E Diel, 1 Nëntor 2026

Ohri Ushtaraket e larte shqiptare ne 58-n i kane lene ne mes te Moskes per kater dite pa ngrene

Komandanti i bazes se Pashalimanit te periudhes me sovjetiket Dashamir Ohri tregon per ditet kur sipas marreveshjes shkuan ne bazen e Balltikut per te sjelle kater nendeteset e para. Si ngelen ne mes te aeroportit sovjetik pa i pritur kush dhe situata e krijuar kur pa asnje monedhe ne xhep nuk dinin ku te ankoheshin

Kush eshte dashamir Ohri

Dashamir Ohri eshte nje nga veteranet e vecante qe njeh historia e Flotes Luftarake Detare e vendit tone. Ai eshte komandanti i bazes se nendeteseve te Pashalimanit pikerisht ne periudhen qe ishte krijuar konflikti i madh me aleatin e hershem Bashkimin Sovjetik. Figuren e Dashamir Ohrit e ndeshim ne rolin e spikatur te komandantit shqiptar te bazes se Pashalimanit te luajtur me aq mjeshteri nga aktori i famshem Bujar Lako te filmi artistik kushtuar atyre momenteve Balle per Balle. Por Dashamir Ohri eshte dhe nje nga 17 oficeret e pare shqiptare qe ka mbaruar studimet ne vitin 1947 ne ish-Jugosllavi ashtu sic eshte dhe nje nga specialistet e pare te pergatitur ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe me pas nje nder personat e pare i pergatitur per nendetese po ne ish-Bashkimin Sovjetik.Ka dale ne peseshen e trete te shkolles se nendeteseve. Keshtu ai me begraundin e tij historik shenon dhe nje te dhene tjeter pasi ka qene pikerisht dhe komandanti i nendeteses se pare shqiptare te ardhur me nje katershe nga Bashkimi Sovjetik. Dashamiri ka drejtuar detyra te tilla qe nga komandant i nje nendeteseje dhe deri te komandant i grupit te tyre apo zv. komandant i brigades se nendeteseve dhe me pas komandant si dhe detyren teper te larte te zv. komandant i Flotes Luftarake te Shqiperise. Me pas me mosperfillje ai si dhe shume shoke bashkekohes eshte hedhur poshte nga shteti i tij pikerisht ne moshen 52-vjecare kur kishte mundesite me te mira fizike dhe profesionale per ti sherbyer shtetit te vet.

Dashamir Ohri ka nderruar jete vetem pak muaj me pare duke lene ne doren time per opinionin e gjere nje grumbull deshmish teper interesante.

HYRJE

Si ndodhi ngjarja e pabesueshme

Ne vitin 1958 sipas nje marreveshjeje me qeverine komuniste te Bashkimit Sovjetik duhej qe ne Shqiperi te vinin kater nendetese dhe nje baze e madhe lundruese qe te ishte per ekuipazhet e ketyre nendeteseve. Do te ndertohej dhe pajisej qe te funksiononte me eficence te plote baza ushtarake e nendeteseve ne Pashaliman te Vlores. Nje vit me mbrapa ne ate baze erdhen edhe 8 nendetese te tjera gje qe e plotesoi ate me 12 nendetese dhe nje baze lundruese e cila mbante ne dhomat perberese me te gjitha kushtet mbi 450 marinare.

Por nga deshmia e cuditshme dhe teper interesante e komandantit shqiptar te bazes se nendeteseve Dashamir Ohrit behet fjale per nje ngjarje te pabesueshme.

Ushtaraket shqiptare kur kane shkuar per te marre nendeteset kane ngelur ne aeroportin e Moskes si lypsare te pangrene dhe te vetem.

