Ohri Si i shpetuam me 60 marinaret flotes se NATO-s kur lundronim me nendetese neper brigjet e Italise

Rrefen ish-komandanti i bazes detare te Pashalimanit ne periudhen e konfliktit te madh me sovjetiket Dashamir Ohri. Si beme me nendetesen shqiptare lundrimin sekret per 22 dite neper ujerat e fqinjeve tane te cilat ruheshin me fanatizem nga anijet e tyre luftarake
Thate nga numrat e kaluar zoti Dashamir se nese diktoheshit duke udhetuar me nendetesen shqiptare ne ujerat e shteteve fqinje do te shkaterroheshit apo jo
Do te behej hataja. Do na leshoheshin me te gjitha mjetet e tyre le qe mjaftonte nje luftanije qe te na binte mbi vete dhe ne ktheheshin ne viktima. Jo vetem kjo por sikur te kishin sinjal italianet se anija shqiptare ishte ne ujerat e tyre do te thoshte qe te na zbulonin menjehere.
Dhe si ia benit te lundronit ne kushtet e sekretit ekstrem qe te mos ju ndodhte gje
Ne ishim ne gjendje nen uje per te konstatuar menjehere zhurmat qe kishim mbi uje si per shembull anije te ndryshme duke marre masa ne kete menyre per te manovruar. Mirepo po te kishin thjesht nje sinjal qe ne ishim nen uje italianet do te dergonin menjehere avionet dhe do te na zbulonin. Kjo gje nga avionet behej shume lehte sepse ata nuk degjohen nga nendetesja dhe keshtu kane mundesi me ane te valeve te te percaktojne vendndodhjen.
Por kete lloj udhetimi e benim gjate nates per te kursyer energji dhe per te karikuar baterite por qe na kushtonte shume ne drejtim te stresit dhe te lodhjes ndersa diten as qe mund te behej fjale per te ecur me ate thellesi. Ne udhetonim normalisht me thellesine e 50-60 metrave. Mirepo ki parasysh qe ne leviznim nen ujerat e mbikeqyrura nga shume anije dhe mjete te tjera luftarake te cilave nuk ishte e lehta per tu shpetuar zbulimit.
Dhe si ia dilnit mbane pa u diktuar
Po ja per shembull udhetonim anash brigjeve te Italise ne thellesine e 60 metrave. Pastaj ndalonim per te kontrolluar nese ishin ne gjendje pune radaret dhe pikat e tjera te zbulimit radiolokativ te bregdetit italian. Per kete ngrinim ngadale mbi uje antenen per te vene ne pune mjetet tona sinjalizuese. Me shume kujdes konstatonim nese ishin ne pune mjetet radiolokative italiane ne qofte se punonin ne me kujdes te madh ulnim antenen dhe pas kesaj ndalonim shpejtesine dhe qendronim ne nje pozicion pa levizur. Keshtu rrinim jo nje ore e dy por edhe nje dite apo dhe dy e tri dite. Here pas here ngrinim antenen lart dhe me kujdes benim kontrollin derisa konstatonim se nuk kishte rrezik dekonspirimi. Pas kesaj ndiznim motoret dhe vazhdonim lundrimin me kujdes qe te behej e mundur kryerja e detyres se ngarkuar.
Cfare detyre kryenit konkretisht pervec asaj qe me treguat ne fillim te intervistes se pare kur ishte fjala per te sfiduar Hrushovin
Detyra zbulimi.
Deri tani treguat per sukseset dhe lehtesite e detyres qe kryeni. A u rrezikuat ndonjehere
Ishin dy here qe ne e kemi ndier veten shume keq madje ishim ne nje rrezik te madh po te zbuloheshim.
