Dashamir Ohri Ne bazen e nendeteseve te Pashalimanit oficeret shqiptare kane qene vetem sherbetore te sovjetikeve

Historine e rralle e tregon vete ish-komandanti i asaj baze i cili hedh drite edhe per djallezite si na e punuan sovjetiket per te drejtuar vete nendeteset qe sollen gjoja per ne
HYRJE
Dashamir Ohri eshte nje nga veteranet e vecante qe njeh historia e Flotes Luftarake Detare e vendit tone. Ai eshte komandanti i bazes se nendeteseve te Pashalimanit pikerisht ne periudhen qe ishte krijuar konflikti i madh me aleatin e hershem Bashkimin Sovjetik. Figuren e Dashamir Ohrit e ndeshim ne rolin e spikatur te komandantit shqiptar te bazes se Pashalimanit te luajtur me aq mjeshteri nga aktori i famshem Bujar Lako te filmi artistik kushtuar atyre momenteve Balle per Balle. Por Dashamir Ohri eshte dhe nje nga 17 oficeret e pare shqiptare qe ka mbaruar studimet ne vitin 1947 ne ish-Jugosllavi ashtu sic eshte dhe nje nga specialistet e pare te pergatitur ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe me pas nje nder personat e pare i pergatitur per nendetese po ne ish-Bashkimin Sovjetik. Ka dale ne peseshen e trete te shkolles se nendeteseve Keshtu ai me begraundin e tij historik shenon dhe nje te dhene tjeter pasi ka qene pikerisht dhe komandanti i nendeteses se pare shqiptare te ardhur me nje katershe nga Bashkimi Sovjetik. Dashamiri ka drejtuar detyra te tilla qe nga komandant i nje nendeteseje dhe deri te komandant i grupit te tyre apo zv. komandant i brigades se nendeteseve dhe me pas komandant si dhe detyren teper te larte te zv. komandant i Flotes Luftarake te Shqiperise. Me pas me mosperfillje ai si dhe shume shoke bashkekohes eshte hedhur poshte nga shteti i tij pikerisht ne moshen 52-vjecare kur kishte mundesite me te mira fizike dhe profesionale per ti sherbyer shtetit te vet.
Dashamir Ohri ka nderruar jete vetem pak muaj me pare duke lene ne doren time per opinionin e gjere nje grumbull deshmish teper interesante nga te cilat qe kur ai jetonte une kam bere te njohura per publikun shume prej ketyre detajeve. Nderkohe qe sot nepermjet faqeve te gazetes Standard po bej te njohura per opinionin shume histori interesante te treguara me shume pasion dhe profesionalizem prej specialisti nendetesesh.
Sot qe ai nuk jeton me une si gazetar ndjehem mire qe coj ne driten e botimit cdo detaj te jetes se tij prej ushtaraku lundruesish nendetare per vete faktin se i konsideroj si nje moment amaneti aq me shume qe personalisht munda te bej edhe nje kontakt te fundit me te per ta takuar edhe njehere kur mesova se jetonte oret e fundit te jetes.
Por cfare ai me ka treguar personalisht per ditet e nxehta te perplasjeve me sovjetiket vetem pak kohe si te nderronte jete
Ndersa ka treguar shume detaje te cilat do te preferoja teper enciklopedike per nga befasia me te cilen na prezantohen sot ai po sjell nje tjeter histori te pabesueshme por qe fatkeqesisht eshte e vertete.
Ne nje kohe qe shqiptaret paskan menduar se ne kishim nje baze teper te fuqishme nendetesesh te perbashket me ushtrine e Bashkimit Sovjetik paska qene vetem nje fasade. Ajo baze dhe nendeteset e saja u drejtuakeshin vetem nga sovjetiket ndersa shqiptaret ishin vec sherbetore te tyre. Jo vetem kaq por te guxonte nje oficer shqiptar te bente fjale me nje sovjetik shqiptari pushohej menjehere nga puna. Keto dhe te tjera ngjarje te panjohura lexuesi i Standardit do ti mesoje pikerisht ne intervisten e meposhtme te zotit Ohri i cili i dha shume pak kohe para se te nderronte jete.
Zoti Ohri ndersa folem diten e kaluar per gjithe ato peripeci qe kaluat kur ngelet pa ngrene kater dite rrugeve te Moskes ndersa kishit shkuar te merrnit nendeteset me bere shume kurioz zoti Dashamir me faktin e Bazes Lundruese te cilen e permendet shpesh madje edhe u ndalet goxha te pagezimet aty dhe ketu etj. Dua te di se cfare ishte kjo dhe per cfare sherbente
Bere mire qe ma bere kete pyetje se eshte nje detaj interesant per arsyen se Baza Lundruese kishte aq rendesi dhe vlere per te mos thene me shume se sa nendetesja. Ajo eshte si te thuash shtepia apo pallati levizes. Eumlshte ne interes te nendeteseve prandaj edhe sovjetiket kur na sollen kater nendeteset e vitit 1958 per te cilat ju fola me larte na dhane edhe bazen lundruese. Ajo peshonte plot 5 200 tone dhe
sistemonte brenda me te gjitha kushtet dhe komoditetet ne dhoma shume luksoze plot 450 persona.