Ka qene nje situate dramatike. Ishte pikerisht nentori i vitit 1958. Ushtaraket e larte te flotes luftarake te Shqiperise sipas urdhrit qe kishin marre i cili ishte dhene ne baze te marreveshjes se dy qeverive do te paraqiteshim ne bazen ushtarake detare te Balltikut ne Kaleningrad ish-Kinizberg. Aty ishin bazuar nendeteset qe do ti kalonin bazes shqiptare. Por per cudine e gjithkujt ushtaraket si kane zbritur ne aeroportin e Moskes kane ngelur te vetem dhe pa as nje mbeshtetje. Askush nuk i priti dhe askush nuk u interesua per ta. Ata ishin te pangrene dhe pa as nje te holle ne xhep pasi monedha shqiptare nuk vlente. Jo vetem kaq por ata nuk kishin te holla as te lidheshin as me ambasaden tone. Ishin gjashte ore te tmerrshme ne mes te Moskes ku pas interesimeve kembengulese te tyre ka shkuar nje person i dores se fundit dhe i ka cuar ne nje hotel te zakonshem ne mes te Moskes. Te nesermen ata duke vazhduar te ishin te pangrene vec me dicka qe mund ta lypnin kameriereve te hotelit hipen ne tren per te shkuar ne destinacion. Ne tren do tju duhej te udhetonin dhe tri dite e tri net ku serish nuk do te mund te kishin mundesi te ushqeheshin sepse askush nuk u interesua per ta edhe pas hipjes ne tren. Personi qe i dergoi ne hotel u mjaftua me dhenien e biletave dhe cuarjes ne stacion. Por ne tren duhej te paguaje qe te te jepnin dhoma dhe te te sillnin mbulesa per te fjetur. Por kete shans nuk e kishin ushtaraket tane te cilet u detyruan te flinin vetem ne dysheme te korridoreve te trenit dhe te ushqeheshin vetem me nga nje caj pa sheqer qe ua sillnin sherbyeset e trenit per meshire.

Kjo ngjarje seshte as ekzagjerim dhe as perralle por nje ngjarje e jetuar nga vete ata qe ne i njihnim si autoritetet me te larta te flotes luftarake detare dhe pikerisht nga ish-komandanti i brigades se nendeteseve Dashamir Ohri i cili eshte perjetesuar ne filmin Balle per Balle nepermjet aktorit Bujar Lako. Madje nga ai udhetim u kthye se bashku me ekuipazhin sovjetik i cili kryesohej nga komandanti i vet i quajtur Jegorov dhe qe ne filmin Balle per Balle ne e njohim si admiralin Zheleznov te luajtur me aq mjeshteri nga aktori i madh Sulejman Pitarka.

Gjithsesi per me hollesisht lexuesi yne kete ngjarje te pabesueshme do ta ndjeke ne vijim te intervistes te vete zotit Ohri te dhene vetem pak kohe para vdekjes pasi ai ka pak muaj qe eshte ndare nga jeta dhe qe une personalisht pata rastin te beja nje takim te fundit me te kur mesova se jetonte ditet e fundit te jetes. Ndjeva dhimbje kur pash gjendjen e tij fizike te shkaterruar. Ndersa e shikoja dhe i mbaja doren mendoja per sa e sa situata qe ai kishte drejtuar me nendeteset shqiptare aq sa kushedi sa here ka qene shume afer vdekjes.

Per me teper te ndjekim intervisten e tij.

Zoti Ohri sa nendetese ka pasur baza e shumeperfolur e Pashalimanit ne kohen qe ishte e perbashket me sovjetiket

Ne Shqiperi ka pasur gjithsej 12 nendetese. Flasim ketu per periudhen qe nuk ishin prishur marredheniet me ish-Bashkimin Sovjetik. Kater nendetese erdhen pikerisht ne vitin 1958 dhe tete te tjera erdhen ne vitin 1959. Faktikisht pas ikjes qe bene sovjetiket nga baza e Pashalimanit Shqiperia ka pasur vetem kater nendeteset e mbetura.

Si mund ta kuptojme kete

Kete ta kuptosh keshtu qe ne megjithese kishim nendeteset ne Pashaliman juridikisht ato figuronin ne pronesi te shtetit shqiptar dhe i komandonin ruset ndersa ne dublonim detyrat e tyre. Kjo do te thote qe per cfaredo detyre te ekuipazhit apo deri te komandantet e nendeteseve ishin kompetent sovjetiket ndersa ne ishim thjesht ne stol te rezerves dhe kjo ishte me pasoja te medha per Shqiperine.

