivendosur gjendjen. Jane keto disa nga detajet qe rrefen pikerisht zoti Ohri ne intervisten e tij te meposhtme.

Historia e filmit Balle per Balle

Ngjarjet e filmit artistik shqiptar i cili i kushtohet teresisht divorcit perfundimtar me sovjetiket jane te zhvendosura pikerisht ne ish-bazen e perbashket te nendeteseve ne Pashaliman.

Autori i tij Ismail Kadare historine e konflikteve dhe situatat e krijuara ne ate baze ku jetonin ushtaret e te dy shteteve qe befasisht ishin shnderruar ne armiq e ka permbledhur ne nje kapitull te posacem ne romanin e tij te famshem Dimri i Madh. Ai kapitull ka sherbyer si baze per tekstin e ardhshem te filmit.

Ne periudhen ku zhvendosen ngjarjet e filmit komandant i brigades se nendeteseve apo komandant i bazes sic quhej zakonisht ka qene Dashamir Ohri. Pikerisht figuren e tij aktori Bujar Lako nepermjet regjizures se Pirro Milkanit e ka ngritur ne rangun e nje oficeri qe perjeton momentet me luftarake per atdheun e vet. Nderkohe aktori tjeter i famshem Sulejman Pitarka perjeton ne ate film pikerisht figuren e komandantit sovjetik i cili ne te vertete quhej Jogorov.

Mesohet se gjate xhirimit te atij filmi i cili ka pasur nje kosto te jashtezakonshme per shtetin e atehershem eshte vene ne dispozicion e gjithe baza e nendeteseve si dhe reparte te tjera te marines luftarake. Vete personazhi real i asaj historie Dashamir Ohri i cili personifikohet nepermjet figures se luajtur nga Bujar Lako ka qene konsulent i filmit. Per kete gje ai ka qene plot gjashte muaj mes aktoreve dhe regjisoreve te tij.

Vete zoti Ohri tregon se subjektet kryesore te atij filmi jane pasqyruar sic kane ndodhur ne realitet ndersa kujton se detaje te tilla si perplasje te rendomta dhe nxjerrje pistolete te ushtareve te te dy paleve jane improvizime artistike

Vijon nga numri i kaluar

Zoti Ohri si e ndienit veten ne rolin e komandantit kur bazen e kishit te perbashket me sovjetiket

E verteta e pamohueshme eshte se ne kohen qe baza ushtarake e nendeteseve ne Pashaliman ishte se bashku me sovjetiket ne ishim nenshtruar krejt para tyre. Ne megjithese ishim ne bazen ushtarake te shtetit tone kishim te drejta shume te pakta mbi mjetet luftarake qe disponoheshin aty per te mos thene qe nuk kishim fare. Kjo situate vazhdoi jo nje e dy dite por per kater vjet sa qendruan ne bazen tone. Kete gje e tha hapur edhe komandanti sovjetik Jegorov i cili ne nje moment pa kurrfare druajtje u shpreh Une nuk marr urdhra nga njeri por varem vetem nga komanda ime ne Detin e Zi. Keshtu shqiptaret po paguanin ne menyre te rregullt keto harace qe po i kushtonin kaq shume ekonomikisht saqe ty sta merr mendja.

Mund ta shpjegoni me mire haracin qe paguante populli

Eumlshte fare e thjeshte per tu kuptuar. Per te mbrojtur nendeteset te cilat ishin nen komanden sovjetike kishim krijuar brigaden e mbrojtjes se ujerave qe ishte teresisht ne interes te nendeteseve dhe qe ishte e kompletuar vetem nga shqiptare. Keshtu i binte qe ata dilnin deri ne Mesdhe per detyrat luftarake ne interes te shtetit te tyre ndersa ne i mbronim. Vitet kalonin dhe situata behej shume e rende ne lidhje me ta.