Mund ti pershkruani
Patjeter. Rasti i pare eshte sa i tmerrshem aq edhe komik qe vetem kur kemi ardhur ne Shqiperi kemi qeshur me te madhe se sa ishim aty kur na ndodhi jemi bere dylle duke na ikur gjaku fare nga fytyra. Konkretisht historia ishte keshtu Ndersa vazhdonim udhetimin gjate nje mesnate anash brigjeve italiane me drejtim te Dubrovnikut Jugosllavi ngadale ne lartesine e periskopit sic te thashe edhe me pare aty nga ora 0300 kemi arritur pikerisht traversen e Otrantos. Ne nje moment degjojme nje zhurme karakteristike qe po na shqetesonte se tepermi. Te them te drejten kujtova se kishte dicka nendetesja dhe dhashe urdher te beheshin kontrollet fizike te te gjitha pajisjeve sipas organikave te detyrave qe kryenin anetaret e ekuipazhit. Mirepo as kjo nuk solli ndonje rezultat. Dhame komanden qe te ulej nendetesja me ne thellesi nderkohe qe pas diferencimit te peshave vazhdoi serish udhetimin. Mirepo serish zhurmat ishin por te nje forme tjeter.
Me periskop nuk dallonit dot gje
Ne fillim periskopi kishte kend me te gjere shikimi ndersa me pas ne u zhytem me poshte. Dhashe serish urdher qe te ngjitej lart duke bere te mundur ngritjen fare pak lart te periskopit. Por cfare kishte ndodhur thua ti Aty na paskesh qene nje fushe detare rreth 500 m katrore a dhe me shume e shfrytezuar nga peshkataret. Ata kishin hedhur grepat apo parangallet si i thone per te kapur peshk dhe njerin skaj te fildispanjes e kishin kapur ne nje bidon qe ishte i taposur per te mos u zhytur ne uje. Pas kesaj peshkataret kur ktheheshin dhe merrnin parangallet i konstatonin kollaj nga bidonet qe ishin mbi siperfaqen e ujit. Mirepo sishin nje e dy por me qindra. Pikerisht kur shkoi nendetesja ndeshi ne grepat qe rrinin te varur nen uje duke pritur peshkun. Ata ngelen ne trupin e nendeteses duke u futur ne vrimat e siperfaqes se saj. Keshtu ndersa nendetesja ecte mbi te ecte dhe parcela me bidone qe mbante grepat e kapur tashme ne vrimat e trupit te saj. Pikerisht perplasja e bidoneve ishte zhurma qe degjuam ne madje dhe kur shtuam thellesine e lundrimit nen uje bidonet te terhequr nga filli u zhyten poshte duke bere serish nje zhurme tjeter. Pastaj i pame kur cuam periskopin ne lartesine e sakte. Nuk mund ta merrni me mend sa u shokuam dhe u befasuam njeheresh. Mire qe ishte pa zbardhur akoma se do te na kishin kuptuar menjehere dhe nje bombe donim mbi koke pastaj merrte fund cdo gje. Si thone shaka kur ti kujton se ecen i fshehte dhe mbi ty nje parcele e tere me bidone u tregon te gjitheve se cfare mund te kete poshte detit.
Cfare bete
I preme nje nga nje me sepate te gjithe.
Po me ngadale ti marrim me radhe se pikerisht ketu eshte meseleja. Ju ishit nen uje disa metra. Si dolet mbi siperfaqe per te prere bidonet kur mund te diktoheshit nga rojet bregdetare italiane
Degjo Ne dolem ne nje lartesi qe e quajme gjendje pozicionale e nendeteses qe do te thote se nendetesja cohet deri ne gjysme meter apo dhe nje meter nen uje. Mirepo kapaku ne kete pozicion eshte mbi uje dhe mund te hapet nga ekuipazhi pa frike se hyn uje brenda. Keshtu ndersa skishte zbardhur akoma dolem mbi trupin e nendeteses dhe me nje sepate i preme te gjithe grepat duke i lene te lire bidonet neper det.
Po rasti i dyte
Ky ishte rast me i rrezikshem qe na kushtoi shume shtrenjte nga gjendja psikologjike ne ato caste qe neve na u duken ore te tera. Ka qene rasti kur ne lundronim ne gjirin e Garganes. Pikerisht pame me mjetet tona se mbi nendetese po afrohej nje luftanije e madhe italiane qe mund te na shuante fare. Mendimi yne ishte se mund te na kishin diktuar dhe tani po na asgjesonin fare.
