“Kujtesa” shkund pluhurin, gruaja u vra nga kunetërit
12/12/2008 Ekzekutimi i rëndë ka ndodhur në Mat, zbulohen autorët
TIRANE- Në kuadrin e zbardhjes së ngjarjeve të vjetra policia e Matit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit, kryen operacionin “Kujtesa” ku në prangat e policisë ranë dy shtetasit Bujar Buci dhe Ylber Karaj, të cilët akuzohen së në vitin 1997 kanë vrarë me armë zjarri shtetasen Zinete Buci. Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e policisë së Matit, mësohet se viktima Zinete Buci është vrarë nga kunetërit e saj Bujar dhe Rifat Buci, katër ditë më vonë kur ajo kishte ekzekutuar me kallashnikov bashkëshortin e saj Rustem Buci. Vrasja e Zinetes ka ndodhur në fshatin Vig të Matit, ku të sipërcituarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë në zbatim planin për t’u hakmarrë ndaj shtetases, që i vrau vëllanë. Ndërkohë që organi i akuzës ka shpallur në kërkim shtetasin Rifat Buci, pasi ky i fundit ka mundur t’i shpëtojë prangave të policisë së Matit. Ngjarja në fjalë është zbardhur pas 11 vjetësh. Pas urdhrit të policisë së shtetit për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, ekspertët e komisariatit të Matit dhe prokurorët e rrethit kanë “shkundur” nga pluhuri të gjitha dosjet e vitit 1997 që kanë si objekt hetimi krimet e ndodhura në qytetin e Burrelit. Vrasja makabre e Zinete Bucit për ekspertët nuk mund të lihej pa autor, pasi në organin e akuzës kishin mbërritur disa herë edhe familjarët e viktimës, të cilët i kërkonin Prokurorisë të dënonte vrasësit. Për zbardhjen e ngjarjes në fjalë akuza ka mundur të mbledhë disa dëshmi që implikojnë shtetasin Ylber Karaj dhe vëllezërit Bujar e Rifat Buci në vrasjen e kunatës së tyre. Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se ekzekutimi i viktimës është kryer për motive gjakmarrje, pasi Zinete Buci i kishte vrarë katër ditë më parë vëllanë. Nga dëshmitë e mbledhura mësohet se ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Zinetja e ka kryer pasi ai e keqtrajtonte sistematikisht. Mirëpo me kryerjen e krimit ajo është larguar nga qyteti i Burrelit, duke u fshehur tek familjarët e saj që banonin në fshatin Vig. Mirëpo pas ceremonisë së varrimit të bashkëshortit të saj, dy vëllezërit Buci si dhe shtetasi tjetër Ylber Karaj kanë shkuar në fshatin Vig dhe kanë marrë gjakun e vëllait të tyre, duke vrarë shtetasen Zinete Buci. Si prova materiale organi i akuzës ka administruar disa dëshmi nga personat që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në të njëjtën kohë hetuesit kanë marrë deklarimet e të arrestuarve, të cilët kanë pranuar krimin e bërë 11 vjet më parë.