Ju e dinit ne ato momente per carjen qe kishte filluar midis krereve te dy udheheqjeve

Ate cpo ndodhte ne te vertete midis tyre nuk e kuptonim shume se gjithcka mbahej sekret. Por gjithsesi dinim qe dicka po ndodhte pasi ajo po reflektohej ne menyren me te paster ne radhe te pare ne Pashaliman. Keshtu befasisht filluan te na vinin sinjale qe deri te marinaret kishte nisur nje debat politik qe sillte konflikte jo te vogla. Me mbrapa kete situate e pame me syte tane edhe te marredheniet e krereve me te larte te shteteve tona pra mes Enverit dhe Hrushovit kur bene viziten ne bazen tone. Ajo na cuditi aq sa dhe na befasoi. Atehere ata qendruan ne baze nje dite dhe nje nate por ne pame dhe kuptuam fare qarte se cfare marredheniesh ekzistonin mes tyre. Te nesermen i shoqeruam per ne Sarande.

Cfare konstatuat

Ka qene viti 1959 qe tashme dihet nga te gjithe Nikita Hrushovi beri nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Ai erdhi edhe ne Pashaliman ku shoqerohej nga Enver Hoxha dhe Liri Belishova. Dy brigadat tona ajo sovjetike dhe shqiptare ishin rreshtuar perballe njera-tjetres ne te dy krahet e oborrit ku do te hynte Hrushovi. Une i paraqita forcen. Ate nate do te flinin te gjithe ne bazen lundruese Tomorri. Vume re se ne dhomen me luksoze qe ishte e komandantit te bazes sovjetike u vendos Hrushovi ndersa ne dhomen e shefit te shtabit te bazes po te pales sovjetike se ishim dublante qe ishte e dyta per nga komoditeti u vendos te rrinin truprojat e Hrushovit ndersa Enveri apo Liri Belishova u vendosen ne dhoma te nje kategorie me te ulet se te truprojave te Hrushovit. Ne ato momente vume re menjehere se ekzistonte nje ftohje e madhe dhe e dukshme mes Enverit dhe Hrushovit. Keshtu per shembull gjate qendrimit te tyre ne te njejtin vend ata te dy nuk u bene asnjehere bashke per te kaluar kohen e lire. Vetem kur shkonte orari per te ngrene Enveri i bente ftesen si i zoti i shtepise qe ishte. Te nesermen sipas programit u nisen per ne Sarande po me bazen lundruese ku fjeten te shoqeruar dhe nga anijet luftarake te mbrojtjes se ujerave.

U reflektua ajo klime dhe ne marredheniet tuaja me sovjetiket ne baze

Eumlshte e vertete. Por per te qene me i sakte po ju them se ka qene fundi i vitit 1959 kur ne ne menyren me te dukshme po e shihnim njeri-tjetrin jo me si aleate por si armiq te vertete. Mbanim doreza komunikimi sa per sy e faqe por qe nga te dy palet kishte nje urrejtje te madhe. Ne ato momente dihet se si u zhvillua takimi i Bukureshtit dhe te gjitha takimet e tjera deri ne mbledhjen e 81 partive ne Moske. Te gjitha ato pasqyroheshin ne menyren me te zellshme ne bazen e perbashket i thencin. Aty here pas here vinte nga ambasada admirali Zagrebe dhe corodiste dynjane. Po te vinte ai dihej qe kishim nje shkalle distancimi me te madh se heret e tjera. Keshtu si ka ikur Hrushovi nuk kaluan shume dite dhe Zagrebe erdhi teper i karikuar ne baze duke u thene sovjetikeve te veteve qe ju jeni profesoret dhe shqiptaret jane kursantet tuaj prandaj kujdes ne marredheniet me ta nuk duhet te behet profesori me nxenesin nje i vetem.

Po ju si reagonit

E vuanim sa me sbehet. Le kur e dinim qe njerezit pra shqiptaret nuk kishin dijeni se cfare po mbanin ne kurrizin e tyre. Madje e konsideronin si fitore bazen qe na e coi ekonomine pertoke pasi vetem nafte nje nendetese do jo me pak se 124 ton e le me te tjerat ata qindra djem qe rrinin ne dispozicion te ruseve dhe keta te fundit thoshin jemi profesoret.

Ju nuk kishit lundruar asnjehere ne nendetese vetem

Ne nuk kishim mesuar fare dhe ata nuk kishin dorezuar asgje. Kishim pervetesuar vetem detyren e pare kur kishim kaluar dhe tri te tjera. Mirepo kishin kaluar kater vjet keshtu qe ne ne nendetese lundronim kur donin ata. Kur vinte ndonje ekip nderkombetar per inspektim se ashtu u be aty vend pelegrinazhi per kedo qe vinte ne Shqiperi ne pastronim territorin dhe fjetoret ndersa sovjetiket merreshin me nendeteset.