Mund ta shpjegojme

Shume thjesht. Erdhen nendeteset ne Shqiperi me nje ceremoni qe cfare te te them U be nenshkrimi i dorezimit dhe kalimit ne pronesi. Pastaj po me te njejtin solemnitet u be ulja e flamurit sovjetik dhe ngritja e flamurit kombetar te Shqiperise. Pikerisht ketu ishte gjithe hileja.

Pse

Sepse ardhja e nendeteseve ne bazen e Vlores ka qene vetem per interesa te medha te Bashkimit Sovjetik. Vetem baza e Vlores i siguronte atij mundesi optimale per te dale ne Mesdhe per vete faktin se nga bregdeti i vet pengohej nga flota turke. Por cfare ndodhte tani Ata erdhen dhe komandonin nderkohe qe ne ngroheshim ne diell. Dhe jo vetem kaq por kishin te drejte te dilnin ne det per manovra te ndryshme apo per operacione te vecanta sekrete dhe te gjitha kusuret i paguante Shqiperia. Kjo ndodhte se i gjithe ekuipazhi ishte sovjetik dhe te gjitha detyrat e daljes ne det ishin per qellime sovjetike vetem flamuri qe valevitej ne binaret e saj ishte shqiptar. Pra per cfaredo note proteste apo kundervenie qe mund te behej ne lidhje me thyerjet e rregullave te nendeteseve gjate lundrimeve stervitore apo me misione te caktuara ne det te hapur do ti adresohej Shqiperise le te mos kishte dijeni fare shteti yne. Pa le pastaj kostot ekonomike qe te perballohej mbajtja ne kembe dhe ne gatishmeri e nje nendeteseje dhe jo me kater apo dymbedhjete.

I rendonte shtetit tone vetem nje baze nendeteseje kur ai kishte mbushur gjithe territorin me reparte

Si rendonte Po e di ti se sa njerez vihen ne dispozicion te saj qe ta thashe dhe ne intervisten e kaluar Njehere numri i ekuipazhit eshte te 54 personat. Po e di ti cdo te thoshte te hiqje nga prodhimi e nga puna dhjetera e dhjetera djem te rinj ne moshe per te punuar dhe ti mbaje kater vjet ne nendetese Se nje nendetese kishte deri ne 24 detare le pastaj te numeroje per te gjitha anijet llogarit dhe qe aty rrinin per kater vjet. Ndersa ana tjeter megjithese ta shpjegova njehere qe ne numrin e kaluar po e them prape qe nje nendetese te jete ne gatishmeri do te kete te pakten keto rezerva 124 tone nafte 14 tone vaj 100 tone bateri 9 tone uje dhe aty te 2 tone ushqime. Lere pastaj kompleti me 12 silura ku vetem njera peshon nje ton dhe eshte 7 metra e gjate nderkohe ka 200 kg eksploziv.

Ne nje fare menyre nuk mund te thuash se nuk kishim mbrojtje te garantuar

Ashtu shitej ajo gje si forcim i mbrojtjes por qe nuk i sherbente aspak asaj.

Si ta kuptoj kete se po me befasoni

Mos u cuditni fare. Ne me politiken e mbrojtjes sone si shtet kishim nje ushtri qe luante rolin mbrojtes te atdheut. Ndersa nendeteset qe ne kishim nuk i sherbenin fare mbrojtjes se nuk kishin asnje rol ne detyrat mbrojtese si shtet. Detyrat qe ato mund te zgjidhnin nuk i perkisnin shume rolit te ushtrise sone por i sherbenin asaj sovjetike vetem se ne sic te thashe duhej te mbanim rrisqet qe do te na faturoheshin per gafat qe ata mund te benin ne det te hapur apo me tej. Por mos harro qe ishte krijuar dhe nje brigade e posacme e mbrojtjes rajonale te ujerave e cila ishte per te siguruar nendeteset. Cte te them.