Merreni me mend sa luksoze ishte qekurse Hurshovi kur erdhi ne Shqiperi dhe beri nje vizite me Emver Hoxhen ne Pashaliman ata qe te dy fjeten ne dhomat e bazes lundruese. Besoj se me kete shembull e kupton me mire te rendesine e saj.
Kur u kthyet
Pas tri ditesh. U bene gati kater nendeteset dhe nje baze lundruese. Fillimisht nisja u be me dy grupe te cilet kaluan ne itinerare te ndryshme dhe se fundmi u takuam ne detin e Veriut qe ishte dhe pika e diferencimit te nendetesevebalancimi i peshave. Grupi i pare drejtohej nga komandanti i brigades sovjetike Jegorovi personazhi i te cilit jepet nepermjet figures se Zheleznovit luajtur me aq mjeshteri nga aktori i mirenjohur Sulejman Pitarka. Ai grup perbehej nga nendetesja e pare dhe e katert si dhe baza lundruese Njemcinovme pas u quajt Tomori. Ato kaluan nga Baltiku ne Kil-Kanal dhe dolen ne piken e takimit ne detin e Veriut. Grupin i dyte qe perbehej nga nendetesja e dyte dhe e trete drejtohej nga shefi i shtabit sovjetik kapiteni i rangut te dyte Kastromov. Ne ate grup isha dhe une. Pas dy-tri ditesh si kaluam ne jug te ishullit Berholm mes Suedise - Danimarkes Kadigad - Skadigad arritem ne piken e takimit. Aty u dha urdhri qe te leviznin ne njesh-kolone te katert nendeteset dhe baza lundruese te cilat moren rrugen per ne drejtim te Shqiperise.
E bete lehte rrugen
Skam pare ndonjehere ne jeten time aq furtune dhe shtrengate. Cohej nendetesja si flete arre ne oqean dhe nuk merrej vesh si binte poshte. Nuk shikonim njeren nga tjetra. Ishte nxire cdo gje nga shtrengata dhe malet e dallgeve dukej sikur te binte Dajti mbi vete.
Ju udhetonit ne siperfaqe
Nuk lejohej poshte pasi dyshohej per manovra luftarake. Sipas lejes se marre nga shtetet qe kalonim kishim detyre dhe te kontrolloheshim prej tyre. Te shikoje avionet si na leshoheshin mbi koke duke na shoqeruar.
Cili ishte itinerari qe pershkuat
Gjirin e Londres Lamansh Atlantik Gjirin e Biskajes qe quhet ndryshe dhe varreza e anijeve Gjibraltar Mesdhe kthyem drejtim nga Sicilia dhe dolem ne detin Jon pastaj u futem ne gjirin e Vlores dhe perfunduam pas 16 ditesh ne Pashaliman.
I moret pastaj ne dorezim nendeteset
Ketu rinisi meseleja e lene ne mes qe kur ishim per specializim. Keshtu si filluam qe ti merrnim ne dorezim sipas procedurave madje pas nderrimit te flamujve shteterore me ceremoni na erdhi nje urdher qe u nderpre cdo gje ne vend. Nendeteset do te komandoheshin dhe do te drejtoheshin nga ekuipazhet ruse ndersa shqiptaret do te ishin vetem dublante qe do te thoshte te ngroheshim ne diell.
Cu be me nendeteset qe sollet nga Bashkimi Sovjetik
Kishte rreth dy muaj qe kishin ardhur kater nendeteset dhe baza lundruese ne Pashaliman ndersa te gjithe ne kuadrot dhe marinaret qe ishim pergatitur per ti marre ne dorezim nuk po i preknim me dore. Ketu preteksti ishte sic ta thashe me pare qe ne nuk kishim perfunduar pergatitjen e plote teorike ne Sevastopulos. Mirepo gjate ketyre dy muajve sovjetiket rrinin dhe punonin ne nendetese ndersa ne shqiptaret pastronim territorin dhe hapnim kanale. Me nje fjale merreshim me pune te rendomta. Ne kete kohe me ardhjen e nendeteseve ne Shqiperi kudo trumbetohej se u shtua aftesia mbrojtese e atdheut dhe tani kishim nje arsye me shume me se te mburreshim.
Pse nuk ishte e vertete
Deri ne kete kohe qe po te tregoj ne ishim shume naive pasi mendonim qe me te vertete keta kishin ardhur per tju dorezuar shqiptareve nendeteset dhe do te iknin. Mirepo ndodhi e kunderta ata po beheshin zoter te bazes. Ana tjeter ishte se nendeteset qe une ta kam perseritur disa here nuk i sherbenin mbrojtjes por kane detyra te tjera dhe sovjetiket per kete i kishin derguar ketu per qellimet e veta.