E dinim qe nuk do na mundesonin kurre prandaj dhe ne po merrnim masat tona qe te mos tregoheshim kaq te nenshtruar por qe gjithsesi aty nga viti 1960 filloi nje konflikt i paperballueshem. Po na vinin provokime nga te gjitha drejtimet.

Cfare provokimesh

Qe nga marinaret nenoficeret dhe deri tek oficeret ruse ne te gjitha kontaktet qe kishin me njerezit tane u thoshin per shembull Ne ju mbajme me buke nendeteset jane tonat ju do ta pesoni po u matet me ne ju jeni mijera ne jemi miliona etj..

E si vepronit ju si komandant i bazes ne keto momente

Vepronim vetem me protesta te njeri-tjetri ne komandantet e dy paleve.

Si protestonit

Duhet ta kesh parasysh besoj filmin artistik Balle per balle. Kishim si vend takimi nje kabine per shembull te komandantit te bazes sovjetike ne bazen lundruese. Kur me vinte nje informacion i tille qe kishte pasur nje provokacion une beja regjistrimin ne librin perkates dhe ftoja ne takim ne kabinen e percaktuar admiralin sovjetik Rribillko sepse Jegorovi u zevendesua me Rrabillkon. Ai sipas fteses me priste madje dhe me pije apo me ndonje gje tjeter. Si benim pershendetjet e rastit i thoja pastaj qellimin e takimit per shembull Shoku admiral une kam ardhur te denoncoj nje veprim te marinarit tuaj i quajtur hellip qe ne nje takim qe ka pasur me marinarin tone hellip e ka kercenuar kete te fundit duke i thene hellip per kete ne mendojme se eshte bere me nje qellim te caktuar. Ndersa ai pergjithesisht gjithcka qe i thosha i mbante shenim dhe nderkohe pergjigjej Nuk kam dijeni do te interesohem te marr informacionin ne rruget e mia dhe do te takohemi prape per kete problem. Me mbrapa ndodhte qe sinformohej me ftonte mua ne takim ku ne pergjithesi varionte biseda me formulen e njohur Po eshte e vertete qe ka ndodhur nje incident i tille me dy marinaret tane por vetem se nuk ishte ashtu si na thate ju. Problemi ka qene te marinari juaj ka qene shkaktari i asaj qe ka ndodhur prandaj jemi ne ata qe po protestojme me force per sa ka ndodhur me deshiren e madhe qe mos te perseriten me raste te tilla. Dhe keshtu here une e here admirali Rrabillkon loznim si kungulli me kungulleshken. Mirepo keto gjera po vinin drejt kulmit te pashmangshem derisa ne momente te caktuara po vereheshin dhe konflikte fizike. Pas shume ditesh si kishte ardhur kjo situate kujtojme ketu qe ishte viti 1961 me vjen porosia e vecante nga Enver Hoxha.

Cfare urdhri ju dergoi Enver Hoxha

Ishte fillimi i vitit 1961. Me therrasin ne komanden qendrore te Flotes Luftarake Detare komandant i se ciles pas arrestimit te Teme Seikos kishte ardhur vete ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Fare shkurt dhe pa shume ceremoni Beqir Balluku u shpreh Po vij i derguar direkt nga shoku Enver i cili ju urdheron ne menyren me te prere dhe te padiskutueshme qe Gjak sovjetiku ketu nuk do te pikoje ne asnje menyre. Nderkohe duhet te merrni te gjitha masat te ruhen nendeteset nga cdo gje sidomos nga sabotimet. Duhet te beni kujdes qe te mos ndodhe ndonje rrembim nendeteseje nga ana e sovjetikeve. Qe sot shoku Dashamir Ohri shoku Enver ju urdheron qe ju dhe forcat qe drejtoni nuk do te jeni me dublante por marinare te vertete ne tekniken qe eshte dislokuar ne bazen tone. Pra ne nje permbledhje po te them qe te administroni me nerva te tendosura bazen duke e bere prone tuajen dhe duke mos lejuar qe te ndodhe asnje incident.

vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›