Nuk e kuptoj si mund te ishin sovjetiket zote te nendeteseve kur ne i kishim marre ne dorezim

Ketu u luajt nje djallezi e cila u sajua keshtu. Ne qe kishim mbaruar ne vitin 1957 shkollen e marines ne Baku Azerbajxhan ku ishim aftesuar si mbiujesa u emeruam ne Vlore ne brigaden e nendeteseve te porsakrijuar nderkohe qe vetem njeri nga grupi yne se nga grupi i trete qe isha une mbaruam 5 veta ate vit u emerua ne brigaden e mbrojtjes se ujerave qe ishte ne interes te nendeteseve. Pas kesaj per kete ndryshim te destinacionit te sherbimit qe u emeruam si nenujesa na dilte detyre imediate te zhvillonim kursin special ne shkollen e instruksionit te nenujesave ne Sevasatopul te Bashkimit Sovjetik se une po flas me termat e asaj kohe.

Aty shkoi e gjithe brigada e nendeteseve te porsakrijuara. Ka qene viti 1957. Mirepo ne brigaden tone ne kishim jo vetem nga specialiteti i mbiujesave por edhe kembesore dhe specialitete te tjera ku do te na duhej te gjitheve te pergatiteshim per nendetese. Sipas programit te detyrueshem te shkolles duhej tu nenshtroheshim studimeve ne dy faza pergatitore. Faza e pare zgjaste 8.4 muaj ndersa faza e dyte do te zgjaste 98 muaj. Pra ne ishim pergatitur per te ndenjur plot 182 muaj. Mirepo cfare ndodhi aty nga muaji i peste a i gjashte i kursit na u dha urdhri qe te ktheheshim ne atdhe. Pra kur nuk kishim mbaruar as fazen e pare te tij pasi na duhej dhe 24 muaj jo me te flitej per faze te dyte.

Pse ndodhte nje gje e tille nuk u ankuat

E ku te ankoheshe Ne e kuptuam me mbrapa kete manover te tyre. Qellimi ishte qe kur te vinin nendeteset ne Shqiperi ata te mund te justifikonin perdorimin e tyre me pretekstin se ne ishim te paaftesuar tamam per kete gje. Dhe keshtu ndodhi vertet.

U kthyet ne Shqiperi

Patjeter. Meqenese nuk kishin ardhur nendeteset ne na caktuan ne pune te rendomta si hapje kanalesh ne repart apo berje lulishtesh etj. Merre me mend te mbaroje si specialist nendetesesh dhe te hapje kanale nje mediokritet i papranueshem.

Kur erdhen nendeteset ne Shqiperi

Ajo eshte historia me e bukur me e dhimbshme dhe me komike njeheresh. Ne nuk e dinim qe kishte filluar nje carje e madhe mes shtetit tone dhe Bashkimit Sovjetik por qe dalengadale po e konstatonim perdite. Kete e perjetuam kur shkuam per te marre nendeteset ne bazen ushtarake detare te Balltikut ne Kaleningrad ish-Kininzberg. Ishte nentori i vitit 1958. Ne kishim vetem disa muaj qe ishim kthyer nga Sevastopuli kur na vjen urdhri qe 9 veta do te niseshin ne Bashkimin Sovjetik per te shoqeruar nendeteset e para qe do te vinin ne Shqiperi. U gezuam sa me sbehet.

Shkuat

Po. Ishte sic thashe nentori i vitit 1958. U nisem per ne Bashkimin Sovjetik nente persona kryesore te brigades se nendeteseve. Sipas urdhrit do te paraqiteshim ne bazen ushtarake detare te Balltikut ne Kaleningrad ish-Kinizberg. Arritem diten e pare ne Moske. Atje filloi cudia me e madhe se nuk po shikonim njeri qe te na priste. Sipas urdhrit duhej te na prisnin perfaqesues te Drejtorise se Dhjete sic quhej drejtoria e posacme e Ministrise se Jashtme sovjetike. Mirepo nuk po dukej njeri as ne ate cast dhe as per gjashte ore te tjera. Ishim te uritur dhe nuk kishim as nje monedhe ne xhep madje skishim as per te folur me telefon. Ngelem gjashte ore ne mes te aerodromit kuadrot kryesore te flotes shqiptare te pa ngrene te pa pire dhe te sterlodhur sikur te ishim dokushdo dhe jo ushtarake. Na meshironin punonjesit e aerodromit duke na dhene ndonje monedhe per te folur ne telefon me ambasaden tone apo me Drejtorine e Dhjete.

