Presidenti u rijep shtetësinë shqiptare, disa personave të penduar

Tiranë, 30 janar 14:22 NOA – Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka dekretuar sot dhënien e shtetësisë shqiptare për dhjetë persona, ndër të cilët pesë duket se ishin bërë “pishman” që e kishin lënë dikur atë duke e rikërkuar.
Burime zyrtare nga kabineti presidencial, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,
Topi ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
Irina Nikollai Dyrmishi
Natalia Alexei Çinari (chepu)
Valbona Samedin Elmazi (Dervishi)
Sarra Madani Dardha (Mrhimimi)
Ndërkohë, me një dekret të posaçëm të Topit, u rijepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre dhe me propozim të Ministrit të Brendshëm, personave të mëposhtëm:
Lulzim Shefqet Xhixha
Ilia Nikolla Hanxhara
Anastasia Jorgji Hanxhara
Andrea Ilia Hanxhara
Vangjel Ilia Hanxhara
Sakaq, me kërkesën e të interesuarit, në mënyrë direkte, pa propozim nga Ministri i Brendshëm sikundër për nëntë të tjerët.
Me dekret të posaçëm të Topi, është dhënë shtetësia shqiptare, për Ahmed Nazmi Januzi.
e.l/NOA