Cfare bete
Nuk e humba toruan. Por me te gjithe shoket qe per mua ishin jo dosido po heronj te vertete u mobilizuam dhe ne cast po ulnim nendetesen poshte duke i dhene thellesi te konsiderueshme. Mirepo luftanija italiane vazhdonte te vinte drejt nesh sikur dikush ti kishte percaktuar aq mire koordinatat sa qe nuk linte as nje gje per te dyshuar. Nderkaq ne po arrinim ne thellesine mbi 100 metra dhe menjehere morem drejtimin e levizjes per tju shmangur pozicionit nga vinte zhurma pra per tiu shmangur anijes.
Cfare ndodhi
Anija italiane kaloi mbi ne dhe u largua ne drejtimin nga kishte marre urdher por nuk kishte dijeni per vendndodhjen tone. Mirepo ato caste neve na u duken jo minuta por ore. Ishte nje ankth i jashtezakonshem qe nuk ia vlen te zgjatesh me tej se kuptohet.
Me bazen kishit nderlidhje
Absolutisht jo. Nuk ishte e lejueshme asnje kontakt me radio pasi kjo do te dekonspirohej menjehere nga dhjetera e dhjetera radio te cilat rrinin ne pergjim ne te njejtat vale si ne ato qe kishin avionet ashtu dhe ne ato te marines detare apo pikat radiolokative qe ishin te instaluara gjate gjithe bregdetit nga kalonim. Mjafton te beje nje pike-vije dhe i kishe te gjithe avionet mbi koke.
Gjendja e efektivit ishte e kenaqshme
Tani mund te flasim pak per ta se po ta nisim me hollesi nuk mund te mbarosh dot. Te gjithe treguan vlera te atilla patriotike qe i arrinte nje njeri hero. Ishin te gjithe te papertuar dhe te gjithe kishin marre parasysh vdekjen e cila mund tu ndodhte nga momenti ne moment mjafton qe te diktoheshe sadopak. Te gjithe ishin te sfilitur dhe te rraskapitur qe nuk pyesnin orar dhe sakrifice. Ishin te pagjume dhe te semure. Brenda ishte temperatura deri ne 43 grade. Te vjellat dhe sfilitjet fizike erdhi nje moment dhe u be i paperballueshem. Te gjithe rrinin me te mbathura nga temperatura qe kishte mbytur gjithcka. Me pas ishte me e keqja se u semuren dhe nga semundja e lekures aq sa nuk mund te duronin dot. Kjo ndodhte se nuk kishim uje per tu lare. Keshtu sa preknin doreza te ndryshkura aty-ketu pastaj kruanin fytyren e trupin apo fshinin djerset. Situata ishte teper kritike. Ishim 60 veta qe rrinim ne ato pak metra kub ajer ne fund te detit per 22 dite me radhe ku po na mbyste vapa dhe papastertia.
Por ju kishit uje
Secilit i takonte 4 litra ne 24 ore. Cfare do te beje me pare me ta. Ne ishim te gjithe me mjekra te parruara per te mos u infektuar. Mirepo kur erdhi nje moment akoma me i veshtire ishte e cfare ishte. Te gjithe i zuri nje bark i papermbajtshem. Ishte nje infeksion i brendshem qe kapi shumicen e tyre. Nuk mund te rrinim me as me te mbathura. te gjithe te rrenuar madje pa te mbathura fare mbanim drejtimin e nendeteses per te arritur ne baze me detyre te realizuar. Keshtu pas 22 ditesh nendetesja e pare shqiptare arriti ne gjirin e Durresit pas 22 ditesh lundrim nen detet ku vigjilonin dhjetera anije dhe flota te Traktatit te Varshaves dhe te NATOS. Kjo vuri nje gur te rende ne historine e nderuar te flotes luftarake detare te Shqiperise.
Vijon neser