Vazhdoi gjate kjo gjendje
Kater vite sa i hoqem qafe kete pune kishim me ta. U bene te padurueshem dukej hapur qe nuk e kishte njeri mendjen te ne. Situatat ne cdo kohe qe kalonte beheshin me te komplikuara. Ishim kudo inferiore dhe nuk guxonte te matej njeri me Jegorovin se e pakta shkarkoheshe menjehere.
Gjate kohes qe ndenjen sovjetiket mesuat dicka ne pervetesimin e nendeteseve
Ketu flitet si ekuipazh pasi detyrat ne nendetese jane te perbashketa. Por qe te jem shume i sakte gjate kater viteve pergatitem efektivat tane ne masen me minimale qe po te ta shpjegoj me mire do te te them qe u kualifikuam vetem ne shkallen e detyres se pare kur kishim dhe tri detyra te tjera per te mesuar.
Thate ne fillim se situatat erdhen duke u acaruar
Po. Ishin disa momente qe u bene te padurueshme. Ata mblidheshin here pas here ne prezencen e nje elementi te poshter sic ta thashe edhe ne fillim i cili vinte nga Ambasada Sovjetike ne Tirane dhe qe ishte admirali Zagrebe. Ai trazonte dhe krijonte gjithe ato konflikte. Sa qetesoheshin pak situatat vinte ai dhe jepte direktiva te reja te cilat nxisnin ne nje nxehtesi te metejshme. Keshtu per shembull ne nje rast ndersa ai i kishte mbledhur te gjithe ne nje takim po ju thoshte me ze te larte qe te degjonim dhe ne Duhet ta dini se sado afrimitet qe te kihet nga profesori me nxenesin nuk mund te behen njelloj prandaj ju keshilloj qe te kini kujdes ne marredhenie me ta. Keshtu ai bente thirrje qe te distancoheshin fare nga ne. Ne kete kohe u nderrua dhe komandanti sovjetik i bazes Jegorovi dhe ne vend te tij erdhi Rriballkoja. Mirepo ne radhet e marinareve dhe te oficereve filloi nje konflikt i nendheshem si fillim se ne ate kohe Shqiperia kishte filluar te dilte jashte influences sovjetike dhe interesohej te afrohej me Kinen.
Si pasqyrohej ky acarim ne radhet e vartesve tuaj
Nje marinar oficer a nene oficeri sovjetik a cfaredo qe te ishte prej tyre thoshte nendeteset jane tonat dhe ju duhet te rrini urte ose ne ju mbajme me buke dhe me cfaredo gjeje ku keni ju mundesi per te ecur pa ne etj. etj.. Mirepo sa vinte rrufeja nga Tirana se keshtu i thonim ne me epitetin qe i kishim vene Zagrebes ndizej cdo gje dhe behej ne shume raste situata e elementeve te caktuar gati per grusht. Kater vite kemi qene te percmuar dhe te perdhosur nga sovjetiket ne bazen e Pashalimanit deri sa ne fund e morem situaten ne dore. Na kishte ardhur te gjitheve ne maje te hundes. Ne keto situata dhe me tej arriti nje moment qe ne te mos u besonim me fare por ta konsideronim njeri-tjetrin si armiq. Cdo gje e ruanim nga sovjetiket dhe ata nga ne. Ndame sherbimet dhe forcuam gatishmerite. Tensionimi yne kishte arritur ne kulm. Ne kete periudhe te heshtur beri viziten e tij Nikita Hrushovi te cilit une i paraqita forcen por qe ne qendrimin e mbajtur aty me Enver Hoxhen ne po kuptonim me shume per ate qe do te ngjiste jo shume me vone. Gjithsesi kishim filluar te flinim me kepuce dhe une me komandantin sovjetik te bazes kishim filluar te shkembenim protestat e para te dokumentuara.
NEumlNDETEumlSJA
Nendeteset tona sipas tipit ishin te mesme
te projektit 613.
Eumlshte 75 m e gjate
63 m e gjere
dhe lartesi 14 m.
Ne uje kur rri ne siperfaqe pluskon deri ne 5 m thellesi.
Nje nendetese mbante keto furnizime
124 tone nafte
14 tone vaj
100 tone bateri e cila kishte plot 124 elemente me nje peshe prej 600 kg secili
9 tone uje
deri ne dy tone ushqime
si dhe kompletin e plote prej 12 siluresh.
Ekuipazhi i nendeteses ishte
8 oficere
22 nenoficere
60 ushtare
Siluri i nendeteses
Gjatesi 7 m
Pasha 1 ton
Distance maksimale e hedhjes 10 km
Baza Lundruese
Baza jone lundruese e kishte emrin Tomori.
Ajopeshonte 5200 tonedhehellip
sistemonte brenda me te gjitha kushtet
nje kontingjent prej450 personash.
Vijon Neser