E cfare pergjigje u jepnin

Ia linin njeri-tjetrit ne dore punen e shoqeruesit. Cta zgjas ate turp qe sishte vetem per ne por per gjithe shtetin per menyren se si na fyenin sovjetiket. Megjithate pas gjashte oresh u kandisen te dergonin nje perfaqesues per te na cuar ne nje hotel te zakonshem i cili ndodhej pikerisht ne qender te Moskes afer ekspozites bujqesore.

Ju dhane per te ngrene

Cte ngrene more. As ate dite dhe as tre dite te tjera sa arritem ne destinacion. Qe ta dish pikerisht te nesermen na nisen me tren qe nga stacioni i Moskes ne ate te Kaleningradit. Pa ngrene dhe pa pire. Ishim kthyer ne njerez te pervuajtur. Mirepo dhe ne tren nuk do te rrinim pak por tri dite e tri net dhe ne serish skishim asnje grosh ne xhep. Flinim ne dyshemene e trenit kur te gjithe me paret qe kishin siguronin nga sherbyeset e trenit dysheke batanije dhe cdo gje tjeter qe u nevojitej po keshtu siguronin per te ngrene dhe per te pire. keshtu pra ushtaraket e larte te marines shqiptare rrinin te shtrire si te rraskapitur dhe siguronin vetem ndonje gote caj pa sheqer dhurate nga sherbyeset e trenit. Gjithsesi pas tri ditesh kemi arritur ne Kaleningrad ku na priste ne stacion vete komandanti i nendeteses se pare qe ishte kapiteni i rangut te trete Kazllovi.

Pas kesaj u rregullua gjendja

Patjeter. Por ishte shume vone. Kishte kaluar kater dite qekurse ishim une token sovjetike dhe sic ta pershkrova u sfilitem dhe u perdhosem sit e ishim endacake rrugesh dhe jo personalitetet te larta te ushtrise se nje shteti. Kushdo te ishte ai shtet sado qe mund ti kishte te ftohta marredheniet madje mund te ishe edhe ne gjendje lufte me te serish perfaqesuesit do tia prisje me rregulla dhe jo tia braktisje. Pastaj une flas per nje moment qe ne nuk i kishim ftohur shume marredheniet pasi flitet per vitin 1958 kur ata po na jepnin 4 nendetese dhe nje Baze Lundruese qe ata e quanin me emrin Njemcinov ndersa neve e pagezuam me emrin Tomorri. Pra qe te dal ne fillim te pyetjes eshte se ne vetem tashme pas kater ditesh mundem te uleshim ne tavoline dhe te hanim sic duhej.

Me bere shume kurioz zoti Dashamir me faktin se baza lundruese te cilen e permendet shpesh madje edhe u ndalet goxha te pagezimet aty dhe ketu etj. Dua te di se cfare ishte kjo dhe per cfare sherbente

Bere mire qe ma bere kete pyetje se eshte nje detaj interesant per arsyen se baza lundruese kishte aq rendesi dhe vlere per te mos thene me shume se sa nendetesja. Ajo eshte si te thuash shtepia apo pallati levizes. Eumlshte ne interes te nendeteseve prandaj edhe sovjetiket kur na sollen kater nendeteset e vitit 1958 per te cilat ju fola me larte na dhane edhe bazen lundruese. Ajo peshon plot 5 200 tone dhe sistemon brenda me te gjitha kushtet dhe komoditetet ne dhoma shume luksoze plot 450 persona.

Merreni me mend sa luksoze ishte qekurse Hurshovi kur erdhi ne Shqiperi dhe beri nje vizite me Emver Hoxhen ne Pashaliman ata qe te dy fjeten ne dhomat e bazes lundruese. Besoj se me kete shembull e kupton me mire rendesine e saj.

Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›