Ngjela: Ligji i spiunëve, antikushtetues

>Deputeti opozitar i PD akuzon Topallin si vegël të Berishës
Deputeti i Partisë Demokratike Spartak Ngjela, në një intervistë për mediat në vend, ka shprehur pikëpamjet e tij për mangësitë kushtetuese që mbart ligji i spiunëve. Zëri më kritik i qeverisë Berisha, përmes një gjuhe të ashpër ka akuzuar mazhorancën për shkelje penale në kuptimin e kultivimit të korrupsionit, në vend që ta luftonte atë, premtim i cili i solli në pushtet në 2005. Ai ka deklaruar se shqetësimi i faktorit ndërkombëtar është përpjekja për ti sjellë në vëmendje popullit shqiptar fyerjen që po i bëhet. Qeveria ka bërë vepra penale duke ushqyer korrupsionin. Duke qenë realist ndaj popullit tonë , i cili është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ata kërkojnë ti dalin borxh shoqërisë shqiptare, ka deklaruar deputeti Ngjela. Sipas tij, problemi duhet thjeshtëzuar nëse ka apo jo shkelje kushtetuese. Nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë, do të thotë se qeveria ka shkelur kushtetutën duke fyer të gjithë shqiptarët. Të gjithë modalitetet për shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë , sipas Ngjelës, janë modalitete që i takojnë vetem kushtetutës,dhe në asnjë mënyre, ligjeve që miratohen rëndom në parlament. Ky ligj mund të bëhej, por në radhë të parë duhej zbatuar kushtetuta dhe për këtë duhet referendum. Por ama pa ndryshuar kushtetutën nuk mund të bësh asgjë sipas qejfit. Ky Saliu sikur ka hall vetëm me kushtetutën . Në çdo moment ka marrë një vare dhe i bie asaj , por jo vetë, i bie me anë të të tjerëve, duke marrë në telefon këta fakirët që ka kukulla. Kjo është një gjendje shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare, ka pohuar Ngjela, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për antikushtetueshmëri. Duke përdorur një gjuhë ironike, ai ka deklaruar se ata që e kanë bërë këtë ligj janë në dijeni të plotë për pavlefshmërinë e tij, por për të shpëtuar nga skandalet e tyre, mbyllin sytë para tij, dhe pa u shqetësuar nga asgjë e kalojnë në parlament. Ndërsa përfaqësuesit e Trojkës Evropiane kanë qenë tejet konçizë për pozicionin e tyre kundër ligjit të lustracionit. Mirëpo ky konflikt nuk është i vetmi që ka rënë ndesh me ndërkombëtarët duke sjellë ndër mend edhe rastin Biberaj në Këshillin e Europës. Për deputetin e partisë demokratike, çështja Biberaj është thjesht një injorancë e klasës politike në pushtet, e cila nuk ka të bëjë me shkelje kushtetuese. Ky rast sipas tij, është një produkt i shëmtuar që lind në tryezat e ambicieve personale brenda të djathtës, ku ka një luftë politike e cila ka të bëjë më shumë me injorancën e tyre. Ata flasin budallallëqe duke na turpëruar në të gjithë botën , janë të sëmurë psiqikë , kanë ngarkesa emocionale patologjike. E konsiderojnë fyerje faktin se pse ftesa e Biberajt ishte më superiore se ajo e Berishës apo Topallit, për të vajtur në inagurimin e Obamës, u shpreh Ngjela. Rasti më i rëndë në këtë mes sipas tij është për Berishën, sepse Topalli nuk ka gjë në dorë. Ajo është derëzezë dhe punëzezë. Po ti vëmë re ky është një moment primitiv i politikanëve tanë, të cilët zhvillojnë marrëdhënie arkaike me popullin brenda vendit dhe me politikën jashtë tij, thekson Ngjela, duke hedhur akuza ndaj politikës konfliktuale të forcës në pushtet. Kohët e fundit, divergjencat politike brenda së djathtës kanë prodhuar vazhdimisht figura dhe zëra kritikë ndaj disa skandaleve dhe vendimeve antikushtetuese të qeverisë. Deputeti Ngjela së bashku me një grup tjetër deputetësh të djathtë nuk kanë reshtur së kritikuari njerëzit e partisë së tyre, të shqetësuar sidomos për aspektin ligjor të shkeljes së kushtetutës. Për këtë ai është vënë në ballë të lëvizjes së re që po krijon së bashku me bashkëpunëtorët e tij, e cila pritet të triumfojë në arenën politike së shpejti. Avokati Ngjela kërkon një politikë dhe qeverisje të profesionalizuar në mënyrë që vendi të arrijë një zhvillim të shpejtë. Ai pritet të jetë edhe kryetari i partisë më të re të Kuvendit të Shqipërisë, ku ka deklaruar se një nga emrat favorit që pritet të mbajë lëvizja e tij, do të jetë, Partia "Ligj dhe Drejtësi". Po pavarësisht kësaj, qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë kritike dhe në shumtën e rasteve një përpjekje e fuqishme për mbrojtjen e kushtetutës, rrugë e cila e çoi drejt krijimit të një partie që në thelb ka të bëjë pikërisht me drejtësinë.